Deputeti i Grupit parlamentar të PD-së, Vangjel Dule nuk e braktis misionin prej shërbëtori të qarqeve anti-shqiptare greke dhe është në një linjë me Fredi Belerin (i dënuar me 3 vite burg për dhunimin e simbole kombëtare shqiptare) dhe organizatat famëkeqe vorioepirote.
Historiani Arben Llalla ka publikuar foto të Dules e Belerit, pas të cilëve qëndron flamuri i aneksimit të jugut të Shqipërisë. Kjo nuk është hera e parë që deputeti Dule dhe “eurodeputeti” Beleri, shihen qartë me flamurin e “autonomisë së Vorioepirit”. Ata që i njohin dinë shumë fakte për ta, nga shërbimet që ata kanë bërë për interesat e qarqeve shoviniste të lëvizjes së “Vorio Epirit”. Përsa i përket “eurodeputetit” Beleri, i bëjmë apel Parlamentit Evropian, Këshilli Evropian dhe Komisionit Evropian, të mos bëjnë sehir! Ndërsa Dules i rikujtojmë se: Si ligjvënës i Kuvendit të Shqipërisë, Dule e di fare mirë që aktivitetet nën këtë Flamur cënojnë integritetin e vendit dhe përbëjnë me një sulm antikushtetutës. Neni 221 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, thotë: përhapja e propagandës, me qëllim nxitjen e luftës agresive, urrejtjes kombëatre ose ndëretnike, cënimit të kufijve shtetërorë ose të rendit kushtetues, dënohet me burgim deri në 10 vjet”.
Ajo që bën përshtypje është se lëvizja Vorio-Epirote, përmes programit dhe idesë që përfaqëson, në vitet e tranzicionit demokratik shqiptar, ka ardhur duke marrë forma legale, si rrjedhojë e qëndrimit përulës e tolerues të institucioneve të shtetit shqiptar.
Këtu është fjala edhe për forcat politike, që kanë përfaqësuar të djathtën apo të majtën, gjatë këtij tranzicioni, dhe i kanë pranuar në heshtje qëndrimet e “kanakarit” Dule, për një grusht të vogël votash.
Partisë demokratike dhe grupit parlamentar të PD-së, ku Dulja bën pjesë së fundi, si aleat dhe si deputet i listës, i zgjedhur me votat e demokratëve, i takon të mbajë qëndrim në një rast si ky dhe të mos tregojë dobësi, sic veproi me ish kandidatin e saj Fredi Belerin, në zgjedhjet e 14 majit 2023 në Himarë. Veprime dhe qëndrime të tilla, de facto, komprometojnë krejt pozitën e opozitës në politikën shqiptare. Ato nuk i shërbejnë interesave kombëtare.

