Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Gjenocid/Dëshmi

Dëshmia Mehdi Mete Arapi, i mbijetuar i masakrave

Dëshmia Mehdi Mete Arapi, i mbijetuar i masakrave

Dëshmi

D E K L L A R A T Ë

I nënëshkruari Mehdi Mete Arapi nga fshati Spatar i Filatit të Çamërisë dekllaroj se:

            5-6 ditë përpara se hynin zervistat në Filat, tregtari Thodhor Kallariqoti dhe robaqepësi Mitro Sotir Gulla, të dy banues në Filat, duke shfrytëzuar miqësin që kanë patur me mua, më thanë që mos të largohem nga Filati dhe më siguruan me fjalë se nuk do të pësonim gjë. Nga ana tjetër, Komandantat Zervistë që akoma ndodheshin në fshatin Qeramicë të Filatit i dërgonin letra Abdul Nuçes nga fshati im Spatar që mos të largoheni nga fshati se jeta, nderi dhe pasurija jonë do t’ishin të siguruara. Unë duke besuar në këto qëndrova në vënd bashkë me fshatarët e mijë dhe me familjen t’ime.

            Më 23 Shtator 1944, ditë e Prëmte, 50-60 ushtarë zervistë, të Komanduar nga oficeri i quajtun Ruko nga Zagori i Janinës hynë në fshatin t’im Spatar dhe na thanë mos të kemi frikë se nuk do të pësonim kurgjë. Këta ushtarë çarmatosën të gjithë fshatarët e mijë dhe qëndruan të qetë deri të nesërmen në drekë, kur erdhi një bataljon Ushtarësh zervista nën Komandën e Lefter Strugarit etj. – Sa hyri në Spatar Bataljoni i Lefter Strugarit, grupe ushtarësh të këtij Bataljoni u shpërndanë nëpër shtëpija dhe filluan të grabitin e të masakrojnë fshatarët e mijë si edhe popullsi nga fshatrat e tjera që ishin grumbulluar në fshatin t’onë. Vranë një shumicë të madhe, si nga fshatarët e mijë ashtu edhe nga fshatrat e tjera të Çamërisë që ishin grumbulluar në Spatar dhe një pjesë tjetër prej 30-32 vetash i shoqëruan në Filat, të cilët i vranë në fushë të Filatit. Kur hyri Bataljoni i lart-përmëndur në Spatar, në një kohë kur vriteshin njerëzit si berrat, unë vetë i tretë vëlla me gjithë familjen qëndrova në shtëpi i fshehur, ku erdhën dy tre ushtarë dhe kërkuan të holla. Gruaja ime nxori një pendeliro me (5 lirëshe Turke) dhe ia dha njerit prej tyre, të cilët duallnë pa na bërë ndonjë të keqe. Në një kohë prej nji orë e gjysëm, grupe të ndryshme Ushtarësh hynin dhe dilnin në shtëpin t’ime, merrnin ç’gjenin dhe kërkonin të holla. Pastaj erdhi n’oborin t’im një llohi (reshter) vetë i shtatë, i cili kishte me vehte Nëndë Çamër nga krahina e Gumenicës dhe më kërkoj mua me emër dhe vëllezërit e mijë. Unë dolla nga shtëpija me gjithë vëllezërit dhe takova me ‘të, i cili më kërcënoj me vrasje në qoftë se unë nuk do t’i jepsha të holla. Unë nga frika i dhashë 30 lira turke dhe sterlina, por në këtë çast vëllaj i im Lame Mete i tha: “Pse na bëni gjithë këto të këqija?”. Ay, llohija, iu përgjegj: “Nuk do të lë Shqiptar pa vrarë” dhe nxori thikën dhe e shpoj në pjesën e hundës midis syve. Familja që ndodhej brënda në shtëpi ia vunë ulurimës; nana ime dolli në penxhere dhe i-u lut ushtarve që mos të na vrisnin se do t’u jepte ajo të gjitha të hollat që kishte. Llohija më mori mua dhe më shpuri brënda te nana e ime e cila i dha 220 Lira turku dhe napolona flori. Ay-i tha se mua dhe vëllezërit e mijë do të na çonte sagllam deri në Filat. Po në këtë kohë ushtarë të tjerë që kishin hyrë në dhomat e tjera të shtëpisë s’ime kishin zënë kunatën t’ime (njerën nga të dyja kunatat) dhe mbasi e frikësuan ajo tregoj se kishte një pesë lirëshe amerikane, të lidhur në brez. Ata pa pritur që kjo t’ia u dorëzonte i prenë rrobat e trupit me thikë dhe i gjetën pesë lirëshen, të cilën ia muar. Kunata ime e dytë e quajtun Sheko Vehip Mete ua dorëzoj pesë lirëshen e sajë pa pritur që ushtarët zervista t’ia merrnin vetë. Pas kësaj më muarnë mua, dy vëllezërit e mijë dhe nëndë personat që kishin t’arestuar n’oborin t’im dhe na shoqëruan për në Filat. Udhës, në vështin e Avdul Nurçes, në vëndin e quajtun “Bregez”, na ndalën dhe mbasi na mënjanuan neve të tre vëllezërit, qëlluan me pushkë, duke marrë për shënjë kokët e 9 të shoqëruarvet të tjerë. Unë me dy vëllezërit e mi qëndruam më këmbë dhe prisnin çdo të bëheshim. Neve që mbetëm të terorizuar, pa na thënë kurgjë, vazhduan të na shoqërojnë për në Filat. Gjat udhës pashë në vënde të ndryshme 27 kufoma të vrarësh. Disa prej këtyre i njoha. Këta janë: Madan Arifi, Ahmet Sulejmani, të dy nga Spatari, Sherif Dama nga Sollopija etj.

            Arijtëm në Filat me të tre vëllezërit të shoqëruar nga llohija, i cili na pyeti se ku do të shkonim. Neve i thamë të na çojë në shtëpi të Mitro Gullës, ku na shoqëroj deri në oborin e tijë, por atje dolli një djalë dhe na tha se duhesh t’iknim andej, për ndryshe do të na vrisnin ushtarët zervista që kishin brënda në shtëpi. – Llohija iku dhe mbasi na la neve të lirë shkoj në shtëpin t’ime në Spatar, ku gjeti nanën t’ime dhe i kërkoj të holla të tjera, por ajo nuk kishte më të holla që t’i jepte. Atëhere ky e vrau edhe plakën 85 vjeçare.

            Neve të tre vëllezërit, mbassi nuk na pranoj Mitro Gulla të na merrte nën mbrojtje, shkuam në shtëpi të Thodhori Kallariqotit, por edhe ky nuk na pranoj në shtëpi; Na çoi në bahçen e tijë dhe na tha t’iknim në Shqipëri se ndryshe do të na gjente vdekja nga zervistat. Neve ikëm dhe duke përfituar nga erësira e natës mundëm t’arrijmë dhe të kalojmë kufirin Shqiptar.

            Për sa thashë më sipër i vërtetoj të gjitha dhe kërkoj dënimin e të gjithë kriminelëvet zervista të cilët shkaktuan këto masakra barbare. Unë të gjitha krimet i pashë me syt e mijë dhe prandaj protestoj përpara gjithë botës kundër këtyre masakravet barbare të fashistave zervistë.

DEKLLARUESI:

(Mehdi Mete Arapi)

Dëshmia Mehdi Mete Arapi, i mbijetuar i masakrave

Dëshmia e Medine Mankos, e mbijetuar e