Arshin Rexha, jo vetëm themelues i SHP Camëria, por edhe polemist i zjarrtë
Arshin Rexha, i lindur në vitin 1953 në Tiranë në një familje me origjinë nga fshati Globoçar i Gumenicës, ishte një tjetër intelektual i cili, me mençuri e kurajo, dha një kontribut të madh për çështjen çame, si një nga nismëtarët e krijimit të Shoqatës Patriotikë Çamëria. Arshini ishte një nga nismëtarët që firmosi kërkesën për miratimin e shoqatës nga Ministria e Drejtësisë.
Me anë të një deklarate të afishuar në 10 Janar 1991 u njoftua botërisht themelimi i Shoqatës Patriotike Çamëria.Vendimi për miratimin e shoqatës nga Ministria e Drejtësisë, me firmën e ministrit Enver Halili, u transmetua në TVSH po më 10 janar 1991.
Gazetar me pprvojë, me një formim të shkëlqyer në filozofi dhe njohës i së drejtës ndërkombëtare, Arshini, i mbështetur dhe nga Abaz Dojaka dhe themeluesit e tjerë, u kujdes që në progamin e saj shoqata të luftonte për “Mbrojtjen dhe njohjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Çamërisë në përputhje me parimet e normat e Kartës së OKB-së dhe Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, si dhe të njihet e drejta e rikthimit në vatrat e saj për popuillsinë çame të shpërngulur”.
Nga fundi i muajit janar 1991, u zgjedhën drejtuesit e shoqatës. Abaz Dojaka u zgjodh kryetar dhe Arshin Rexha sekretar i përgjithshëm. Me interesimin dhe përkujdesjen direkte të A. Rexhës, më 28 mars 1991doli numri i parë i gazetës “Çamëria, nën drejtimin e Bashkim Kuçukut. Arshin Rexha kryesonte grupin e punës që i parashtroi Presidentit të Shqipërisë, Ramiz Alia, Problemin Çam si problem mbarëkombëtar dhe Kryeministrit grek Konstantin Miçotaqis që do vinte për vizitë në Shqiperi.
Delegacioni i nivelit të lartë grek erdhi për të testuar politikën shqiptare në prag të ndryshimeve të mëdha. SHP “Çamëria”, me këtë rast, riformuloi dhe bëri prezente kërkesat e saj të pandryshuara, që nga Kongresi i parë i Shalësit, në fund të shtatorit 1944 dhe Kongresi i Dytë Çam në Vlorë, shtator 1945. Kryeministri Micotaqis, i pyetur nga gazetarët, deklaroi i nervozuar: “Problemi Çam nuk ekziston dhe për qeverinë greke konsiderohet i mbyllur”. Arshini ishte shumë i shqetësuar ato ditë dhe, herë pas here, konsultohej me Abaz Dojakën për startegjinë që do të ndiqej. Pas kësaj shoqata Çamëria fillon të rivendosë kontaktet e mohuara me institucionet dhe figurat më të larta politike në Tiranë.
Programi i saj u bë i njohur si brenda vendit, ashtu edhe jashtë, duke marrë pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Për të prezantuar problemin çam krerët e shoqatës, A. Dojak, A. Rexha, P. Kasemi, S. Bollati, B. Kucuku etj, u takuan me pjesën më të madhe të përfaqësive diplomatike në Tiranë, duke dëshmuar të vërtetat e hidhura, dëshmitë e shumta të tragjedisë çame.
Shoqata bëri thirrje për bashkimin e gjithë atdhetarëve çamë, për ndërgjegjësimin e atdhetarëve të vërtetë nga të gjitha trojet shqiptare.
Në qershor të vitit 1991 ish ministri i jashtëm shqiptar Muhamet Kapllani shtron në tryezën e bisedimeve për herë të parë zyrtarisht “Çështjen Çame”, si problem ekzistent në marrëdhëniet dy palëshe shqiptaro-greke. Ministri i Jashtëm grek Samaras detyrohet të deklarojë se: “Kjo çështje duhet studiuar në thellësi”. Kjo i dha hov aktivitetit të shoqatës. Arshini ishte në krye të punëve, non stop në zyrë.
Veç aktivitetit politik, sensibilizues dhe njohës, vijoi puna dhe për krijimin e ansamblit Çamëria, me artistët Bashkim Braho, Qani Biraçi, Agush Meleqi etj. Ansambli dha shfaqje në gjithë Shqipërinë dhe në Turqi, Kroaci, Spanjë, duke marrë dhe çmime të para.
Me porosi të kryetarit Abaz Dojaka filloi në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë regjistrimi i popullsisë çame, në bazë seksionesh. Në Tiranë figuronin 29700 çamë, kurse në gjithë Shqipërinë 204 255 vetë. Arshin Rexhën, aso kohe, nuk e mbante vendi, duke lëvizur nga një qytet në tjetrin, në gjithë Shqipërinë.
