DRA – Metoda çame e gjalpit të shkrirë nag Dhurata Thanasi
Metoda çame e gjalpit të shkrirë konsiderohet të jetë një ndër më të lashtat. E quajtur Dra, kjo metodë është edhe më efikase sesa indiane e shkrirjes dhe përftimit të gjalpit Ghee.
Ndiqni hapat dhe disa këshilla për fëmijët që jepen në reel.
Metoda çame quhej DRA dhe falë shtimit të miellit të misrit munësonte jo vetëm largimin e laktozës, por edhe të çdolloj llumi që mblidhej në fund
Pasi gjalpi nis bulëzimin, largoheni nga zjarri dhe me kujdes largoni shkumën e bardhe në sipërfaqe të tij
Pas nja 10 minutash, pasi ka percipituar çdogjë, transferoni gjalpin e lëngshëm në një kavanoz xhami. Llumin e mbetur me miell misri, mund ta bëni bazë për qull me pulë, apo arapash, etj! (mos e hidhni se na zë buka sytë!
Gjalpi i shkrirë mund të ruhet pa frikë edhe jashtë frigoriferi sepse nuk prishet!
Shkalla e nxehjes është shumë e lartë, gati 250 gr C dhe nuk djeg ushqimin.
Ky gjalpë është super për fëmijët që janë mospranues (intolerante) laktoze.
I pasur me vitamina A, D, E dhe K. I këshillueshëm për ngritjen e imunitetit, shëndetin e kockave dhe syve.

