Dëshmi Nevo Çapuni
D e k l l a r a t ë
Të nënëshkruarit qytetare dhe qytetarë të qytetit Filat dhe sot të shpërngulur prej vatrave t’ona ndodhemi n’emigrim në tokën Shqiptare të persekutuarë prej forcave të Napolon Zervës.
Qysh me futjen tonë nënë sundimin Grek të vitit 1913 dhe deri në 23 Tetor të vitit 1944, ku bishat e pa ngopura me gjak njeriu u vërsulën zhtazarisht mbi një popullsi të pa fajshme.
Sundimi Grek për ne ka qenë një sundim i cili përpiqej në çdo mënyrë me anën e metodave të tyre që të bënte zhdukjen një herë e përgjithmonë prej vatanit t’onë. Jemi ne gratë që dëshmojmë para gjithë botës, jemi ne gratë që pamë me sytë tanë vrasjen e burrave t’anë, motrave t’ona dhe të vegjëlve. Janë rrugët Filat Koskë që vërtetojnë çnderimet dhe grabitjet që bënë trupat e Zervës.
Janë vëndet e Filatit Stratonat, Spitali, Granica, dhe Shejla ku janë shtrirë kufomat e 44 vetve. Janë kufomat e Isuf Takës, Feim Takës, Ali Bodonit bashkë me djalin e tij Duro, Refat Çuço – Sami Taro, Xshelo Kile, Halit Mulla Ademi bashkë me motrën e tij, Qazo Mulla Asdemi, Malo Muhon, Xhafer Petrovicën, Qazim Zajmin, Muharem Shabanin, djalin e vogël 12 vjeçar Tahir Musan të cilin e vranë para nanës së tij, Aali Damen, Isuf Damen, Haxhi Çapunin bashkë me djalin e tij 10 vjeçar Azizin, Sulo Haxhon bashkë me djalin e tij Kupën, Salo Ruçon bashkë me të djemtë e tij etj.etj. Është ura e Filatit që janë shtrirë 47 të vrarë njerës të pa fajshmë njerës që ishin në punën e tyre. Të gjitha këto vrasje janë shkaktuar prej Kranjajt, Kamarës, Theodhoro Vitos, Ilia Kaços, Ziko Vetos, Kristo Çifutit, Tasho Çifutit, Spiro Strungarit të tjerë e të tjerë njerës.
Për të gjitha këto masakra të poshtëra që nuk kish parë bota deri më sot ngremë zërin gra, burra, pleq, plaka dhe të vegjël dhe kërkojmë dënimin e tyre pa mëshirë për të gjitha veprat e poshtëra që kryen mbi një popullsi të pa fajshme.
(Nevo Çapuni)
(Zelika Menko)
(Qamile Zeqirja)
3-I-1947