Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Histori

Si u ngrit Çeta “Çamëria”, që luftoi kundër fashizmit Nga Arben Iliazi

Shumica dërrmuese e popullsisë shqiptare në Çamëri ishte rreshtuar përkrah forcave të majta të rezistencës EAM-ELAS, duke përkrahur pa rezerva luftën për çlirim nga pushtuesit italian dhe gjerman. Popullsia çame filloi të organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943, madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste, i përbërë nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi Braho Karasani, Sami Alushi, Musa Demi, Tahir Demi, Petrit Demi, Vehip Huso, Qemal Vërsela, Myfit Sejko, Taho Sejko e shumë të tjerë. Ata punuan në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin.


Në 2 shkurt të vitit 1943 në fashatin Markat u krijua çeta “Çamëria”, e cila ishte e para çetë jo vetëm në krahinën e Konispolit, por edhe në Delvinë, minoritet, bregdet, Rrezomë e Sarandë. Ditët e para të krijimit të saj, Çeta Çameria kishte në radhët e saj 50-60 veta dhe më vonë ky numër u rrit në 350. Komanda e çetës përbëhej nga: Komandant çete Haki Rushiti, Zv/komandant Muharrem Demi, Komisar Taho Sejko, Zv/komisar Sami Murati, Komandant prapavije Ramadan Zejno.

“Nën drejtimin e njerëzve patriotë Rexho Plaku, Haki Rushiti të komunës Markat, të Taho Sejkos, që ishte kryetar i komunës Pandalejmon, patriotë nga gjithë krahinat u mblodhën në 26 Janar 1943 në shtëpinë e Azem Mungës në Markat, ku vendosën që të krijohet çeta partizane dhe vëndi më i përshtatshëm u gjet Markati. Kështu më 2 Shkurt të vitit 1943 në kodrën e Bregut të Mënit, u mblodhën 34 burra të krahinës dhe formuan çetën partizane “Çamëria”, dhe për drejtimin e saj, me vota unanime, u zgjodh patrioti çam Haki Rushiti nga Konispoli”, shkruan studiuesi nga Markati, Musa Kola.


Ndërsa partizani i parë në çetën “Çamëria”, Ibrahim Daut Hoxha, lindur më 15 prill 1923 në Konispol, e ka të dokumentuar krijimin e Çetës Çamëria në librat e tij me kujtime. Në një shkrim me titull “Si u ngrit Çeta ‘Çamëria’ që luftoi kundër fashizmit”, Ibrahim D. Hoxha shkruan: “Në zbatim të vendimit të 15-16 janarit 1943 të Këshillit Nacionalçlirimtar më 1 shkurt 1943, në Çamërinë e brenda kufirit shtetëror me kryeqendër Konispolin, u ngrit çeta partizane me emrin e krahinës përkatëse: «Çamëria» me komandant ish-kapiten Haki Rushit Shehun nga Konispoli, n/komandant Taho Mehmet Sejkon nga Filati e komisar Sami Haxhi Murat Kapetanin nga Spatari; intendent Muharrem Demin nga Filati. Krahas Kasëm Demit e Teme Sejkos, luftonin dhe Qamil Buxheli, Selim Islami, Myfit Sejko e shumë të tjerë. Me detyrën e zv/komisarit s’u ngarkua kush, sepse i ngarkuari me këtë detyrë duhet të ishte doemos anëtar partie. Pjesëtarët e çetës, si u mobilizuan 200 partizanë.”


