Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Figura të Shquara #Histori #Lajmet e Fundit

Historiani Sherif Delvina, patriot dhe misionar i së vërtetës, që hodhi dritë mbi çështjen çame

Historiani Sherif Delvina, patriot dhe misionar i së vërtetës, që hodhi dritë mbi çështjen çame

Fondacioni “Alsar” promovon kolanën e veprave me 12 vëllime

Më 3 prill 2026, në ambientet e  Hotel “Tirana International”,  Fondacioni Alsar  promovoi kolanën e veprave të studiuesit dhe historianit të njohur Sherif Delvina.

Sherif Delvina ishte një personalitet i jashtëzakonshëm, një studiues me integritet të lartë, një historian që iu përmbajt palëkundshmërisht së vërtetës. Pinjoll i familjes Delvina, historiani dhe studiuesi Sherif Delvina një jetë të tërë studioi, duke kërkuar, hulumtuar, qëmtuar dhe shkruar.

Po ashtu, ai ishte një njeri me cilësi të vyera humane dhe një luftëtar Çështjes Çame. 

“Sherif Delvina, trashëgimtar i denjë i familjes Delvina, la pas një pasuri të çmueshme autoriale, një trashëgimi të pamohueshme dhe të pacënueshme, duke mos kërkuar dukjen boshe, as duke mos u munduar për të. Pas katër vitesh nga vdekja e tij, fondacioni Alsar ka botuar kolanën e veprave të tij me 12 vëllime, duke përmbyllur kështu vetëm një kapitull botimi. Delvina, që la gjurmë edhe në A6lsar, si anëtar i bordit botues, e meritonte këtë respekt, si atdhedashës dhe humanaist kombëtar, ithtar i parimeve të larta, që i foli publikut përmes punës së tij studimore për Çamërinë, Kosovën, Epirin, etj. tha presidenti i Fondacionit Alsar, zoti Mehdi Gurra.-I dhënë tërë jetën pas arkivave dhe bibliotekave, ai ishte vetë një “Bibliotekë në lëvizje”, tha në vijim zoti Gurra. Në veprën që ka lënë pas, si trashëgimi e vyer, ai trajtoi një radhë të gjatë të temave kombëtare. Lexuesve u foli edhe me tragjeditë që shkroi. Sherif Delvina ishte një patriot mendjendritur, që tajtoi, në mënyën më të mirë të mundshme, raportet historike me Greqinë, Turqinë e Serbinë, dhe orientoi diplomacinë e re për të zgjidhur çështjen çame. Delvina është një yll që do të shkëlqejë, sa kohë të ketë shqiptarë dhe komb shqiptar, tha prefekti i Qarkut të Tiranës, zoti Shkëlqim Hajdari.

Znj. Etleva Domi, ish zv. Drejtore e Bibliotekës Kombëtare, Tiranë, mbajti kumtesën ”Rrugëtimi i veprimtarisë botuese të historianit Delvina, në këndvështrimin e bibliografisë”. Kolana e sapobotuar na ofron një pamje të plotë të veprimtarisë shkencore që ai la, kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e studimeve shkencore për çështjen shqiptare. Sh. Delvina shfaqet si historian me nivel të larë kulturor, erudit, me mendim të palëkundur, frekuentues i regullt i bibliotekave dhe akivave, duke hulumtur materialet arkivore që flasin për periudhat nga antikiteti, deri në kohët tona moderne. Ai ka hulumtuar në disa nga arkivat e Turqisë, Francës, nga ku ka sjellë në Shqipëri dokumente me vlerë dhe në shërbim të çështjes kombëtare. Sherif Delvina është autor i 14 librave, 18 libra me bashkëautor, ndërsa ka publikuar me qindra artikuj e studime në shqip dhe gjuhë të huaj.

