Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Autoktoni

Selman Sheme: 𝐄𝐩𝐢𝐫𝐢 𝐢 𝐣𝐮𝐠𝐮𝐭, 𝐂̧𝐚𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐚 – Vështrim Gjeografik

Në Jugperëndim të Gadishullit të Ballkanit, gjatë brigjeve lindore të detit Jon, nga liqeni i Butrintit dhe Lumi i Pavllës në veri dhe deri në gjirin e Artës në jug, shtrihet një trevë me tipare të veçanta të peisazhit dhe të popullimit human që e diferencojnë nga rajonet përreth.

 

Kjo krahinë njihet nga populli me emrin Çamëri për vendin dhe çamë për banorët e tij ose siç gjendet në literaturën e ditëve të sotme Epir i jugut për vendin dhe epiriotë për banorët.

 

Epiri identifikohet me një krahinë të madhe të shtrirë nga gjiri i Artës në jug deri në atë të Vlorës në veri. Çamëria mbeti në shtrirjen gjeografike nga gjiri i Artës në jug deri në Sarandë në veri. Kështu bashkëjetuan këta emra për të shprehur një krahinë të madhe si kryenjësi dhe një krahinë më të vogël si nënnjësi.

 

Ndryshimi i toponimeve është bërë në forma të ndryshme për qëllime të ndryshme. Ndërsa ‘Çamëria’ vijon të përdoret nga populli dhe literatura shqiptare(?), emri ‘Epir’ përdoret kryesisht në literaturën greke për një arsye madhore. Pasi aneksuan Epirin e jugut (Çamërinë) ky emër i ngjallte aspirata edhe për ankesimin e Epirit të Veriut (të famshmit Vorioepir), të cilin e synojnë edhe sot. Me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në vitin 1913, rripi verior i Çamërisë i përbërë nga 7 fshatra me në qendër Konispolin, i mbati Shqipërisë, ndërsa qendrat kryesore të banimit si Filati, Gumenica, Paramithia, Margëlliçi dhe Parga u përfshinë në hartën e shtetit grek. Çamëria ose Epiri i Jugut përbën një regjion me tipare origjinale të peisazhit gjeografik. Qielli i kaltër, ajri i pastër, kontrastet e mëdha të ngjyrave, rrezatimi diellor intensiv gjatë gjithë vitit, iu ka dhënë një bukuri dhe diversitet peisazheve gjeografike dhe një zhvillim harmonik fizik banorëve të kësaj treve. Banorët e Çamërisë janë marrë më tepër me bujqësi dhe me blegtori. Ka qenë e zhvilluar edhe kultura e ullirit dhe e agrumeve . Vendbanimet kanë qenë të grumbulluara me shtëpi dykatëshe të ndërtuara prej guri.

Mjedisi gjeografik dhe resurset natyrore të begata kanë favorizuar popullimin human të krahinës që në prehistori dhe në vazhdimësinë e jetës qytetare në të gjitha periudhat historike.

Bazuar në teoritë e njohura të shtimit natyror normal të popullsisë rezulton që në periudhën 1951-2013 popullsia të jetë rritur në rreth 4.5 herë duke arritur kështu në 105 000 banorë. Kjo popullsi autoktone shqiptare përbën sot rreth 1/3 e popullsisë së Epirit. Po të llogaritet edhe popullsia çame që që banon në shtetin amë, Shqipëri rreth 300 000 banorë (sa shumë që jemi) rezulton që numri i përgjithshëm i popullsisë shqiptare autoktone të Çamërisë arrin në 405 000 banorë.

_______________________________________________________________________

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1980, Zëri: ‘Çamëria’, fq. 149

Prof. Dr. Selman Sheme