Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Art dhe Krijimtari #Çamëria Sot #Etnokulturë #Figura të Shquara

Promovohet libri i Luan Ramës: “Shqipëria dhe shqiptarët në tablotë e piktorëve francezë të shekullit XIX”

Promovohet libri i Luan Ramës: “Shqipëria dhe shqiptarët në tablotë e piktorëve francezë të shekullit XIX”
 
Shekulli i XIX, për shqiptarët, ishte edhe shekulli i portretizimit në imazhe, pasi pothuaj për herë të parë bota e Perëndimit shikonte portretet e shqiptarëve, veshjet e tyre, dekoret shqiptare… gjithçka e jashtme që lidhej me përjetimet e tyre – valltarët, këngëtarët, personazhet historikë. Në pjesën më të madhe këtu bëhet fjalë për shqiptarët jashtë kufijve aktualë të Shqipërisë, në zonën e Epirit dhe Çamërisë. Po, ku vallë i pikëtakuan piktorët francezë shqiptarët, në ç’rrethana historike? Studiuesi Luan Rama jep përgjigje për këtë, përmes librit të tij “Shqipëria dhe shqiptarët në tablotë e piktorëve francezë të shekullit XIX”, (Shb ALBAS, botuar nën kujdesin e Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”), libër i cili u promovua më 14 mars 2026, në ambjentet e Kalasë së Tiranës, ku është çelur prej tri ditësh edhe ekspozita me këtë temë. Akivitetin e moderoi studiuesi dhe piktori i njohur Agron Mesi, i cili i vlerësoi këto tablo si pjesë të rëndësishme të koleksionit të artit francez për shqiptarët dhe trojet shqiptare, si dëshmi të rëndësishme artistike, që rrëfejnë vitalitetin shqiptar të shekullit XIX. Kemi të bëjmë me piktorë të përmasave të mëdha. Pikturime mjeshtërore, në telajo, me ngjyra vaji cilësore, me një ekzekutim teknik të pasur, me kombinacione të detajuara-të thjeshtuara, etj. Këto tablo janë një tip humanoid përjetimi, qoftë si topos (gjeografi), qoftë si kronos (kohësi), tha studiuesi dhe piktori Agron Mesi. Çfarë i frymëzon këta artistë? Çfarë i tërheq aq sa për t’i përjetësuar në pikturë portetet e shqiptarëve? Thuajse të gjitha tablotë, pavarësisht përpjekjeve për t’i veshur ato me histori e shpjegime, ngelen misterioze. Asnjëherë nuk mund të dish ç’fshihet në mendjen e tyre pas vështrimeve depërtuese të portreteve…
 
Autori i librit, shkrimtari dhe studiuesi i njohur i artit, Luan Rama, e ka prezantuar këtë botim si pjesë e një kolane librash, vija lidhëse e të cilëve është piktura dhe Shqipëria. Krahas “Shqipëria dhe shqiptarët në tablotë e autorëve francezë të shekullit të XIX”, lexuesit mund të gjejnë rikrijojnë jetën e shqiptarëve në trojet e tyre dhe përtej kufijve në rrugëtimet e gjata të historisë, edhe duke shfletuar “Shqiptarët e Leon Gerome” (Leon Zherom), apo librat për artistët shqiptarë “Dino, shtegtari i portës sublime: piktori i madh me origjinë shqiptare” dhe “Omer Kaleshi-Shtergu nga Ballkani”. Siç vëren Rama, shqiptarët hynë gjerësisht në tablotë e piktorëve të huaj veçanërisht në vitet e para të shekullit XIX, kur pas Revolucionit francez e sidomos pas fitores së Revolucionit grek, një aradhë e madhe artistësh, shkrimtarësh, historianësh, arkeologësh etj., përshkuan Greqinë që të pikëtakonin jo vetëm heronjtë e kohëve të reja por dhe të shikonin rrënojat e vjetra të një qytetërimi të jashtëzakonshëm. Por në veçanti me artistët anglezë, italianë, gjermanë, zviceranë etj., të cilët trajtuan temën shqiptare, francezët ishin më të shumtët dhe më cilësorët. Shqiptarët u shfaqën në tablotë e tyre me profile e karaktere të ndryshme: herë në pozicione luftarake e herë në pamje të qeta meditimi, apo portrete të lira, ku secili nga piktorët ka shprehur origjinalitetin dhe stilin e tij piktural. Etydet mbi karakteret, tipat dhe kostumet shqiptare janë më të shumta sesa ato tablo që u bëjnë jehonë figurave apo ngjarjeve historike. Pas fushatës së Napoleonit në Egjipt dhe tablove të pikturuara rreth figurës së Mehmet Ali Pashës, francezët filluan të përshkojnë viset e Shqipërisë dhe Greqisë.
 