Pjesëtarët e parë të çetës u bënë konispolitët: Abaz Adem Shehu, Abdul Resul Mero Dallja, Alush Shaban Beqir Kuçuku, Hajri Resul Mane, Ibrahim Daut Hoxha, Kaso Abaz Shehu, Kupe Usni Tatari (Sadedini), Mehmet Jasin Kareçi, Mero Ali Plaku, Muço Ali Brahimi, Muho Jasin Kareçi, Ramadan Ilmaz Zejnua, Resul Sheqiri, Sejko Jakup Garbiu, Skënder Rexhep Taka, Telo Ali Plaku dhe Xhevdet Shaban Kasimi. Nga Lopsi, Izet Malo Kondua. Nga Markati: Dalan Rustem Nelaj, Ismail Zejnel Nelaj, Lame Hamza Idrizi, Ruham Dahri Dauti, Xhemo Malo Murtua dhe Xhevit Cene Dalani. Nga Ninati, Musa Shero Musai. Nga Pandalejmoni, Hasan Merua. Nga Janjari: Abaz Mero Rumani e Shahin Çufe Sherua. Krahas këtyre në Konispol fshehtazi filluan bashkëveprimin me çetën: Feim Ali Memkua, Izet Sadik Sheqiri, Qemal Emin Kuçuku, Shefqet Sulejman Mushi dhe Xhevit Resul Mero Dallja. Këtyre iu shtua pas disa ditësh edhe Xhevdet Shaban Kasimi, të cilit iu ngarkua detyra e ndërlidhësit: komandë çete – këshillë Nacionalçlirimtar, si dhe ajo e informatorit. Ndërsa nëpër fshatra në lidhje me çetën ishin plot veprimtarë të tjerë; ndër më të rëndësishmit e tyre ishin: në Dishat, Hazbi Madan Sharreti; në Markat, Azem Munga e Mezan Xhelua; në Ninat, Omer Ali Meleqi e Merso Birbili; në Janjar, Demo Fejzua e Ibrahim Binozi; në Shalës vëllezërit: Hamit, Nustret, Sali, e Shuhan Shaban Kondua dhe Sheqir Halili; në Vërvë, Ismail Zete Brahua dhe vëllezërit Jonuz e Seit Purrizua.

Ditët në vijim vazhduan të vraponin në çetë pandërprerje luftëtarë të tjerë, ndër ta edhe Ali Ahmet Mushi prej Lopsi, Alush Mahmut Lazja nga Dishati, Ferik Islam Çaçani, Ilmi Abaz Rumani e Shero Brahimi nga Janjari. Izet Sadik Sheqiri e Malo Xhelo Zejnua nga Konispoli. Sabri Hamza Idrizi nga Markati etj. Më 24.2.1943 në çetë prej Konispoli arritën 19 vetë, 14 ushtarakë: n/toger Tefik Dine Korrua, Damin Ali Korrua, Gani Selman Korrua, Hazbi Ali Korrua, Sefer Habib Labi – të gjithë prej Konispoli- dhe: Abdi Ali Ziguri, Halil Azem Munga, Isuf Muharrem Hoxha, Rushan Kakaçi e Veliko Muskli Rexhua, të 5 nga Markati. Halil Çaka e Sami Tushi nga Shalësi, Rushit Demua nga Vërva dhe një djalë flokëkuq nga Mazrrekët, që 3-4 muaj më pas u dërgua në batalionin «Asim Zeneli».


Ushtarakët e sapopërmendur ikën fshehtazi nga kompania e milicisë ushtarake e vendosur 2-3 javë më parë në Konispol si përforcim i përqëndrimit ushtarak italian atje. Tok me ta arritën edhe 5 civilë të armatosur: Hasef Tarja, Neshat Rushiti dhe Tefik Ruçu nga Konispoli, si dhe Shaban Dalipi e Zejnel Hasani nga Mazrrekët. Brenda muajit shkurt çeta “Çamëria” i kaloi të 100 luftëtarët dhe deri më 12.3.1943 ajo arriti në 220 pjesëmarrës. Ndërkaq –qysh në fillim- nëpër fshatrat e krahinës në dobi të çetës vepronin edhe konispolitët: Rexhep Mero Nushi, Izet Hamza Berishaj, Bujar Shehu dhe Hasan Niko Lati.