Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Ide dhe Polemika

Çamët dhe çështja çame e shtrembëruar nga grekët Nga Fahri Xharra

Çamët dhe çështja çame e shtrembëruar nga grekët

Nga Fahri Xharra

Botimet historike greke përmbajnë të dhëna për të vërtetën e Çamërisë. Populli shqiptar i Çamërisë, pavarësisht nga disa individë që u vunë në shërbim pushtuesve, ka ndihmuar lëvizjen për çlirimin e Greqisë, duke krijuar batalionin me 300 luftëtarë së bashku me luftëtarët grekë. Pse u shtrembërua çështja çame? Sikur te Shqipëria e kohës së luftës (1941–1945) të kishte pak kujdes ndaj çështjes çame, arsyetimet greke karshi botës do të ishin më të shurdhëta. Në shtabet e rezistencës shqiptare (1941–1945) nuk punohej aspak për Çamërinë.

 

Popullsia çame filloi të organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942–1943, madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste i përbërë nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumë të tjerë. Ata punuan në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve dhe pakicave etnike liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin.

Në shkurt të vitit 1943 u krijua çeta “Çamëria” dhe pak më vonë batalioni “Çamëria”, i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konispolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit, pa dallim kombësie e shtresash shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revani, në Theojefira, në Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë.

 

Sa ishte e involvuar Shqipëria në këto rrjedha që u përmendën më lart? Botimet historike greke përmbajnë të dhëna për të vërtetën e Çamërisë. Populli shqiptar i Çamërisë e ka ndihmuar lëvizjen për çlirimin e Greqisë, duke krijuar batalionin me 300 luftëtarë së bashku me luftëtarët grekë. Por prapë se prapë, krimet monstruoze që ndodhën ndaj popullit shqiptar të Çamërisë e kanë burimin në gjithë strukturën e ideologjisë greke shoviniste të atyre forcave që ushqenin një urrejtje ndaj shqiptarëve e shqiptarizmit në tërësi dhe që kishin për qëllim grabitjen e territoreve të saj.