Padyshim që Janina ishte një ndalesë tepër interesante, pasi takimi dhe miqësia me Ali Pashën e bënte udhëtimin e tyre më të sigurtë. Duke parë gjithë këto imazhe të sjella nga piktorët francezë të shekullit XIX, ajo që bie në sy në rradhë të parë është një lloj vitaliteti i karaktereve shqiptare të pikturuara nga artistët francezë gjatë këtij shekulli, karaktere që nuk janë krijuar thjesht nga imagjinata, por nga një pikëtakim i drejtpërdrejtë i tyre me këta personazhe. Imazhi i shqiptarëve në këto tablo është i rrallë dhe padyshim ai jepet me një lloj ekzotizmi. Sidoqoftë, këto vepra janë në vazhdën e shkollës së orientalizmit, aq të përhapur në atë kohë në Europë, e cila solli një prurje të madhe artistike e mjaftë cilësore në pikturën europiane të shekullit XIX. Sigurisht, këto tablo që shohim në këtë libër, janë një pjesë e asaj krijimtarie të madhe të piktorëve francezë të shekullit XIX, të cilët, krahas ekzotizmit përmes figurave, kompozimeve, ngjyrave dhanë dhe dramacitetin, tragjizmin apo atë lirizëm të pakët që mund të ekzistonte në atmosferën e rëndë të një pushtimi perandorak. Nëse nuk do të ishte zhvilluar shkolla e orientalizmit ne nuk do t’i kishim sot këto tablo të piktorëve me famë botërore. Përveç kësaj, këta piktorë mundësuan që gjeneratat e sotme të mund të shikojnë si figura reale tipin shqiptar gjatë atij shekulli dhe dramën që ngjizte ai në vetvete. Ne s’do të mund ti imagjinonim si duhej figurat e suljotëve pa pikturat e Louis Dupré, i cili i piktakoi ata në vitin 1819; ne s’do të mund të imagjinonim figurat e arnautëve pa pikturat e J. L. Gérôme, mishërimin e luftës së Marko Boçarit pa tablotë e Delacroix, fytyrën e së resë shqiptare pa tablonë e Corot e cila u kthye në një tablo emblematike, ashtu siç u kthye dhe “Valltarët shqiptarë”. Kur Dupré mbërriti në Korfuz një nga mbresat më të veçanta të tij ishin suljotët me pamjen hijerëndë dhe veshjen e tyre që spikaste në atë mjedis. Si të gjithë artistët, Dupré kërkoi menjëherë t’i vizatonte ato figura epike dhe dramatike dhe ata nuk kundërshtuan edhe pse qëndrimi i tyre ishte hijerëndë, pasi dukej se kishin mbetur të braktisur nga bota, njerëz pa shtëpitë dhe tokën e tyre.
 
“Kujtesa është ajo që na mban gjallë si komb. Dhe kjo ekspozitë, këto piktura, ky libër, janë pjesë e asaj kujtese të gjallë që nuk duhet të shuhet kurrë”, tha zoti Alket Veliu, drejtues i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, duke vazhduar: Shekulli i XIX ishte një periudhë e vecantë për marrëdhëniet tona me Francën. Ishte koha kur diplomatë, konsuj, udhëtarë dhe artistë francezë zbarkuan në trojet tona dhe mbetën të mahnitur nga ajo që panë: një komb me zakone fisnike, mikpritës, me veshjet plot ngjyra dhe me krenari që nuk përkulej përpara fuqive të mëdha të kohës. Piktorët francezë që udhëtuan në Shqipëri, qoftë si pjesë e misioneve diplomatike, qoftë të udhëhequr nga kurioziteti artistik, sollën në telajot e tyre mënyrën se si ata na panë. Revolucioni grek për pavarësi, ngjarjet nga Ballkani, suljotët, bëmat e Ali Pashë Tepelenës etj. i bënë shumë piktorë që të kthenin sytë drejt një realiteti të stuhishëm.
 
Dhe këto vepra, të shpërndara sot nëpër muze dhe koleksione private në të gjithë botë, përbëjnë një dëshmi të çmuar të identitetit tonë. Këta artistë, pa e ditur, i shërbyen një misioni të madh; ata e bënë Shqipërinë të dukshme për botën, në një kohë kur ne ishim pjesë e perandorisë Osmane dhe shpesh të harruar nga hartat politike, arti francez na dha një vend në imagjinatën evropiane, thë zoti Veliu, duke përgëzuar autorin Luan Rama: I dashur Luan, ky libër nuk është thjesht një katalog i veprave të artit, por një akt i dashurisë për kombin, një hulumtim i palodhur për të nxjerrë në dritë atë që bota ka thënë për ne, dhe një dhuratë e çmuar për brezat që vijnë”.

camiko.al