Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Gjenocid/Dëshmi

Çamëria vatër trimërie, por edhe diturie nga Dr. Laurant Bica

Sami Frashëri, diku në enciklopedinë e tij Kamus’ul Alam, Fjalori i Botës, duke folur për shqiptarët, thotë se çamët janë më të zgjuarit e toskëve, dhe kur flet direkt për ata vetë i shquan për inteligjencën dhe mençurinë e tyre, ndërsa Robert d’Anzheli, në librin “Enigma”, duke shkruar për Epirin, e konsideron atë si djepi i burrave të mëdhenj në Bizant e më gjerë gjatë historisë, për personalitetet e shquara ka nxjerrë.

 

Çamëria i dha botës dy strategë të mëdhenj ushtarakë. Njëri Aleksandri i Maqedonisë shkoi deri në Indi. Çam nga e ëma, Olimbia, ai mori me vete në fushatat e veta ushtarake dhe çamët. Ata ishin ndër gjeneralët më të mirë të tij si Lagosi. Në kthim nga India një pjesë e ushtrisë së tij përfshi edhe çamët u vendosen në pllajat e Indokushit në Afganistan, ku pasardhësit e tyre janë edhe sot dhe kanë ruajtur deri vonë përkatësisht shqipen e lashtë.

Pirroja i Epirit me trupat e tij dhe elefantët u erdhi në ndihmë vëllezërve të tij ilirë të Tarantos në Itali dhe u kalli tmerrin romakëve. Ishte gjak çam nga Ledhëza e Gumenicës, si mbarë dinastia e tij që sundoi për shekuj në Epir.

Çamëria i dha Krishterimit në fillimet e tij një Papë si Shën Eleuteri (Lefteri= greqisht Liria) në shekullin e dytë, i cili e çoi Krishterimin deri në Angli. Një shenjtor tjetër i Kristianizmit është Shën Donati (shekulli IV). Populli e përjetësoi, duke ja dhënë emrin një qyteti, atij të Paramithisë, i cili në kohën bizantine dhe ate osmane u njoh me emrat Ajos Dhonatos, apo Ajdonat.

Ç’të them për Evgjen Bullgarin, çamin ortodoks i cili është njëri nga themeluesit e Akademisë Ruse të Shkencave, një pus dijesh, një nga më të diturit e kohës së vet. Veç e shpreh keqardhjen që e njohim pak, shumë pak, për të mos thënë aspak!

Gjimnazi i famshëm Zosimea i Janinës ishte shkolla e ngritur nga çamët shqiptarë për çamët, për veten e tyre, pra shqiptarët në një gjuhë të kulturës së kohës siç qe greqishtja. Aty u shkolluan një pjesë e rilindësve tanë si Jani Vreto, Ismail Qemali, Vëllezërit Frashëri, përfshi dhe çamin e madh Abedin Dino.