Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Art dhe Krijimtari

Vallja Pirrike, Çamikoja dhe Osman Taka nga Ilmi Kasemi Beati

V A L L J A P I R R I KE

Ç A M I K O J A

D H E

O S M A N T A K A

 

Ky trinom koreografik folklorik që bën bashkë antikitetin, mesjetën dhe modernitetin nuk figuron në listën e trashëgimisë kulturore shqipëtare.

Lere më tej në atë Botërore.

E mora vesh dje ku isha midis njerëzve më të ditur nga unë, patriot të mi dhe midis tyre konfirmimin ma dha një gazetare.

E besova por i pataksur.

Kjo Shqipëri e vogël londineze, paska brenda barkut të saj edhe tradhtar kulturor, jo vetëm tokësor e detar.

Si është e mundur që kjo valle e cila ka bërë bashkë Qiell e Dhè, kjo simfoni elegance e bukurie burrërore;

të jetë pa letra, pa tapi.

Çfar heshtje, çfar mizorie, çfar diabolie !!!?

Po pse o të pa udhë!!!?

E lëmë mënjanë defterin e osmanit që nuk e desh Osman Takën, po ju o mëvetëtarët tanë, udhëheqësa të një shekulli e kusur, që nuk latë paudhësi pa bërë, përveç se e lat të vetmin vend europian pa rrugë e hekur-udhë, vendin e rrugës së parë europiane “Egnatia”, nuk keni turp që nuk keni një vend në ndonjë faqe në regjistrat tuaj “pa hatëre”.

Në faqe të parë të librit kombëtar duhet të shkruhet kjo valle.

Greqia pushtoi Çamërinë, por ajo u pushtua me agresivitet nga Çamikoja.

E gjeti i njëjti fat i Romës.

Arti të bënë gjëmën.

Grekët e ri e kërcejnë bukur, shumë bukur si dhe çamët dhe e kanë valle nacionale dhe nuk kanë tentuar as ti ndryshojnë emrin “Çamiko” dhe tjetrës “Osman Taka”.

 

Unë nuk e quaj vjedhje sepse arti është dinak.

E ndiej veten mirë që i pëlqejnë veshjet, vallet dhe nasihatet tona, sepse kjo do të thotë që nuk jemi barbarë.

Këto valle na bashkojnë, nuk na ndajnë dhe ky nuk është sllogan për konsum kseromiqësor, është bindje që buron nga sentimeti njerëzor dhe artistik.

 

Ata i regjistrojnë si veshje, këngë e valle të tyre.

 

Ne, po ne, ne presim ditën e kiametit.

 

Do e quaja vjedhje greke nëse në Evropë figurojnë si të origjinës së tyre, por e vërteta nuk është kështu, ajo historiko-etnike, emri dhe vazhdimësia mijëra vjeçare i kësaj valleje në “këmbët” e çamëve, më detyroi që me keqardhje dhe me padashësi të thellë të pohoja më lartë, barbarinë e këtij shtetit tonë astatistikor.

 

Shtet që ksehaset me festat llaike dhe idheollogjike, duke dalë në tv e portale, me qofte, ballokume dhe tas me hashure.

Ky shtet o nuk di o nuk do ta besojë që popullin dhe traditën e ka shumë,

po shumë të pasur.

 

Rezultati pamor e dëgjimor është demonstrimi që i bëhet si më i varfëri në kontinent dhe kjo sjellje pa identitet dhe heshtja që burgoset në Harresë; quhet vjedhje.

E bërë nga ne vetë.

 

“Edhe ti o Brut”

Po pse o Brut !!!?

 

Tiranë

 

21.03.2025

Vallja Pirrike, Çamikoja dhe Osman Taka nga Ilmi Kasemi Beati

Udhëtim në pyjet e këngëve çame nga

Vallja Pirrike, Çamikoja dhe Osman Taka nga Ilmi Kasemi Beati

Stagnimi në dialogun Kosovë – Serbi e