Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

12 shkurt 1945 - Marrëveshja e Varkizës

Kalendari Historik

12 shkurt 1945 – Marrëveshja e Varkizës

 

Në skenën politike të Greqisë ndodhën ngjarje që i dhanë një drejtim tjetër situatës. Me nxitjen e anglezëve, Kryeministri i Greqisë, Plastira iu drejtua EAM-it me këto propozime: të krijohej një ushtri kombëtare; të lejohej shprehja e lirë e qytetarëve helenë; të faleshin fajtorët politikë të dhjetorit 1944. Me shprehjen ‘faktorë politikë’ kuptoheshin partizanët e ELAS-it 9 që ishin akuzuar nga zervistët si vrasës dhe plaçkitës.

 

EAM-i i pranoi propozimet e Plastirës dhe më 12 shkurt 1945 10, u nënshkrua marrëveshja që njihet me emrin “Marrëveshja e Varkizës”, e cila shpuri në çarmatimin e ELAS-it.

 

Qeveria e përkohshme, e drejtuar nga gjeneral Plastira premtoi një amnisti për kriminelët politikë si dhe shpërndarjen e formacioneve të djathata që kishin bashkëpunuar me gjermanët 11. Sipas Marrëveshjes së Varkizës, EAM-i pranonte të dorëzonte armë. Por ende pa u tharë boja në letrat e marrëveshjes, në ditët e fundit të shkurtit 1945 garnizonet e EDES-it shkelën marrëveshjen e Varkizës duke kryer pabesisht sulme kundër Çamërisë. Forcat e garnizoneve të EDES-it u nisën me anijet e linjës Korfuz- Gumenicë dhe zbarkuan në brigjet e Çamërisë. Kështu, banda e Vasil Ballumit zbritën në skelën e Volës, ndërsa në skelën e Sajadhës zbritën njësitë e Vasil Rizos, Ilia Kaços dhe komandantë të tjerë të EDES-it.

 

Këto trupa depërtuan deri në fshatin Spatar dhe dëbuan komandën EAM-iste që interesohej të sistemonte në shtëpitë e çamëve familjet e krishtera të Asproklisë, fshat malor në rrethinat e Filatit. Familjet e tyre ishin dëbuar nga EDES-i dhe fshati i tyre ishte djegur nga gjermanët 12. Në skelën e Gumenicës zbriti banda e Pantazenjve me të vetët nga fshatrat e Paramithisë. Në Paramithi, banda famëkeqe e Pantazenjve hynë duke kënduar këngën e Hajdos, heroinës suljote dhe shkatërruan zyrat e EAM-it dhe të partisë komuniste Greke.

 

Frika dhe shqetësimi kishin pushtuar jo vetëm familjet çame, që u gjendën ato ditë në zemër të Filatit, por edhe shqiptarët çamë këtej kufirit, që e mësuan menjëherë lajmin e hidhur.

 

Bandat e Zervës, nën drejtimin e Ilia Kaçit, Vasil Bollamit e Pantazenjve grumbulluan ne një vend të veçantë gratë, vajzat dhe nuset çame, ndërsa ndaj burrave vërsulën njerëz civil të armatosur grekë duke i masakruar. Turma grekësh civil dhe me uniforma, hynin e dilnin në qendrën ku ishin gratë dhe vajzat çame e, pasi i përdhunonin, i nxirrnin lakuriq mes turmës së edeistëve që talleshin kafshërisht me to, për t’i vrarë më pas në mënyrë ç’njerëzore, siç kishte ndodhur kohë më parë në Paramithi, Margëlliç, Pargë dhe në Filat. Pasi masakruan mjaft çamë të pafajshëm të Filatit, në vendin e quajtur Varnar, dy kilometër larg Filatit, civilë të armatosur edeistë sulmuan familjet çame që largoheshin drejt Shqipërisë. Atje u masakruan 271 vetë, prej të cilëve 120 burra, 60 gra dhe 15 fëmijë 13.