Nga botimet veçojmë: “Pa pavarësi fetare nuk ka pavarësi kombëtare” (1998); “E vërteta mbi Epirin”(1999), “Kosova një mit serb, apo një realitet historik shqiptar” (2000), Mid`hat Frashëri: minister fuqiplotë në Athinë, 1923 – 1926, (2002), Udhëtarët e huaj në Shqipëri-gjerë në fund të shekullit XIX nga Lumo Skendo(2012) etj.

“Epirus, low Albania” (2003); “The Truth on Kosova” (2003); “Low Albania (Epirus) and Cham issue” (2006);  “Albania the country of inter-religious harmony” (2006).

Si rrallë kush mblodhi dhe dëshifroi e interpretoi harta të disa autorëve europianë nga antikiteti e dei në vitin 1913, kur më së gjysma e hapësirës etnogjografike shqiptare nga vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës iu dhuruan fqinjëve (sllavë e grekë).

Një nga botimet që meriton një vlerësim të lartë është libri i tij, me bashkëautor Prof. Luan Malltezin, i titulluar: “E vërteta mbi Epirin” (Tiranë 1999), i cili mund të konsiderohet vepër shkencore kombëtare. Në këtë vepër autori me dokumente e harta, citate nga autorë e diplomatë të huaj e deri te ata grekë të lashtësisë (Herodoti etj), dhe me çdo provë tjetër mbron kufijtë natyrorë të Shqipërisë, gjuhën shqipe dhe hedh poshtë me fakte vendimet e konferencës së vitit 1913 të Fuqive të Mëdha, në të cilat u coptua kombi shqiptar dhe Çamëria iu dha Greqisë. Po ashtu, në bashkëpunim me prof. Luan Malltezin, iu përkushtua gjatë figurës së Midhat Frashërit.

Sherif Delvina, tha në vijim Znj. Domi,  paraqitet jo vetëm si një historian i kulturuar, por edhenjë publicist i spikatur, si dhe një shkrimtar e dramaturg i talentuar, i cili i hodhi mendimet e tij në tragjedinë “Genti”, që ka fituar çmim të parë në një konkurs në Shkup, si dhe në botimin e veprës “Helena” (Tragjedi me tre akte).

Sherif Delvina koncentron thënien se “Patriotët nuk vdesin dhe misionarët e së vërtetës janë në themelet e një kombi.”, tha prof. dr. Pëllumb Xhufi, në kumtesën e tij: ”Çamëria dhe Kosova në veprën e sudiuesit Sherif-Delvina”. Ndryshimi i sistemit evidentoi zbrazëti të studimeve të thelluara akademike për trojet shqiptare në Çamëri dhe në Kosovë. Sherif Delvina mbrojti me fakte jo vetëm kufijtë natyrorë të Shqipërisë se “Epiri është Shqipëri”, por është i pari që trajtoi termin e shtetit të Epirit me mbret Pirron nga një familje e fisit ilir të molosëve (viti 319-272 para erës sonë), si rezultat i ngjarjeve politike të shek. të V-të dhe çerekut të shek. III-të para erës së re, duke sjellë dokumenta të shumtë. 

Në librin “Epiri dhe çështja çame” (2003) bën një prerje diakronike të historisë së Epirit, nga antikiteti deri në kohët moderne.

Sherifi tërhoqi vëmendjen duke paraqitur harta të vjetra të Epirit, që i paraqisnin këto trevat që nga shekulli i XV-të. Në të gjitha hartat, Epiri shënohet Shqipëri e Poshtme. Të gjithë hartografët më të mëdhenj botërorë, holandezë, gjermanë, francezë, kanë quajtur trevat e Epirit shqiptare. Ata janë shprehur madje: “Epiri quhej Shqipëri”. Unë disponoj hartat e Epirit, që i paraqisnin këto treva që nga shekulli i XV-të. Hartografët e këtyre hartave janë të ndryshëm, nga të katër anët e Botës, ku nuk mungojnë hartografët e Luigjit të XIV, të Perandorit Napoleon etj.  Përsa i përket autoktonisë së Çamërisë, duke iu referuar librit të shtatë të Herodotit, Sherifi  argumentonte Çamët në lashtësi ishin kufitarë me fokidasit dhe Thesalia ishte tokë thesprote, pra çame. Sipas një regjistrimi osman të vitit 1908 në Çamëri jetonin 30726 muslimanë shqipfolës. Pak më vonë, pas një vale emigrimi për shkak të Luftrave Ballkanike, sërish sipas statistikave, numri i myslimanëve shqiptarë të Çamërisë ra në 26 mijë.

