Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Figura të Shquara

Shën Eleuterus, Papa i parë shqiptar me origjinë Çame

Kontributi i shqiptarëve në qytetërimin evropian ka qenë i madh. Si nje ndër popujt me te vjeter ne Europe, ata ishin nder te parët që perqafuan krishtërimin. Ne listën e gjate te papeve ne bazilikën e Shen Pjetrit ne Vatikan, ai renditet i 13-ti.

Papa Eleuterio ose Shen Eleuteri lindi ne Nikopoje te Epirit (prane Prevezës , ne jug te Çamerise). Ai eshte i biri i Abondit te Nikopojès.

Egesippi(110-180), historian i krishterë i shekullit II, që shkroi kundër herezive e nderohet edhe ai si shenjt nga Kisha katolike, ishte i pari biograf i Papës epirot.

Sipas tij Eleuteri i lindur në Nikopoli (Prevezë) erdhi në Romë në kohën e Papës Aniçeti, qe diakon e mori pjesë, si sekretar në takimin e tij me Polikarpin. Këtë e vërteton edhe Euzebi në Historia Ecclesiastica (IV,11,7;22,3). Sipas tij Eleuteri ishte akoma ipeshkëv kur Irineu i Lionit përfundoi listën e tij ipeshkvnore romake (Adversus haereses III, 3,3)

Bazuar në të dhënat ekzistuese, me mirëkuptimin e Lucas, i cili ishte mbret i Anglisë, Shën Eleutherius dërgoi misionarët për të predikuar krishterimin si besim në kombet e qytetëruara evropiane dhe që mbeti mbizoterues edhe në ditët tona. Ai është qartë një paraardhës i ilirëve shqiptarë, lindur dhe rritur në Epir ku sundoi Pirro si mbret në 277 p.e.s. Ishte shenjtëruar nga kisha. Një portret i tij është punuar me mjeshtëri nga piktori i madh Mikelanxhelo dhe sot gjendet në katedralen e San Pietros në Vatikan, një vepër e jashtezakonshme në llojin e vet.

Eleuteri ndërroi jete ne Tournei në vitin 193, duke shēnuar te parin “Pape” shqiptar, i ndjekur me pas nga Gion Frances Albani-Papa Klementi i XI (1 700- 1721) etj. Èshte varrosur në nje kodër te Vatikanit, prane varrit te apostullit Pjetèr ne Rome, i cili u be menjehere vend lutjesh te përshpirtshme. Kisha katolike e ka shpallur Shenjt.

Kështu, Çamëria i dha krishterimit ne fillimet e tij, nje Papë si Shën Eleuteri ne shekullin e II-te pas Krishtit, që drejtoi Kishën nga viti 175 deri në 189. Festa Shen Eleuterit kremtohet me 26 maj.

Shën Eleuterus, Papa i parë shqiptar me origjinë Çame

Masakrat në Çamëri