Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Çamëria Sot #Lajmet e Fundit

Promovimi i librit “Çami, tek guri polar” – në Muajin e Çamërisë

Në kuadër të Muajit të Çamërisë, u zhvillua sot në Durrës promovimi i veprës së veçantë “Çami, tek guri polar”, nga autori Hamit Gurguri, i cili ka ardhur enkas nga Suedia për të qenë mes nesh. Një akt simbolik, një përulje përpara historisë sonë të përbashkët dhe një dëshirë për ta ndarë këtë libër me publikun çam dhe shqiptar.
 
Në këtë ngjarje të veçantë:
Agron Çalliku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, bashkë-organizator i promovimit, falënderoi autorin për veprën dhe theksoi:
“Tragjedia çame është tragjedi shqiptare.”
 
Alket Veliu, drejtues i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, nënvizoi:
“Kjo vepër nuk është vetëm letërsi – por akt i ndërgjegjes kombëtare.
Autori ka ardhur enkas nga Suedia për të qenë këtu sot mes nesh. Dhe kjo nuk është një vizitë e zakonshme. Është një përulje përpara historisë sonë dhe një dëshirë për ta sjellë këtë libër pikërisht në Muajin e Çamërisë.”
 
Edlira Troplini foli për stilin e veçantë të të shkruarit të autorit dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së historisë dhe letërsisë për Çamërinë në sistemin tonë arsimor.
 
Kadri Tareli, recensues i librit, vlerësoi krijimtarinë e autorit dhe theksoi se:
“Ky libër sjell dhimbjen e Çamërisë, një dhimbje që duhet ta njohin të gjithë shqiptarët – dhe jo vetëm.”
 
Përshëndetën gjithashtu: Tasim Besho, Hyqmete Daja dhe Fitim Sula, të cilët ndanë mbresat dhe mirënjohjen e tyre për veprën dhe autorin.
Në fjalën e tij, autori Hamit Gurguri u shpreh:
“Jam çam i Toplicës. Historia e Toplicës i ngjan asaj të Çamërisë. Masakrat serbe ndaj shqiptarëve janë pjesë e përjetuar nga familja ime. Çamëria më ka ardhur natyrshëm në këtë libër – si një dhimbje që e mbaj me vete.”
 
Një promovim që na kujtoi se kujtesa është mjeti ynë më i fortë kundër harresës.
Një tjetër gur në themelin e së vërtetës historike për Çamërinë.