Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Çamëria Sot #Lajmet e Fundit

Alket Veliu: Tezat që ndërtuan harresën për Çamërinë

Teza # 6: “Çështja çame është e mbyllur'

Për dekada me radhë, sa herë që është përmendur Çamëria në ndonjë tryezë diplomatike, Athina ka pasur një përgjigje standarde:
“Çështja çame është e mbyllur.”
E kanë thënë ministrat, ambasadorët, akademikët, por edhe zëdhënësit institucionalë të politikës greke.
Një fjali që në pamje të parë tingëllon si “çështje procedurale” por në përmbajtje është një politikë e heshtjes, mohimit dhe mosndëshkimit.

A mund të mbyllet një çështje që nuk u hap kurrë?

Shteti grek nuk ka pranuar asnjëherë zyrtarisht dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë në vitet 1944–45.

  • Nuk ka asnjë vendim shtetëror të Greqisë që të njohë masakrat dhe dëbimin.
  • Nuk ka pasur komision të përbashkët Shqipëri–Greqi që të shqyrtojë këtë kapitull të errët.
  • Nuk ka pasur asnjë gjyq për autorët e krimeve, përfshirë Zervën dhe drejtuesit e tjerë të EDES-it.

Çfarë nënkupton në të vërtetë kjo frazë?

Deklarata “çështja çame është e mbyllur” nuk është vetëm një qëndrim politik.
Ajo është një strategji për të mohuar përgjegjësinë historike, për të justifikuar grabitjen e pronave, për të mbyllur gojën e kujtesës.

E thënë troç kjo fjali do të thotë:

  • “Mos kërkoni kthim.”
  • “Mos flisni për të shkuarën.”
  • “Mos na trazoni me kujtesën tuaj.”

Çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

  • Dëbimi masiv i një popullsie për shkak të përkatësisë etnike përbën krim kundër njerëzimit, dhe si i tillë nuk parashkruhet.
  • Konventat e Gjenevës, Statuti i Romës, si dhe jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e garantojnë të drejtën për kthim, kompensim dhe rehabilitim për popullsitë e dëbuara me dhunë.
  • Askund në të drejtën ndërkombëtare nuk ekziston nocioni i “çështjes së mbyllur me deklaratë politike”, kur bëhet fjalë për krime kolektive.

Po Shqipëria?

Në Tiranë, kjo tezë është toleruar në heshtje për 81 vjet.

Frika diplomatike, mungesa e vizionit shtetëror dhe mungesa e presionit shoqëror kanë bërë që çështja çame të trajtohet si një barrë e padëshiruar, jo si një detyrim kombëtar.
Por një shtet serioz nuk e ndërton të ardhmen duke fshirë të shkuarën, dhe as duke hequr dorë nga qytetarët e tij të përjashtuar nga historia.

Çështja çame nuk është e mbyllur por është çështje e mbuluar. Drejtësia nuk mbyllet me heshtje, por me përballje.

Alket VELIU

 

Alket Veliu: Tezat që ndërtuan harresën për Çamërinë

Fqinjë – një shkrim nga Leonard Demi