Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Çamëria Sot

Drama “Osman Taka” nga Arben Iliazi

Osman Taka, një vepër e jashtëzakonshme në Teatrin Kombëtar eksperimental. Një drame tronditëse përtej legjendës, ku vdekja sfidohet nga magjia e kërcimit dhe dashurisë.
Shkruar nga Arben Iliazi me regji të Naun Shundit.
Me aktorët Vin Bejleri, Ola Harizaj. Romir Zalla dhe Neritan Licaj.
Muzika: Endri Sina
Kostumet: Anila Zajmi
Koreografia: Dion Gjinika
As/regjisor: Kristi Serani
Osman Taka, një produksion unik mundësuar nga Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”
 
Një produksion unik mundësuar nga Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsin”
Drama “Osman Taka” së shpejti në skenë
“Osman Taka”, një shfaqje unike, që vjen së shpejti premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental, mundësuar nga Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”.
Një dramë realiste – moderne, e fuqishme dhe tronditëse, plot intrigë e tension, shkruar nga Arben Iliazi, vjen nën regjinë e regjisorit dhe aktorit të mirënjohur Naun Shundi.
Një vepër e magjishme, ku historia shkrihet bashkë me legjendën, ku ndriçohen fatet e personazheve, sa njerëzore aq edhe tronditëse. Historia e luftëtarit të madh dhe valltarit të papërsëritshëm çam Osman Taka, historia e njerëzve me mallkimin e luftërave, që sjellin mjerim të thellë shpirtëror.
Një refleks gati-gati Kafkian i heqjes dorë nga urrejtja dhe hakmarrja pa kuptim.
Një vepër dinamike, me situata të papritura, ku imagjinata dhe fantastikja bëhen reale, ndërsa ajo që është reale shndërrohet në të pabesueshme.
Personazhe që përjetojnë dramën e tyre të dyfishtë, me prapaskena e përballje dramatike.
Lufta e emocioneve, gjeneruar nga pasioni, mes stresit dhe konfliktit, mes gjithçkaje të sofistikuar dhe iluzive, që gërryen shpirtin.
Një version autentik, ku Osman Taka nuk vdes teatralisht, me varje në litar, sipas Fermanit të Sulltanit, por lihet i lirë për të vdekur vërtetësisht, pas kërcimit të valles së tij hyjnore.
Lojën aktoreske regjisori Naun Shundi ia ka besur aktorëve të njohur: Ervin Bejleri, Romir Zalla, Ola Harizaj, Neritan Liçaj. Kostumet Anila Zajmi, Muzika Endri Sina, Koreografia Dion Gjinika. As /regjisor Kristi Serani.
“Osman Taka” një shfaqje shumë serioze, me një qasje regjisoriale mjaft interesante dhe me një frymë të re, e cila mendoj se do të vlerësohet mjaft nga publiku. Për këtë vepër u punua shumë, u punua për çdo detaj dhe për nuancat të cilat unë i çmoj tepër. Mendoj se është shfaqje e denjë për t’u ndjekur.
Alket Veliu
Kryetar Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”
Sinopsis – Drama “Osman Taka”
Osman Taka ka ngritur krye ndaj Perandorisë është dënuar me vdekje nga Porta e Lartë, me një ferman të firmosur nga vetë Sulltani. Sipas rregullave të Portës së Lartë të dënuarve para ekzekutimit u lejohej të shprehnin një dëshirë të fundit. Cila është dëshira e Osmanit? Të kërcejë një valle për herë të fundit në jetë të tij! Dëshira i plotësohet. Osmani kërcen vallen e tij, një valle e shkurtër (që zgjat diku tek tre-katër minuta), me lëvizje aq intensive dhe prekëse, plot melankoli dhe krenari, sa i lë të gjithë pa fjalë.
Dhe arrin t’i shpëtojë varjes në litar në momentin e fundit, falë ndërhyrjes së Xhemile Hanëm, e cila i lutet të shoqit ta falë, pasi mahnitet nga vallja e tij. Notat e butësisë, përunjjes dhe pasionit të saj janë patetike në shkallën më të lartë. Grua me shpirt të ndjeshëm dhe me joshje të jashtëzakonshme, ajo është njëkohësisht e dobët dhe e zhgënjyer nga martesa me Valiun.
Ajo dashurohet me Osmanin pas hekurave të qelisë dhe bën plane për t’u arratisur së bashku me të për një jetë të re, pavarësisht nga refuzimi i butë i Osmanit, i veshur me një tis legjende dhe i mbrujtur me stoicizëm folklorik. Për Osmanin e tmerrshme nuk është të vuash, as të vdesësh, por të vdesësh kot. Ndërkohë Valiu përjeton dramën e tij të dyfishtë, si në planin privat, intim, familjar, ashtu edhe në atë shtetëror, të përgjithshëm, kombëtar. Për shkak të ndjenjës patologjike të urrejtjes që e ka kapluar si me magji, i janë fikur të gjitha ndjenjat për gruan e tij, Xhemile Hanëm, dhe refuzon të flerë me të, pra mbetet pa fëmijë, edhe pse Xhemilja ka sakrifikuar gjithçka për të dhe duket se ka rënë në depresion të thellë. Luftë emocionesh, gjeneruar nga pasioni, nga stresi dhe konflikti. Por ajo që gërryen shpirtin është ndjenja e armiqësisë dhe e urrejtjes, deri sa hakmarrja e humb betejën, duke i lënë rrugë të lirë triumfit të paqes shpirtërore. Xhemilja arrin në fund të ndryshojë burrin e saj. Në skenën e fundit Valiu heq dorë nga urrejtja pa kuptim dhe e lë të lirë Osmanin.
Osman Taka nuk vdes teatralisht, por lihet i lirë për të vdekur vërtetësisht, në kuptimin e ligjeve të jetës. Mesazhi që sjell vepra është se vorbullat e luftërave dhe urrejtjet pa kuptim mes popujve janë kulmi shkatërrues i vlerave të shoqërive tradicionale. Ato sjellin shkatërrim të pamatur të harmonisë, në çfarëdo lloj kuptimi, një mjerim të thellë shpirtëror dhe degradim apokaliptik të vetë qenies njerëzore.
Arben Iljazi
Autor