Sipas historisë, periudha e viteve 1913-1914 ka qenë tejet e vështirë për shqiptarët e Çamërisë edhe për faktin se ata nuk mund të merrnin asnjë mbrojtje nga shteti shqiptar që ishte ende në fazë embrionale. Masakra dhe dëbimi i popullsisë muslimane në vitin 1944 provuan se shteti grek e kishte pasur qëllim dhe plan të vjetër spastrimin e krahinës së Çamërisë nga shqiptarët – një mundësi që e krijoi Lufta e Dytë Botërore. Investimi më i madh i shtetit fqinj, në këtë periudhë vërtetohet të ketë qenë propaganda për të bindur shoqërinë greke se, me Çamërinë dhe çamët, nuk është bërë asnjë veprim i gabuar.

Spastrimi etnik dhe masakrat rrëzojnë justifikimin e qarqeve të Athinës se camët u larguan me vullnetin e tyre. Kreu i Misionit Ushtarak Aleat në Greqi ka pranuar se ata e kanë inkurajuar Napoleon Zervën të bënte spastrimin etnik të Çamërisë, duke përfshirë në këtë krim strukturat eqeverisë kuislinge të kryeministrit Ralis. 

Sherifi botoi shumë shkrime edhe për ngulimet greke në Vurg, duke marrë për bazë toponiminë shqiptare të këtyre fshatarve.

Në regjistrin kadastror të viteve 1582-1583 të kazasë së Delvinës të sanxhakut të Delvinës, të ruajtura në Arkivin e Sulltanit në Stamboll, që sot quhet Arkivi i Kryeministrisë, studiuesi Sh. Delvina pa qartë se popullsia e regjistruar ishte tërësisht shqiptare. Ndërsa në regjistrin kadastror të Himarës 1520-1536 si edhe regjistrat kadastrorë të rretheve Delvinë, Sarandë e Gjirokastër dhe të një pjese të Çamërisë të viteve 1690, del hapur se deri në vitin 1690, minoritarë grekë në Shqipëri nuk ekzistonin.

Në të gjitha këto zona, emrat e të gjithë banorëve ishin shqiptarë. 

Edhe dokumentet veneciane tregojnë qartë shqiptarinë e Himarës. 

Historiani Sherif Delvina trajtoi edhe historinë e dardanëve, duke dhënë argumentat e tij për mitin serb të Kosovës, të gatuar nga murgjit e manastireve serbe, dhe se Princ Llazari nuk kishte asnjë lidhje me Kosovën,  tha në vijim prof. Xhufi.  Delvina ka shkruar edhe për betejën famëmadhe kundër turke-osmane të Fushë Kosovës (1389). Në këtë betejë u dalluan veçanarisht trupat e udhëhequr nga Gjergji II Balsha i Shkodrës dhe Teodor II Muzaka i Beratit… Beteja e zhvilluar në afërsi të Prishtinës më 15 qershor  1389 ishte nga më të tmerrshmet që kishte parë syri i njeriut deri atëherë mbi këto troje. Ndonse një shqiptar i quajtur Milosh Kopiliq, deportoi deri në çadrën e Sulltanit dhe e vrau Muratin I , turqit arritën ta shkatërronin koalicionin ballkanik. Kjo disfatë e përgjakshme i hapi rrugën Sulltan Bajazitit , të mbiquajturit “Rrufeja” për deportimin e më tejshëm në tokat shqiptare.  Sipas dokumentavetë ndryshme  historike të gjetura prej Delvinës, në këtë betejë ne shqiptarët treguam se jemi populli më luftëtarak jo vetem në mbrojtje trojeve tona , por edhe të qytetërimit dhe besimit kristian. Në fushën e kësaj beteje dhanë jeten rreth pesëmijë trima arbër , e së bashku me ta edhe vetë Teodor II Muzaka. Një nga emrat më sinjifikativ të kësaj beteje është trimi kryehero i Fushë-Kosoves Milosh (apo Mirash) Kopili i cili vrau në çadrën e sulltanit (dikun shkruhet në fushen e betejes…) vetë Sulltan Muratin e parë.

