Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini dhe akademia “Rrënjët Shqiptare” kanë hapur në bashkëpunim ekspozitën “Vështrim Historik Etnokulturor Pellazgjia-Epiri-Thesprotia-Çamëria”, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek presidenca, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Kjo ekspozitë paraqet Epirin qysh nga koha që dokumentohet historia, si ajo e Trojës e deri në vitin 1920, 3000 vjet. Në hartat e ekspozuara jepet me kufij të qartë, të plotë, historia nga Arta deri në Vjosë, herë-herë deri në Lezhë, si territor pellazg, epirot, çam, alban, por asnjëherë me përkatësi helene apo greke.







