Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Gjenocid/Dëshmi

Dëshmia e Rushit Bako, Xhumi Sako, Shemice Ferhat, Fatime Ahmet, Elmaz Muftar, të mbijetuar të masakrave

Dëshmia e Rushit Bako, Xhumi Sako, Shemice Ferhat, Fatime Ahmet, Elmaz Muftar, të mbijetuar të masakrave

Dëshmi

“Omer Muratin e torturuan duke i prerë këmbët, duartë dhe më në fund e thernë duke e rjepur si berr, Sali Muhedin e thertin në shkollë, Rexho Berberin me gjithë grua dhe kalamanjë që i therën si bakti në shtëpi të tij, Braho Bollati me gjithë grua, dy djemtë nga 13 vjeç dhe vajza katër muajshe dhe babanë e tij duke i therur dhe këta si berra, djalin e Muhtiut Xheitin të cilin e therrën në shkollë dhe babanë e tij Muhtiu i Paramithisë Hasan Avdulla me gjithë gruan dhe një çupë të vogël 8 vjeç, të cilët i vranë në obor të shtëpisë. Haxhi Shehun, të cilin passi e torturuan shumë e vranë dhe e varën dhe në Pazar, duke shkuar të gjith ushtarët dhe e pështynin, Sali Mustafa Pronjo, të cilit i nxuarnë sytë dhe e varën në mes të pazarit, po ashtu dhe motrën e tij Fatime të cilën e thernë dhe e ngjitën me perona në mur dhe vllanë Veib Mustafanë të cilin e vranë me pushkë, Hoxhën e Dragomisë, Husen Vejsel të cilin e gjetnë në tavan të shtëpisë e huadhnë nga penxherja që ra plasur për tokë dhe pastaj e muarnë për t’a çuar në xhami duke e torturuar me thika…”

 

D e k l l a r a t ë

 

Të nënëshkruarit, dekllarojmë se në ngjarjen e Paramithisë kemi qenë vetë në vend dhe i kemi parë vetë masakrat që janë kryer në kuriz të popullit të qytetit t’onë.

Të Martën mëngjez 27 Qershor 1944 erdhën në qytetin t’onë trupat zerviste të veshur me uniformën e mbretit dhe na nga frika shkuam në shtëpira. Komanda lëshoi urdhër që gjithë çamërit të dalin dhe të hapin duqanet se nuk kanë për të pësuar asgjë. Ahere ne duallmë dhe hapëm duqanet passi kishte folur dhe tellalli dhe po në këtë kohë prapë telllali foli që kush ka armë të dorëzoj, dhe ne të gjithë i dorëzuam. Pas dreke po të Martën tellali foli që të gjithë kristianët dhe muslimanët të shkojnë nëpër shtëpira dhe asnjë të mos lëvizi. Pastaj nxuarnë pak ushtarë dhe vëndësit, të cilat me të arritur trupat u veshën ushtarë, dhe kudo që ishin çamër muslimanë i mblodhën në shkollë. Për tërë natën na mbajtën në shkollë duke na rahur me dru. Të mërkurën në mëngjez bënë sulm nëpër shtëpira për të grabitur plaçkë duke rahur gratë dhe ju kërkonin para me një mijë të _____tura, dhe që gratë me gjithëse shkonin për t’u ankuar; komanda thoshte se s’kam ç’tu bëjë. Të martën në mes natë filluan masakrimin e atyre që kishin kapur ditën dhe që numri i tyre arrin më se 90 veta, burra në shumicë, gra të pakta dhe fëmij katër muajsh p.sh. Omer Muratin e torturuan duke i prerë këmbët, duartë dhe më në fund e thernë duke e rjepur si berr, Sali Muhedin e thertin në shkollë, Rexho Berberin me gjithë grua dhe kalamanjë që i therën si bakti në shtëpi të tij, Braho Bollati me gjithë grua, dy djemtë nga 13 vjeç dhe vajza katër muajshe dhe babanë e tij duke i therur dhe këta si berra, djalin e Muhtiut Xheitin të cilin e therrën në shkollë dhe babanë e tij Muhtiu i Paramithisë Hasan Avdulla me gjithë gruan dhe një çupë të vogël 8 vjeç, të cilët i vranë në obor të shtëpisë. Haxhi Shehun, të cilin passi e torturuan shumë e vranë dhe e varën dhe në Pazar, duke shkuar të gjith ushtarët dhe e pështynin, Sali Mustafa Pronjo, të cilit i nxuarnë sytë dhe e varën në mes të pazarit, po ashtu dhe motrën e tij Fatime të cilën e thernë dhe e ngjitën me perona në mur dhe vllanë Veib Mustafanë të cilin e vranë me pushkë, Hoxhën e Dragomisë, Husen Vejsel të cilin e gjetnë në tavan të shtëpisë e huadhnë nga penxherja që ra plasur për tokë dhe pastaj e muarnë për t’a çuar në xhami duke e torturuar me thika dhe që nuk mundi të harinte dot në xhami pse vdiqi në rrugë; po kështu djalin e therën me thikë, Vejselin. Më vonë e gjetnë familjen e të përmëndurit të fshehur në grave dhe e friksuan që ata të bëheshin të krishterë dhe që një çupë e tij, Mevludie 20 vjeçe e vaftisën dhe e morri Kiço Joti nga Popova për grua, dhe çupa nga frika mbajti atje dhe mëmën dhe motrën e saj, të cilat ndodhen edhe sot e kësaj dite atje; Dajlan Rakip nga Dragomia e gjen në tavan dhe e ropnë si bakti. Përveç këtyre që u torturuan së tepërmi u vranë me thika edhe Ferhat Muhedin, Nuh Muhedin, Haki Muhtar, Isuf Pronjo, Shaban Gazeri, Xhep Breka, Vejsel Breka, Kup Kasim, Tahir Kashi, Tahir Salica, Maksut Beqiri, Jakup Beqiri, Zurdi Osman, Tefik Tare, Sulo Tare, Sami Asim, Mehmet Husejn, Esat Arif, Enver Arif, Xhevdet Arap, Haki Çafa Mila, Agako Bollati, Man Bollati, Nuh Bollati, Qani Bollati, Fuat Bollati, Beqir Husen, Gani Bako, Abedin Bako, Xhelal Emini, Muzafer Emin, Veli Pronjo, Abedin Pronjo, Mehmet Pronjo, Malo Kipe, Azem Pronjo dhe shumë të tjerë ndërmjet të cilëve në Dragomi 60-70 veta gra, burra, fëmijë etj. Po kështu edhe në Kardhiq janë vrarë më tepër se gjysma e fshatit të cilët kishin ardhur në Paramithi të prishur më parë nga trupat e Zervës.

