Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Gjenocid/Dëshmi

Masakrat e barbaritë e andartëve grekë në Shqipëri nga Nga Dr. Stilian Adhami

U shkul bota dhe të gjithë katilat erdhën për ta mbytur në flakë e në tym vendin e mjerë, për ta therur e për ta shuar. Turq e tokë turke na quajtën një palë, prapanikë dhe të egër na thirrën të tjerët. Secili u përpoq të sillte qytetërimin e vet, ligjet e zakonet e tij dhe njëri më i lig se tjetri, më i pabesë e më zemërgur. E shqyen si mos më keq vendin e zi, sa që sthuhet, e ndynë sa stregohet, e dogjën dhe e përvëluan si kurrë ndonjëherë, u dhanë njerëzve arratinë dhe i ndoqën këmba-këmbës gjer në varr.

 

Qëndresa e vendosur e masave dërrmuese të fshatarëve dhe qytetarëve përmetarë ndaj politikës së egër antishqiptare të shovinistëve grekë, disfatat që këta të fundit pësuan edhe pse komanda e tyre ushtroi presion të gjithanshëm për të rekrutuar vullnetarë nga radhët e popullsisë ortodokse, por veçanërisht disfata më e madhe që ata pësuan në vjeshtën e vitit 1913, kur fshatarët dhe qytetarët, megjithë kërcënimet e andartëve, i deklaruan komisionit të kufijve se ishin shqiptarë e jo grekë, pavarësisht nga përpjekjet e tyre të gjata propagandistike, i tërbuan shovinistët grekë.

 

Pikërisht ky qëndrim patriotik i popullatës së kësaj treve dhe trevave fqinje u bë shkak për hakmarrjen barbare që ndërmorrën shovinistët e tërbuar ndaj popullatës së pafajshme. Nuk mund të mos rrënqethesh kur mëson masakrat e barbaritë më të përbindshme që ushtruan bandat e andartëve grekë në popullatën jo vetëm të kësaj treve, por edhe të trevave përreth.

 

Nga broshura që ka botuar në atë kohë përmetari që ka qenë dëshmitar e vëzhgues i atyre ngjarjeve, Kosta P. Tomori nga Leusa, me titull “Barbaritë greke në Shqipëri”, po citoj këtu vetëm disa ngjarje tragjike të llahtarshme, që mund të jenë vepra vetëm të bishave me fytyrë njeriu.

Bandat e andartëve hynë të tërbuar nëpër fshatra, që i gjetën të braktisura nga pjesa më e madhe e fshatarëve, të cilët u fshehën nëpër pyje e shpella ose ikën në zonën e lirë shqiptare. Si vandalë të shekullit XX, me urën e zjarrit në një dorë dhe me thikën në tjetrën, ata dogjën ç’gjetën përpara, sidomos në fshatrat muslimane dhe masakruan me llahtari burrat, gratë, fëmijët dhe pleqtë që u kapën në fshatra ose rreth e rrotull. Shumë vajza e nuse u çnderuan me dhunë. Pastaj andartët dhe ushtarët grekë plaçkitën shtëpitë, stolitë e nuseve, bagëtitë e fshatarëve dhe më në fund u vunë zjarrin fshatrave në masë.

Kështu, për shembull, në Mesare e Avoriçan, bishat shoviniste greke, pasi vunë në radhë gratë e bënë ç’deshën me to, zhdukën burrat një e nga një në prani të tyre dhe fshatrat u bënë shkrum e hi. Në Kuqar e Pacomit zhdukën 75 burra, duke i therur me thikë në përrua të Kosinës.

 

Ja si e përshkruan këtë ngjarje kronisti Tomori, e cila është e ngjashme me ngjarjen që ndodhi në Hormovë e shkaktuar nga të njëjtët andartë:
“Më 25 të shkurtit, dita e hënë në mëngjes, andartët hodhën ca batare, (gjoja) panë disa shqiptarë në Pacomit. Pas këtyre batareve u sulën të gjithë në këto fshatra dhe mblodhën të gjithë burrat dhe i shpunë në Kosinë dhe i mbyllën në një katua. U kthyen prapë katilat në këto fshatra; fëmijët që kishin mbetur në fshatra i therën, pastaj u sulën nëpër shtëpi për të plaçkitur. Morën bagëtinë, 1500 krerë dhenë e dhi, dhe 100 krerë lopë, pastaj u vunë zjarrin shtëpive, i përvëluan, bënë hi… Si mbaruan këto, katilat u kthyen në Kosinë. Nxorrën burrat që kishin mbyllur dhe i shpunë në një përrua të fshatit, ku i lemerisnë me thika: ca u prenë hundë, veshë, këmbë, duar, të mjertë e dhanë shpirtin me lemerira, që edhe Neroni të qe nuk do i mundonte kësisoj. Numri i tyre qe 75 veta. Si dhanë shpirtin i lanë në atë përrua të zbuluar: korbat dhe qentë u hëngrë mishrat e tyre. Kur bënë këto therje e djegie andartët, ushtria e rregullt e Greqisë gjendej në Këlcyrë dhe në Përmet…”

 

Pasi i vunë zjarrin Këlcyrës, u sulën si ujqër të tërbuar duke masakruar gra e fëmijë; kështu vepruan në Katundishtë, në Beduqas, Varibop, Zhepovë, Fratar etj. Madje në Fratar, kur hynë andartët grekë, një grua nga frika mori pyllin përpjetë me foshnjën që të shpëtonte. Oficerit grek Karaxha i ranë sytë dhe u nis ta kapte, por kur pa që s’e arriti dot, e qëlloi me pushkë dhe e plagosi. I rrëmbeu foshnjën dhe përpiqej ta përdhunonte, dhe kur ajo nuk pranoi në asnjë mënyrë, përdori forcën për të plotësuar dëshirat e tij. Gruaja, me shpirt në dhëmbë, i lutet ta vrasë dhe ai, pa pikë mëshire, e vret gruan me gjithë foshnjën.

Në Ogren, katili grek Zaharaq me dy shokë vajti në shtëpinë e një nuseje të posamartuar për ta çnderuar…

Masakra greke e kryer një shekull më parë, më 10 korrik 1914, në Panarit të Korçës, përbën ngjarjen më të dhimbshme, më makabre e më të turpshme, realizuar mizorisht nga andartët grekë, kundrejt një popullsie të pafajshme, të pambrojtur e të mashtruar si ajo e Panaritit.

Bëhet fjalë për 374 vetë të therur (e theksojmë, të therur) me thika, hanxharë e sëpata, jo të vrarë me pushkë në vijën e frontit a pas shpine, dhe kuptohen lehtë përmasat e kësaj tragjedie kanibaleske, rrënqethëse, për të cilën lexuesi, para shifrës, ndal frymën e s’do të dëgjojë më asnjë koment tjetër.

Masakrat e barbaritë e andartëve grekë në Shqipëri nga Nga Dr. Stilian Adhami

Kur do të ketë Tirana guximin t’i