Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Çamëria Sot

Çelet ekspozita “80 vjet genocid’

Çelet ekspozita “80 vjet genocid”

Aktivitet nga Fondacioni Çamëria 'Hasan Tahsini'

Çelet ekspozita “80 vjet genocid”
 
Në kuadër të aktiviteteve të 80 vjetorit të genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Fondacioi Çamëria “Hasan Tahsini” ka çelur të enjten në Kalanë e Tiranës ekspozitën 3 ditore “80 vjet genocid”. Ekspozita përmban 80 fotografi autentike, disa të panjohura më parë, të cilat dokumentojnë kalvarin dhe vuajtjet e genocidit. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishin të pranishëm dhjetra anëtarë të komunitetit çam, historianë, shkrimtarë, jurist, gazetarë e studiues të njohur, si Prof. Pëllumb Xhufi, Prof. Ksenofon Krisafi, prof. Bashkim Kuçuku etj.
 
“Fotot në këtë ekspozitë janë dëshmi që provojnë genocidin grek dhe japin një dimension më të gjerë të kësaj tragjedie ndaj shqiptarëve të Çamërisë, mbi këtë popullsi të pafajshme, tha kuratorja e ekspozitës, Admirina Peçi. Ato mbartin një vlerë të madhe historike, por shërbejnë edhe si një apel ndaj ndërgjegjes së atyre që e shkaktuan tragjedinë. Ato duket sikur bëjnë thirrje për vëmendje e drejtësi. Nëpër këto foto bardhezi, disa prej tyre të pa publikuara më parë, ndihet tensioni dhe dhimbja e një epoke të ngarkuar. Janë portrete fëmijësh, grash e burrash, që mbartin dhimbje. Por nuk vetëm dhimbje, ka edhe shpresë në portretet e tyre.
Mijëra shqiptërë të Çamërisë përjetuan një genocid të ashpër, që rezultoi me vdekjen masive të mijëra civilëve, por edhe me dëbimin, shkatërrimin, grabitje dhe kofiskimin e pronave të tyre, tha në vijim kuratorja Admirina Peçi. Në vlerësimet e historianëve, por edhe të përfaqësuesve të komunitetit çam janë mbi pesë mijë shqiptarë të Çamërisë, civilë të pafajshëm, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë, që humbën jetën nga masakrat dhe nga vuajtjet dhe kjo shënon një periudhë tragjike të fatit të popullsisë çame”.
 
“Genocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë, 80 vjet më parë, nuk ishte diçka spontane, por një platformë politike e qeverisë greke, tha historiani dhe studiuesi i çështjes çame Hajredin Isufi, i cili aktualisht jeton në qytetin e Durrësit, i vendosur aty me familjen e tij që nga viti 1945, si një nga të mbijetuarit e genocidit, kur ishte në moshën 10 vjeçare. Ai solli shkurt momentet e dëbimit të dhunshëm nga vendlindja, si dhe kujtimet e tij të hidhura.
Isufi foli për eksodin çam, shpërnguljen nga Çamëria të familjes së tij dhe të gjithë çamëve myslimanë. Isufi u shpreh se të gjithë familjet myslimane çame, pra edhe rrethi i tij familjar, e ka pësuar nga ky genocide, dhe u shpreh se “nuk ka mbetur familje pa pasur një dhimbje”. Emigrimi i shqiptarëve të Çamërisë ishte një dramë e vërtetë, – tha më tej Isufi . E drejta njerëzore, juridike, ndërkombëtare është në anën e popullsisë çame, sepse këto janë vlerat perëndimore, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, e drejta e pronës etj. Duhet të jemi të bindur se do të triumfojë kjo drejtësi për një nga popujt më të lashtë dhe më të persekutuar me kaq shumë drama e tragjedi, me kaq shumë sakrifica për të mbajtur lart emrin e shqiptarit të Çamërisë, të një vendi me kaq shumë kulturë e histori”, tha mes të tjerash historiani Hajredin Isufi, duke theksuar se çështja çame duhet zgjidhur, pasi ndryshe nuk ka për të patur marrëdhënie të drejta e të shëndosha mes Shqipërisë e Greqisë.
 
