Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Çamëria Sot #Figura të Shquara #Histori #Lajmet e Fundit

NDERIM THEMELUESVE TË SHOQATËS PATRIOTIKE ÇAMËRIA – KUSH ISHTE ABAZ DOJAKA, KRYETAR I PARË I SHP “ÇAMËRIA”

NDERIM THEMELUESVE TË SHOQATËS PATRIOTIKE ÇAMËRIA

Në 35 vjetorin e krijimit të Shoqatës Patriotike Çamëria, Çamiko.al do të publikojë gjatë muajit janar 2026 emrat e nderuar dhe biografitë e nismëtarëve dhe themeluesve të Shoqatës, të cilat janë bërë emblema të komuniteit çam duke frymëzuar brezin e ri me principet e larta të sakrificës, humanizmit dhe patriotizmit, duke ruajtur pafundësisht të gjallë ëndërrën e Çamërisë dhe perspektivën e rikthimit në vatrën amtare.

***

Në lëvizjen për krijimin e Shoqatës Patriotike Çamëria u përfshinë shumë emra të spikatur të komunitetit si: Abaz Dojaka, etnograf, Hilmi Saqe, inxhinier, së bashku me vëllain e tij, Lutfi Saqe, pedagog, vëllezërit Ilmi Kasemi, skulptor, dhe Petrit Kasemi, pedagog, Ferhat Sejko, mjek, Sali Bollati, inxhinier, Emin Sejko, Arshin Rexha gazetar, Hasan Minga historian, Petrit Demi historian, Gazali Sejko, jurist, Hasan Musaj kaldaist, Jaho Saliu ushtarak, Martin Demi arsimtar, Rexhep Çami elektricist, Ramazan Banushi pensionist, Bejdo Mehmeti mjek, Daut Xhaferi oficer, dhe katër pesë – ditë më vonë iu bashkuan këtij grupi Nexhat Merxhushi, mësues dhe historian, Fatos Mero Rrapaj folklorist, Laurant Bicaj pedagog e historian, Ballkize Halili gazetare, Ibrahim Hoxha historian, Gjin Varfi piktor etj. Falë bashkimit të gjithë shqiptarëve të Çamërisë, më 10 Janar 1991 u njoftua themelimi i Shoqërisë Çamëria. Vendimi për miratimin nga Ministria e Drejtësisë, mbante firmën e ministrit Enver Halili.

Logon e Shoqatës e ideoi dhe e realizoi grafikisht piktori Gjin Varfi, biri i shkrimtarit të njohur Andrea Varfi. Menjëhërë në Tiranë dhe në rrethe filloi organizimi. U krijuan 27 degë, gati në gjithë Shqipërinë.

Jo më pak kontribut kanë dhënë dhe rrethet. Në Vlorë: Fadil Zeqiri, Hajri Xhemali, Doktor Abdullai, Skënder Beqiri etj. Në Sarandë: Skënder Bajrami, Hekuran Halili, Nuredin Çapari, Nuredin Izeti, etj. Në Fier: Agush Veliu, Naim Dalipi, etj. Në Durrës: Masar Rushiti, Ismail Hamiti, Avdul Sulejmani, Adem Hyseni, Safet Cino etj. Në Delvinë: Fuat Omeri, Sami Maksuti, Vera Çeço. Në Konispol Ali Maliqi. Në Ksamil Luan Zeneli. Në Elbasan punoi me devotshmeri patrioti Daman Sinani, i cili u zgjodh edhe Nënkryetar i Shoqatës, duke mos perjashtuar dhe Emine Sadikun dhe Hyqmet Zanen. Në Lushnje Xhelo Zeqiri dhe Zeneli. Në Kavajë Hasan Tahiri. Në Shijak Subi Dino etj.

Nga fundi i muajit janar 1991, në Pallatin e Madh të Kulturës në Tiranë u organizua një mbledhje me pjesëmarrje të gjerë, për të zgjedhur drejtuesit definitivë të shoqatës. Abaz Dojaka u zgjodh kryetar, Daman Sinani Nënkryetar dhe Arshin Rexha Sekretar i Përgjithshëm. Procesi i zgjedhjes së drejtuesve u bë duke respektuar Statutin, me vota te fshehta dhe në mënyrën më demokratike.