Në 3 maj të vitit, pa rënë akoma entuziazmi i fitores së forcave demokratike, fluturon përsëri për në Tiranë Kryeministri grek Konstatin Micotaqis. Shoqata Çamëria e priti me një demonstrate masive, që bëri jehonë në shtypin e vendit dhe të huaj. Arshin Rexha ishte organizatori kryesor i gjithë kësaj proteste. Në pankarta kërkohej vetëm njohje e të drejtave të mohuara. Kjo atmosferë elektrizoi si bisedimet edhe konferencën e shtypit, ku gazetarët shqiptarë, por edhe grekë, përqendruan të tërë vëmendjen tek Çështja Çame.
Në shkurt 1993 kemi një kritikë të fortë adresuar Greqisë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Përfaqësuesit e SHP “Çamëria”, ku bënte pjesë edhe sekretari i përgjithshëm A. Rexha, morën pjesë në aktivitete ndërkombëtare, si ajo e samitit të KSBE-së në Moskë, për minoritetet (10 shtator 1991). Ky ishte aktiviteti i parë ndërkombëtar për njohjen dhe sensibilizimin e problemit çam. Një samit i dytë për minoritetet u bë në Varshavë, më 27 shtator 1993.
Ngjarje të rëndësishme ishin pjesëmarrja dhe anëtarësimin në UNPO në Konferencën e Hagës, më 23-24 janar 1995 si dhe anëtarësimi në FUEN, etj. Në këto aktivitete delegacioni çam, kryesuar nga A. Dojaka dhe A. Rexha, bëri një punë të lavdërueshme të finalizuar dhe në rezoluta. Krerët e shoqatës u takuan me Komisionarin e Larte të KSBE-se për Minoritetet M.Van der Stoel, për të shprehur zërin e tyre para kësaj figure të lartë Evropiane. Ky takim u pasua nga një sërë aktivitetesh të mëvonshme.
Në bashkëpunim me deputetin çam në Parlamentin e parë pluralist, z. Abedin Elmazi, me kërkesën e shoqatës”Çamëria”, Parlamenti shqiptar, në unison të djathtë dhe të majtë, nën drejtimin e z. Pjetër Arbnori, në një seancë të veçantë (maj 1994), miratoi njëzëri datën e 27 Qershorit 1944, (me vendim nr.7839,dt.30.6.1994), duke shpallur zyrtarisht në Kalendarin Kombëtar si “ Dita e Gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi Grek”, duke e përjetësuar këtë datë në mënyrë të pashlyeshme në kujtesën historike kombëtare të brezave të ardhshëm. Kjo ishte një arritje e madhe, ku Arshin Rexha ishte një protagonistëtët kryesorë në takimet dhe bisedat me politikanë e parlamentarë.
Pas këtyre përpjekjeve serioze shteti shqiptar zbut qëndrimin dhe ul tonet politiko-diplomatike për çështjen çame. Gjatë vizitës së MJ grek Papulias në Tiranë, në mars 1995, nuk u trajtua direkt problemi çam, por shkarazi, vetëm aspekti i pasurive. Të dy ministrat udhëzuan ngritjen e Komisionit të Përbashkët dhe Nënkomisioneve në nivel ekspertësh, për të shqyrtuar problemet midis dy vendeve. Por edhe këto komisione nuk funksionuan. Arshini, në gazetën Çamëria, goditi ashpër ky qëndrim, me argumenta historikë dhe me polemizëm të zjarrtë.
Çështja çame mori një goditje të rëndë, pas firmosjes për herë të parë të Traktatit të Miqësisë midis Shqipërisë dhe Greqisë, më 21 mars 1996. Shteti grek bëri çmos për të fshehur problemet. Politika vendimmarrëse shqiptare u dëshmua jo unike në qëndrime në këtë moment delikat, duke e reduktuar Traktatin si një akt formal. E vetmja pikë reale dhe me vlerë afatgjate ishte përpilimi i Nenit 15, sipas variantit përfundimtar shqiptar, ku me shumë mundim u sanksionua detyrimi për njohjen e të drejtave pasurore. Ky nen i është imponuar në minutën e fundit ambasadës greke në Tirane në ecejaket e saj për të sqaruar se çfarë kuptonte pala shqiptare me disa pika të draftit. Qeveria dhe shteti shqiptar e vlerësuan si arritje të Traktatit Nenin 15 të tij, ku çështja çame do të zgjidhej sipas këtij neni. A. Rexha e denoncoi edhe këtë Traktat, në shumë reagime dhe komente të botuara në shtypin e kohës.
Viti i mbrapsht i 1997 i dha një goditje të rëndë edhe Çështjes Çame. I ndodhur nën trysni të shumta, që i rrezikonin jetën dhe familjen, Arshin Rexha u detyrua të merrte rrugën e mërgimit, përmes një kalvari të gjatë sakrificash. Padyshim, ai nuk hequr dorë kurrë nga intersat kombëtare të mirëfillta dhe kujtohet me shumë resoekt nga komuniteti çam dhe ai shqiptar.