Komandanti i trupave ishte Kranjaj, Nënkolonel, Kristo Stavropulli, prokuror i Gjyqit, Lefter Strugari, Tel Strugari, Taq Strugari, Haris Cono, Petro Bazako, ______ Bazako, Nikolla Cono, Andon Doko, Gjel Doko, Shomo Belaxhi, Shomo Lebshi, Papa Andoni, Tas Mano, Gaq Mano të gjithë këta nga Paramithia që ishin në krye të masakrave dhe që bën të nëdhëdhjet e nëndat. Përveç këtyre nga fshatrat Niko Thanasi nga Popova, Kiço Çakareli, Thimjo Kurti, Gaq Berbi, Spiro Kurti, Dr. Oficer toger, Sotir Zorkadhi oficer, Andrea Kutupi oficer toger, Jan Vllahos, Jan Miçi, Dhimo Pasko oficer, Gaq Pa______, Aleko Kasapi, Koço Nikolla oficer toger, Foto Sterjo oficer, Kosta Nikolla oficer, Irakli Suloti oficer, të gjithë këta nga fshatrat Dragomi, Popovë, Lefterohor, Logat dhe Venik dhe udhëheqës. Pas të gjitha këtyre masakrave, gratë që qëndruan atje hoqën të njëmij e njëtat dhe nga 440 gra dhe fëmijë brenda pesë muajve u katandisën __20. Nga këto gra, të cilat u përcuallnë për në kufirin shqiptar me anë të benzinatës dhe një pjesë erdhi në këmbë dhe që nga këto shpëtuan 90 nga të 164 dhe që shkaktar është oficer Karapeço dhe që gjat udhëtimit vuajtin mjaft duke u marrë gjithë rrobat.

Dekllarusit

1) Rushit Bako

2) Mustafa _____

3) Xhumi Sako

4) Shemice Ferhat

5) Fatime Ahmet

6) Elmaz Muftar

Vlorë

Dëshmia e Rushit Bako, Xhumi Sako, Shemice Ferhat, Fatime Ahmet, Elmaz Muftar, të mbijetuar të masakrave

Dëshmia e Halit Mehmetit, i mbijetuar i

Dëshmia e Rushit Bako, Xhumi Sako, Shemice Ferhat, Fatime Ahmet, Elmaz Muftar, të mbijetuar të masakrave

Dëshmia e Medine Mankos, e mbijetuar e