“Sherifi i përkiste një familjeje patriote, që nga Sulejman Delvina, personalitet i njohur botërisht, biri i Neki Delvinës, anëtar i Gjykatës së Lartë (Gjykata e Diktimit). Kishte një edukatë shembullore, iu përkushtua mësimit e studimit dhe arriti në nivele të larta shkencore në fushën e historisë dhe kulturës”, tha në kumtesën e tij prof. Dr. Luan Malltzi. – Unë u njoha për herë të parë me këtë studiues të dalluar e të kulturuar në bankat e Bibliotekës Kombëtare, në vitet 1996-1997, aty ku ai kaloi shumicën e jetës së tij duke studiuar veprat e autorëve të mëdhenj të shteteve të huaj dhe të vendit, që përmbanin fakte të historisë e kulturës shqiptare.  Së bashku punuam për kërkimin e dokumentave dhe në bashkëpunim botuam librin me titull “Mit’hat Frashëri, Ministër fuqiplotë ne Athinë (1923-1926) – Çështja Çame”, ku pasqyrohej veprimtaria e Ambasadorit në mbrojtje të popullsisë shqiptare, për çështjet e pronave të rrëmbyera nga grekët, mohimin e të drejtës së të folurit në gjuhën shqipe e deri te persekutimi për motive politike. Në çdo rast të takimeve tona, ai pasqyronte një pasion dhe vullnet të pamposhtur për të studiuar më shumë rreth historisë dhe kulturës shqiptare. 

Metodologjia e përdorur gjatë studimit shërben si model për çdo studiues. Të gjithë argumentet e marra së bashku më forcuan mendimin dhe bindjen e plotë se Sherif Delvina ishte një patriot dhe historian me kulturë dhe ideal kombëtar, që na la trashëgimi kulturore e shkencore me vlera të mëdha kombëtare. Nga studiuesit, bashkëpunëtorët, kolegët, të afërmit, miqtë e të njohurit e shumtë, ka marrë vlerësim të merituar.

Metodologjia e përdorur gjatë studimit shërben si model për çdo studiues. Të gjithë argumentet e marra së bashku më forcuan mendimin dhe bindjen e plotë se Sherif Delvina ishte një erudit i vërtetë, patriot dhe historian me kulturë dhe ideal kombëtar, që u nda nga jeta por la trashëgimi kulturore e shkencore me vlera të mëdha kombëtare. Ai meritonte vlerësim më të lartë nga institucionet shtetërore, por ky nuk është rasti i vetëm. Sidoqoftë nga studiuesit, bashkëpunëtorët, kolegët, të afërmit, miqtë e të njohurit e shumtë, ka marrë vlerësim të merituar.

Në vijim të aktivitetit, studiuesi Tarik Llagami foli për rolin e Sherif Delvinës si mësues i gjuhës shqipe dhe i letërsisë, për një periudhë gati 40 vjesh, përmes shumë privacioneve dhe persekutimeve. “Mësuesi i popullit” Sh. Delvina ishte një mësimdhënës mjaf i zoti dhe elokuent, tha z. Llagami. Të pranishmit I përshëndeti, në emër të fmiljes, nipi i Sherif Delvinës, Plarend Sinamati, i cili lexoi edhe përshëndetjen e studiueses italiane, Luciana Nadin, ish bashkëpunëtore e ngushtë e historianit.

çamiko.al

MENU