Dëshmi Zaje Tafil Haxhiu
Vdekje Fashizmit
Liri Popullit
D e k l l a r a t ë
Unë Zaje – Tafil Haxhiu nga Filati i Çamërisë kam qënë në masakrat e Shtatorit 1944 të bëra prej andartëve në qytetin t’onë.
Andartët pasi sulmuanë dhe zaptuanë Filatin dhe filluanë nga vrasiet dhe grabitjet dhe shnderimet. Isha 12 vjeç kur erdhën këta katilë të pashpirtë ndonse ishnja një vajzë e vogël, ndrova edhe emërin t’em duke u quajtur Leni. Kështu me këtë emër kishnja mundësi të dilnja jashtë dhe shikonja të vrarët andejë dhe këtej. Ditë e Premte pashë Abaz Llaçen që shpinte Shuaip Metja për të marrë hua, por përjashta shtëpisë e therën me thika dhe e vranë me dyfeqe. Më tmerrojti britma e tijë dhe një llahtari më zuri kur ndigjova fjalët e tijë të fundit “Oj nanëzo”. Kur shkova në Pazar, përjashta hanit të hakraht, gjej Avdul Nurçen një plakë 84 vjeç që e rrihnin dhe tërhiqnin zvarrë si një qen të ngordhur, duke e zhveshur.
Kur veja rrugës gjeja njërëz të vrarë rrugëve, fshatarë, fëmijë, gra e burra. Në pus të Cimatëve (Filat) pasi i therën i hodhën copa copa tre burra. Në pyllin e Foto Bebit u vranë po në këtë ditë 12 veta gra, fëmijë dhe burra.
Ditën e Djelë arrestuanë baban t’emë. Si e zhveshën e rrahën përpara meje e vëllajt Hazri i nxuarrën fotografinë dhe e lanë duke na thënë “Mere ta keni për mallën”. Ky ishte lajmërimi i vrasies së babajt. Nuk harijti me kaqë po në synë tem nga që nuk mundën t’a nxirrnin unazën nga gjishti ia prejtën të tërë gjishtin me thikë dhe më së fundi mbrëmanet e vranë. Unë nuk munda të dalë jashtë dhe shkova në burgë. Më vonë pamë shumica e grave u nisën për në Shqipëri. Unë qëndrova pranë hallës s’eme. Me rrastin e masakrave të dyta të bëra në Shkurt 1945 pashë tmerret më të mbëdhaja.
Ditën e Martë të muajit shkurt 1945 pashë masakrat më të mbëdhaja.
Ditën e Martë të muajit Shkurt 1945 Tesho Çifuti me shokët e tijë si komisjon na mblodhi të gjithë në pllate që ishin gjithsej burra gra vajza e fëmijë më se 3500 veta dhe kështu u nisëm. Andartët na dualën përpara në Kodrëzën e Filatit. Ndanë me një anë gratë dhe me një anë burrat. Burrat i mirrnin dhe dikë e vrisnin, tjetrin e thernin me thika e me hanxhara. Një tmerr u futë në mes t’onë. Zdëgjohej gjë tjetër veç se britmat e të vrarëve, gra dhe fëmijëve që kërkonin njëri tjetrin. Habir kur pashë që andartët të komanduarë prej Kristo Kaçit vërsuleshin si qenë dhe sa tmerr i mathë ishte kur pashë kokën e Haki Benës e cila e prerë lëviste dhe se si ky rrokullisej me kokë prerë. Për veç kësajë vrasje pashë dhe se Dalip Hamzaj nga Vërsela e bënë copa copa dhe kokën ja futën në torbë. Andartët në këtë vrasie kishin marrë me vehte edhe gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët shënonin një njeri dhe ata i vrisnin. Një mizerje _______ ishte kur unë pashë që tre djemë si i lidhën mirë, i prenë mirë veshët, i nxuarrën sytë, i prenë këmbët, i ropën lëkurën dhe i linin të kërcenin si zogjë të lidhur.
Krahas me këto vrasie vërsuleshin te gratë i merrnin çdo plaçkë që kishin me vehte, e zhvëshin i merrnin këpucët dhe u vrisnin burrat dhe djemët e tyre përpara syvet, për mbrekulli munda dhe shpëtova vëllanë timë Hazis.
Një panik i madhë ishte bërë dhe nga këto nëna humbi të birin vëllaj motrën dhe për të shpëtuarë jetën brithin e brithin sa mund harrijtëm në Koskë, nji pjesë ndejti në Xhami dhe pjesa tjetër kaloj kufirin. Ata që mbetën në Xhami të Koskës ose ndejtën mbrapa pësuanë dhe një tmerr tjetër. Gratë dhe vajzat vriteshin, zhvisheshin e çnderoheshin nga këta banditë. Si erdhën në Shqipëri gjetën shprehien dhe qetësinë më të madhe.
Lushnjë, më 5/I/947.
D E K L L A R U S J A
(ZAJE TAFIL HAXHIU)
Vërtetohet se e quajtura Zaje Tafil Haxhiu mbasi nuk di shkrim ka vënë në këtë dekllaratë gjishtin e dorës së djathtë.