Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Art dhe Krijimtari

Filmi i Vllasova Mustës, “Dritë mbi rrënjët suliote”, nominohet në “Montreal Women Film Festival”

Filmi i Vllasova Mustës, “Dritë mbi rrënjët suliote”, nominohet në “Montreal Women Film Festival”

Filmi “Dritë mbi rrënjët suliote”, një dokumentar historik mbi Sulin dhe suliotët, me regji dhe skenar të Vllasova Mustës (Mjeshtër i Madh), ka arritur të nominohet për të konkuruar në “Women Film Festival” në Montreal. Lajmin e bëri të ditur vetë kineastja, në një njoftim në faqen e saj në facebook. Është hera e parë që regjisorja, skenaristja dhe poetja e njohur merr pjesë në një festival ndërkombëtar, ndaj urojmë të ketë një fat të mirë!

Besoj se është puna e palodhshme e V. Mustës, dashuria dhe përkushtimi i saj, që i jep filmit këtë sukses. E kam ndjekur dokumentarin “Dritë mbi Rrënjët Suliote”, kur është shfaqur premierë në Kinema “Millennium 2”, në 27 qershor të vitit 2025. Kjo vepër trajton Sulin në kujtesën historike, si një trashëgimi të madhe kulturore kombëtare, mbështetur në histori të vërteta, që preken në rrënoja. Pikërisht te Mali i Sulit (Zallongji), që gjendet në prefekturën e Thesprotisë (Çamërisë), janë të gjalla dhe drithëruese legjendat suliote dhe dhimbja e të ikurve.

Dokumentari është një homazh për Jani Suliotin, një qytetar i Tiranës, pinjoll i familjes së njohur Sulioti, që u detyrua të emigronte nga Suli në Leskovik, e më pas në kryeqyetin shqiptar. Jani ka dokumentuar dhe trashëguar lidhjet dhe rrënjët suliote, gjurmët e të parëve të tij, dhe iku nga kjo jetë me brengën që nuk arriti të shkelë dheun e të përëve. Një histori shpirtërore fatale, identifikuar me traditën, dhe që lidhet me themelin e përkatësisë dhe trashëgiminë kombëtare të rrënuar. Ekipi realizues i filmit duket se ka punuar përtej limiteve, për të mbështetur këtë kauzë, e cila inspiron ndjeshmëri, pasi shumë familje nga Suli u desh të shpërnguleshin dhe të linin shtëpitë. Me qindra suliotë gjetën strehim në fshatrat e Shqipërisë së Jugut. Disa nga pasardhësit e tyre e kanë ruajtur deri vonë origjinën e tyre suliote si në Frashër të Përmetit, fshatrat e Devollit në Korçë, Leskovik etj. Mendohet që fshatrat e Dardhës, Sulit, Nikolicës dhe Kurrillës në krahinën e Devollit (Korçë) janë populluar edhe nga suliotët e shpërngulur pas vitit 1803. Rezistenca e kryetrimave suliotë kundër Ali Pashë Tepelenës, la në kohën e vet përshtypje të thella në opinionin europian. Për heroizmin që treguan gratë suliote, ka dëshmi rrëqethëse. Rreth njëqind gra me një tufë fëmijësh, për mos të rënë në dorë të armikut, u kapën dorë për dore dhe nga sheshi i shkëmbit të Zallongut, hodhën një valle të cilën e frymëzonte një heroizëm i padëgjuar.

Dihet poetenciali i Vllasova Mustës në aspektin artistik, në kulturë dhe në tregimin e historive. Bërja e një filmi të fuqishëm vjen nga pasioni i secilit njeri të përfshirë në të dhe nga lidhja e thellë me temën. Subjekti i filmit është mbështetur në histori të vërteta, rrëqethëse. (Znj. Tefta Demeti ka shkruar një roman me titullin “Dritë mbi rrënjet e Sulit”)

Ky nuk është thjesht një film, është një udhëtim pa stereotipe nëpër sferat e artit pa kufi, ku dehen mishërimet e kujesës; është një përvojë që kapërcen ekranin, duke i ftuar shikuesit në një udhëtim gjithëpërfshirës që ndez biseda, frymëzon kreativitet dhe lë një ndikim të qëndrueshëm në zemrat dhe mendjet e publikut, ku individët të mund të jetojnë nën strehën e ngrohtë të identitetit të tyre kulturor, me qëllim që të përcaktojnë dhe identifikojnë veten.

 Arben Iliazi

çamiko.al