Qahia është një gatim autokton, tradicional i hershëm i kuzhinës shqiptare.
Receta e përgatitjes së saj është shumë e njohur si traditë e çamërisë por gjithashtu gjerësisht përgatitet edhe në Kosovë, konkretisht zona e Prizrenit.
Ashtu si dikur edhe sot, qahia mbetet një ndër gatimet më karakteristike të amvisave të çamërisë dhe atyre të Kosovës.
AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën autentike të përgatitjes së Qahisë krejt lehtë në shtëpi.
I quajtur edhe si byreku i butë me 16 petë, ky gatim i përsosur kërkon pak përkujdesje dhe durim nga amvisat gjatë përgatitjes dhe me patjetër do të mbledhë gjithë familjen rreth tryezës për ta shijuar.
Sipas traditës së sofrës çame, Qahia shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me dhallë të freskët si dhe sallata me turshi të ndryshme shtëpie.
Përgatitja e Qahies në Shtëpi
Përbërësit:
1 kg miell
2 filxhanë qumësht
3 vezë
Kripë
300 gr gjizë ose djathë i thërrmuar
150 gr gjalpë të freskët ose 3-4 lugë vaj ulliri (Për një gatim të shëndetshëm AgroWeb.org ju këshillon përdorimin e vajit të ullirit)