“Masakrat dhe genocidi ndaj popullsisë çame përbëjnë genocid, me dimensione krejt të veçanta, tha Prof. Pëllumb Xhufi. Ikja masive çamëve nuk ishte zgjedhje, por dëbim nga dhuna e gjeneralit Zervas, që ishte pikërisht ideatori dhe zbatuesi i spastrimit etnik. Çamët vuajtën tmerrin e deportimit dhe shpërnguljes me dhunë dhe kanë gjetur forcën për të mbijetuar. Ky ishte një krim i shfarosjes në masë, ishte diçka që nuk duhej të ndodhte, me të cilin nuk mund të pajtohesh, dhe mbi të cilin nuk mund të heshtet. Genocidi ndaj çamëve, edhe pse është denoncuar disa herë nga instanca të ndryshme, nuk është përballur asnjëherë me drejtësinë, me asnjë gjykatë apo forum juridik. Çështja çame ka nevojë për një zhvendosje në binarët e duhur nga politika greke. Ajo është ideologji për cdo shqiptar, tha më tej prof. Xhufi. Ka ardhur koha që qeveritë shqiptare t’i kthehen zbatimit të axhendave shqiptare, ashtu siç i detyron Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe siç presin prej tyre qytetarët shqiptarë”.
 
Drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu, duke përshëndetur vizitorët dhe gjithë të pranishmit në ekspozitë, mes të tjerash tha: ”Fryma e kësaj ekspozite në 80 vjetorin e genocidit dhe mesazhi që përcjell është një dhe i vetëm: Drejtësi për Çamërinë! Çështja çame është një e drejtë ndërkombëtare. Këto fotografi nuk janë stoli, por aktakuza, që na japin një panoramë të tmerrshme të asaj që ka ndodhur. Genocidi ndaj Çamërisë është një prej plagëve më të mëdha kundër njerëzimit në histori. Çamët u vranë, u masakruan dhe u shkulën nga rrënjët, vetëm se ishin shqiptarë, se nuk ishin në harmoni me “Megaliidenë” shoviniste greke. Kemi ende dëshmitarë të gjallë. Kemi njerëz të mbijetuar, që kanë parë me sytë e tyre genocidin. Ata kërkojnë të kthehen në shtëpitë e tyre. Shumë vite kanë kaluar, mirëpo problemi madhor i shkeljes së të drejtave të njeriut në Evropë, i quajtur edhe si “problemi çam”, mbetet ende i pazgjidhur. Ne nuk kërkojmë ndryshim kufijsh. Greqia vetëm do të fitonte, sikur të lehtësonte kthimin e individëve të minoritetit çam në shtëpitë e tyre. Greqia do t’i afirmonte botës mbarë se është vërtet vend demokratik e i pjekur, nëse do t’i trajtonte këto probleme me mendje të hapur e me zemër të gjerë, duke respektuar të drejtën e kthimit të minoritetit çam dhe të pasardhësve në shtëpitë e tyre. “Por duhet thënë se në përbërje të vetë popullit grek dhe të rretheve akademike ka mjaft historianë që kanë pohur të kundërtën dhe i janë kundërvënë tezave zyrtare greke”, tha më tej zoti Veliu. “Diplomacia shqiptare, deri më sot, ka qenë e paaftë për të ngritur me sukses zgjidhjen e problemit çam para palës greke. Kemi një heshtje totale që i shërben Athinës. Heshtje që kërkohet nga shteti grek dhe zbatohet në Shqipëri. Asnjë qeveri nuk e ka shtruar dhe nuk e ka pasur çështjen çame në tavolinën e bisedimeve me Greqinë. Ndërkohë që Athina zyrtare bën presion edhe me çështje të paqena si ajo e Belerit, dhe mobilizon gjith strukturat e shtetit grek. Detyrimi ndaj Kushtetutës, ndaj Rezolutës për Çamërinë, si dhe ndaj parimeve universale të të drejtave të njeriut, kërkojnë që çështja çame të jetë në krye të agjendës së marrëdhënieve dypalëshe. Të drejtat e njeriut nuk janë përzgjedhëse, por universale. Ato u takojnë të gjithëve, dhe nuk duhen parë sikur “ca janë të nënës dhe ca të njerkës”.
 
Në 80 vjetorin e genocidit Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” do të vijojë me një varg aktivitetesh në ditët në vijim, që kujtimet tona të përjetësohen, me apelin që edhe çamët të trajtohen si të gjitha qëniet njerëzore, me të drejta të barabarta, në Dinjitet dhe Drejtësi”, tha në mbyllje të fjalës së tij drejtuesi i Fondacionit “Çamëria Hasan Tahsini”.
Çelet ekspozita “80 vjet genocid’

Promovohet libri i ri i Prof. Shaban