KUSH ISHTE ABAZ DOJAKA, KRYETAR I PARË I SHP “ÇAMËRIA”

Abaz Dojaka lindi më 24 shkurt 1934 në një familje atdhetarësh në Filat, Çamëri.  Më 1944, periudhë kur po përgatiteshin të fillonin masakrat zerviste në Çamëri, familja e Abazit u detyrua të largohej dhe u vendos fillimisht në Delvinë e mandej u vendosën përfundimisht në Tiranë.

Në  Shqipëri Abazit iu dha mundësia të shkollohej. Në vitin 1958 ai u diplomua në Universitetin e Tiranës, në degën e Historisë dhe filloi punë në Institutin e Kulturës Popullore, fillimisht si etnograf e më vonë si shef sektori i kulturës shoqërore, detyrë që e kreu deri në fund të jetës.

Me punë të madhe si studiues dhe nëpërmjet botimeve të shumta arriti të fitonte gradën “Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor (Docent). Nëpër vite ka botuar shumë libra me studime e dhjetëra e dhjetëra artikuj në shtypin e kohës për etnografinë dhe folklorin shqiptar. “Veshje Popullore në rrethin e Kolonjës, studime, 1962.

  • “Enë dhe orendi të Labërisë”, studime, 1963,
  • “Mjetet e peshkimit në Bregun e Bunës”, studime, 1966.
  • “Dasma çame”, studime, 1966.
  • “Pozita e gruas në familje në zonat malore të Shqipërisë”, 1968.
  • “Pozita e gruas në familje e shoqëri në krahinën e Zagorisë”, 1969.
  • “Arti Popullor në Shqipëri”, përmbledhje studimesh, 1976.
  • “Dasma në Shqipëri”, studime, 1983.
  • “Veshje Popullore Shqiptare”, studime, 1985.
  • “Struktura dhe organizimi i familjes, Shpati i Sipërm”, studime, 1987.
  • “Veshjet popullore në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës”, studime, 1988.
  • “Fakte prej tragjedisë çame”, studim, 1991, etj., etj.

Abaz Dojaka udhëhoqi grupin nismëtar për krijimin e Shoqatës Patriotike “Çameria” dhe drejtoi grupin e punës për hartimin dhe miratimin e programit të saj politik.
U zgjodh kryetari i saj i parë, me vota të fshehta, në mënyrën më demokratike.

Dijaka e drejtoi shoqatën me shumë urtësi, duke u ballafaquar me segmente të politikës shqiptare dhe faktorë ndërkombëtarë. Me qetësi e dije, me fuqi argumentuese , ka propoganduar fort të drejtën e popullsise çame per t’u rikthyer në vatrat amtare.
Janë të shumta takimet e tij të përmallshme dhe mbresëlënëse për sensibilizimin ndaj çështjes çame në tërë Shqipërinë, ku jetonte komuniteti çam, në Delvinë, Sarandë, Vlorë, Fier, Lushnje, Elbasan, Kavajë,  Durrës, Tiranë.

Ai i degjonte pjesëtarët e komunitetit me një durim të jashtëzakonshëm dhe me urtësinë e tij proverbiale.

Në periudhën kur SHPA ”Çamëria” e drejtonte docent Abas Dojaka, ka pasur relativisht shumë veprimtari brenda dhe jashtë Shqipërisë, për zgjidhjen e problemit të madh çam. Në takimet me personalitete të shteteve të ndryshme dhe ambasadat e tyre në Tiranë, shpesh pyetja e parë qe u vinte në mendje atyre ishte: Sa është numri i popullsisë së Çamërisë, që jeton sot në shtetin shqiptar? Ky veprim i SHPA ”Çamëria” në dokumentimin popullisë sonë ishte i domosdoshëm, dhe u krye nën drejtimin e Krytarit të parë të saj – Docent Abaz Dojaka.

Abaz Dojaka u shua papritur, më 22 qershor të vitit 1993, pas një sëmundjeje të rëndë. Ai ishte një prijës vërtet i denjë dhe fisnik i komunitetit çam në Shqipëri, frymëzues i idealit çam dhe i çështjes çame.

 

NDERIM THEMELUESVE TË SHOQATËS PATRIOTIKE ÇAMËRIA  –  KUSH ISHTE ABAZ DOJAKA, KRYETAR I PARË I SHP “ÇAMËRIA”

Arshin Rexha, jo vetëm themelues i Shoqatës