Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Art dhe Krijimtari #Autoktoni

“Rrënjët që flasin: Historia ime çame” Nga Silvana Bardhi

Qershor, 1944. Katër gjyshërit e mi nga ana e mamanë dhe e babait – u dëbuan me forcë nga trojet e tyre. Ashtu siç ishin, vetëm me rrobat e trupit dhe me shpirtin e thyer nga lufta, morën rrugën drejt Shqipërisë së rrënuar. Ata ishin dëshmi e gjallë e vuajtjeve të popullit çam, një histori e dhimbshme që u përcoll brez pas brezi dhe mbetet e gjallë edhe sot.
Origjina ime çame nuk është thjesht një fakt familjar; është një lumë i qetë që rrjedh brenda meje, i pandalshëm, i pashtershëm. Vij nga një popull që ka përjetuar shpërngulje, padrejtësi dhe humbje, por që kurrë nuk humbi shpirtin, kujtesën dhe besimin. Një popull që mbajti sytë drejt së nesërmes, edhe kur e djeshmja i dhembte, edhe kur identiteti iu mohua. Pikërisht aty qëndron forca jonë: në mënyrën se si e mbajtëm gjallë atë që donim, edhe kur na morën tokën ku patëm zanafillën.

Kur vizitova ato troje, sot të shndërruara nga zhvillimet e zonës, m’u duk sikur ullinjtë e lashtë më thërrisnin. Sikur më thoshin:
“Moj vajzë, hajde përjeto jetën e bukur që populli çam pati dikur traditat, këngët, vallet, zakonet, gatimin e bërë me vaj ulliri artizanal, jetën e ndershme dhe të pastër.”
Në familjen time janë ruajtur tregime që koha nuk i fshiu dot. Fjalët e të parëve flasin për ullinj që digjeshin nën diell, për oborre ku qeshnin fëmijët, për njerëz që punonin me nder e që e mbanin fjalën si gur të rëndë. Sa herë i dëgjoja këto rrëfime, ndieja se nuk ecja vetëm bashkë me mua ecin breza të tërë, rrënjët e të cilëve mbajnë gjallë identitetin tonë. Për mua, të jesh me origjinë çame nuk do të thotë thjesht të kujtosh një histori. Do të thotë të mbash mbi supe një amanet:

  • të mos lejojmë që e vërteta të tretet,
  • të nderojmë sakrificat,
  • të ruajmë kulturën, këngët, zakonet,
    të çojmë përpara atë që na është lënë trashëgim.

Është të jesh i fortë edhe kur nuk të njohin plotësisht.
Është të qëndrosh i drejtë edhe kur të tjerët heshtin.
Unë jam krenare për rrënjët e mia. Ato më mësojnë çdo ditë se dinjiteti nuk blihet ai trashëgohet. Më mësojnë të mos dorëzohem, sepse populli im nuk u dorëzua kurrë. Më mësojnë të dua vendin tim dhe njerëzit e mi me zemër të hapur.
Origjina çame është plagë dhe forcë. Dhimbje dhe dritë. Kujtesë dhe qëndresë.

Dhe unë jam – si shumë të tjerë këtu për ta ruajtur, për ta treguar dhe për ta çuar përpara. Me zë të qartë. Me shpirt të pastër. Me rrënjë që nuk lëkunden kurrë.

“Rrënjët që flasin: Historia ime çame” Nga Silvana Bardhi

Marin Mema – “E vërteta që nuk