Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Çamëria Sot

Promovimi i ÇAMIKO : Dy dritare të reja për çështjen çame: Zëri që nuk hesht më! – Copy

ÇAMIKO, një portal dhe podcast i dedikuar tërësisht çështjes çame. Kjo ishte edhe kryefjala që na bëri bashkë. Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” prezantoi jo një, por dy dritare të reja, një zë i ri e një adresë e re për të komunikuar me botën për atë që jemi, për atë që kemi përjetuar dhe për atë që kërkojmë me dinjitet. Me zë, me figurë, dëshmi e sy që flasin. Bashkë të mbijetuar e të rinj, me sy që shkëlqejnë e me sy që lotojnë ÇAMIKO është historia që nuk hesht, por që pret çdokënd ta dëgjojë, historitë që rrëfehen, dhe sytë që lexojnë.
 
Z.Alket Veliu tha në prezantimin e këtyre dy dritareve që hapen këtë muaj, se qershori nuk na bën bashkë vetëm për një tragjedi kombëtare, “sepse ne kujtojmë një padrejtësi ende të pambyllur, që nuk i përket vetëm një krahine, por të gjithë kombit shqiptar”. Apelit të falenderimeve, për ekipin e ÇAMIKO drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” i shtoi edhe apelin për politikën e sotme. “Po me shumë se kush këtë detyrë duhet ta ndjej shtetit shqiptar, parlamenti shqiptar ndaj edhe deputetëve të rinj që do të fillojnë punë në shtator do tju kerkoja: Mos e lini Çamërinë jashtë agjendës suaj! Heshtja nuk është zgjidhje. retorikat boshe nuk jane zgjidhje, folklorizmi politik nuk është zgjidhje. Ka ardhur koha për hapa konkretë. Ka ardhur koha që çështja çame të futet në Parlament si temë debati, si çështje kombëtare, dhe të merren vendime të drejta, në emër të dinjitetit kombëtar.
 
Është e papranueshme që prej vitesh të dëgjojmë arsyetimin se duhet të presim integrimin në Bashkimin Evropian për të folur për Çamërinë. Jo. BE nuk është strehë për heshtje. Bashkimi Evropian është bashkim vlerash – por vlera nuk ka pa dinjitet”.
“Por ajo që ka ndodhur është se politikanët janë bërë historianë, ndërsa “këmbanat”e historianëve kanë rënë në vesh të shurdhër ose janë detyruar të heshtin.
Prandaj sot bëj thirrje që qeveria shqiptare të ftojë zyrtarisht qeverinë greke për të ngritur një grup pune të përbashkët të historianëve shqiptarë dhe grekë.
Historia është shkencë – jo qëndrim politik.
Ajo ka të dhëna, ka fakte, ka dëshmi.
 
Le të ulen palët, le të vendosin në tryezë dokumentet, për të sjellë të vërtetën duke ndihmuar për ndërtimin e një të ardhme më të ndershme.”
Profesorë, studiues, akademikë e artistë u bënë pjesë e këtij eventi që prezantonte ÇAMIKO, që si dy dritare të ndryshme mban emrin e gazetarit dhe dramaturgut Arben Iljazi, gazetares Luela Myftari, por edhe Sildi Koqinit e Rezart Brahimi që në kënde të ndryshme të redaksive të ÇAMIKO janë aty për të përcjellë gjithçka që na lidh me rrënjët e që na bën të flasin gjuhën e zemrës.
 
Zëri ynë nuk do të heshtë. Ai tani ka një emër – dy dritare dhe një derë të hapur ku të gjithë janë të ftuar të hyjnë. Është ÇAMIKO!
Promovimi i ÇAMIKO : Dy dritare të reja për çështjen çame: Zëri që nuk hesht më! – Copy

Alket Veliu: Paqe nuk mund të ketë