Në 24 prill 2024, Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, evokoi të ashtuquajturin gjenocid armen të vitit 1915. Nëse do të kërkonte sinqerisht drejtësi historike, ajo mund të ndalonte shumë më afër: në Shqipëri, ku këtë vit përkujtohet 110-vjetori i gjenocidit të kryer nga ushtria dhe bandat greke në jug të vendit.
Në vitin 1914, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, Erseka, Korça, Skrapari, Berati dhe shumë qytete e fshatra të tjera u përgjakën nga masakrat greke. Vetëm në Gjirokastër, sipas studiuesve gjermanë, u masakruan 20 mijë shqiptarë. Ky ishte një gjenocid etnik dhe fetar i kryer me synimin e spastrimit të territorit shqiptar.
Asnjë president apo kryeministër grek, përfshirë presidenten aktuale, nuk ka kërkuar falje për këtë tragjedi. Athina hesht dhe mbron këtë faqe të errët të historisë së saj. Pyetja e madhe mbetet: kur do të guxojë Tirana zyrtare t’ia kujtojë Athinës këtë krim kundër popullit shqiptar?
Në vitin 1919, vetë Kryeministri shqiptar Turhan Pashë Përmeti kërkoi zyrtarisht në Konferencën e Paqes në Paris reparacione nga Greqia. Historiani dhe patrioti Papa Kosta Tomorri, dëshmitar i asaj kohe, botoi në vitin 1917 në SHBA librin “Barbaritë Greke në Shqipëri”. Këto fakte ekzistojnë, por qeveritë shqiptare i kanë lënë në harresë.
Në këtë 110-vjetor të gjenocidit, Tirana nuk ka organizuar asnjë aktivitet zyrtar përkujtimor. Nuk ka konferenca, nuk ka sesione akademike, nuk ka ngritur një memorial kombëtar për dhjetëra mijëra të masakruarit shqiptarë. Ndërkohë, qeveria shqiptare ka lejuar ndërtimin e varrezave ushtarake greke në jug të vendit dhe po ndërton muzeume për holokaustin çifut, duke shpërfillur tragjedinë e vet popullit të saj.
Më keq akoma: shteti shqiptar nuk jep as leje për ngritjen e memorialit për 217 shqiptarët e masakruar në fshatin Hormovë.
Gjaku dhe kujtesa e dhjetëra mijëra viktimave shqiptare të vitit 1914 duhet t’i zgjojnë nga gjumi i inferioritetit diplomatik qeverinë dhe diplomacinë shqiptare.
Mosrespektimi i kësaj historie është turp shtetëror që rëndon mbi ndërgjegjen kombëtare.
Presidentja e Greqisë K. Sakellaropoulou evokoi në 24 prill 2024 të ashtuquajturin gjenocid armen të vitit 1915. E kishte më lehtë të mos shkonte aq larg deri në Armeni, por të shkonte në shtetin fqinj Shqipëri, ku këtë vit është 110 vjetori i gjenocidit grek, kur ushtria greke dhe bandat ushtarake greke masakruan me dhjetra mijëra banorë shqiptarë në Gjirokastër, në Tepelenë, në Përmet, në Ersekë, në Korçë, në Skrapar, në Berat, etj.
Sipas shkencëtarëve gjermanë, vetëm në Gjirokastër forcat greke masakruan 20 mijë banorë shqiptarë. Ishte një gjenocid shtetëror etnik dhe fetar, që synonte spastrimin etnik të popullsisë shqiptare të Jugut të Shqipërisë, të pushtuar nga ushtria greke.
Presidentja greke mund dhe duhet t’u kërkonte falje Shqipërisë dhe popullit shqiptar në këtë 110 vjetor të gjenocidit grek mbi popullsinë civile shqiptare. Presidentja greke nuk e bëri dhe nuk e ka bërë asnjë president apo kryeministër grek që nga 1914 e deri në ditët tona.
Mirë Athina nuk e ka bërë dhe nuk e bën dhe i ka vënë kapakun shtetëror të varrit të të vërtetës historike, sepse shtetin vrasës nuk e vret ndërgjegja ndërkombëtare dhe as morali ndërkombëtar.
Po Tirana kur do të ngrihet t’ia kujtojë Athinës këtë gjenocid grek mbi popullsinë shqiptare? Edhe dele të kishin qenë ata dhjetra mijëra gra, fëmijë e pleq të masakruar në mënyrë masive nga ushtria greke në territorin shqiptar, Tirana duhet t’i kishte kërkuar reparacione Greqisë.
Unë nuk e di nëse kryeministrat shqiptarë të tranzicionit e kanë lexuar kryeveprën e historianit, priftit dhe patriotit të madh shqiptar, Papa Kosta Tomorri, i cili si dëshmitar okular i gjenocidit grek botoi në ShBA qysh në vitin 1917 librin e famshëm “Barbaritë greke në Shqipëri”.
Nuk e di nëse udhëheqësit e Shqipërisë e njohin historinë e shtetit të tyre dhe nëse e kanë lexuar që paraardhësi i tyre, kryeministri i Shqipërisë, Turhan Pashë Përmeti, kërkoi zyrtarisht në Konferencën e Paqes në Paris në 1919 reparacione nga Greqia për masakrat dhe shkatërrimet në qytetet dhe fshatrat në Shqipëri në vitin 1914.
Sivjet është 110 vjetori i gjenocidit grek në Shqipërinë e Jugut. Kaloi një e treta e vitit dhe nuk shihet gjëkundi që Tirana të organizojë sesione përkujtimore, konferenca apo mbledhje solemne zyrtare dhe akademike për këtë ngjarje tragjike të historisë shqiptare.
Tirana nuk po ngre një memorial në kryeqytet në përkujtim të dhjetra e dhjetra mijëra shqiptarëve të masakruar gjatë gjenocidit grek.
Tirana ndërkohë i ka dhënë lejen Greqisë të ndërtojë në territorin e Shqipërisë së Jugut katër varreza të mëdha greke për të nderuar ushtarët e ushtrive pushtuese greke. Tirana, që nuk ka ngritur një memorial për dhjetra e dhjetra mijëra të vrarët shqiptarë në gjenocidin grek të 1914, që nuk ndërton asgjë për të përkujtuar holokaustin e popullit të vet, po ndërton në mënyrë absurde dy Muzeume në Tiranë dhe në Vlorë për holokaustin çifut, sepse kështu iu tek kryeministrit aktual internacionalist të Shqipërisë.
Dhe që turpi shtetëror e qeveritar të arrijë kulmin botëror, kemi faktin e turpshëm që autoritetet shqiptare nuk lejojnë dhe nuk japin të ashtuquajturën leje ndërtimi për memorialin në kujtim të 217 banorëve shqiptarë të masakruar nga forcat greke vetëm në fshatin Hormovë në vitin 1914.
Tirana nuk po guxon t’ua kujtojë presidentes greke apo kryeministrit grek se duhet t’u kërkojnë falje Shqipërisë dhe popullit shqiptar për gjenocidin grek në Shqipëri.
Gjaku dhe memoria e dhjetra e dhjetra mijëra qytetarëve shqiptarë në këtë 110 vjetor historik të holokaustit shqiptar duhet t’u prishin gjumin e inferioritetit diplomatik qeverisë dhe diplomacisë së Shqipërisë.

