Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Art dhe Krijimtari

XHIXHILE nga Ilmi Kasemi Beati

XHIXHILE

XIXA

X I X Ë L L O N A B U B U R E Z Ë

 

Sa herë shoh skulpturën e dëgjoj dhe këngën në video, më bien lot ka sitë, më tha një vajzë çame, e cila duhet të ishte në Margëlliç të Çamërisë, por në fakt fliste plot mall e pathos nga Strasburgu i Francës.

Në ditët në vijim do rrëfej më shumë për këtë emocion të pleksur me mallin e pa sosur shqiptar.

Fuqia e artit.

Po e filloj me një epokë të hershme timen;

pse bëra Xhixhilenë.

Isha i vogël, kur në rrethin e tretë, të rrethit të vogël të fëmijëve më të rritur, shikoja portretin e Hydaiut, bjond në qime e i kuqërremtë në lëkurë.

Rrinte në këmbë në hijen e një shelgu të madh sa një pemë dhe mbante një thupër në dorë që e zhveshte fije fije ngadalë lëkurën e saj të njomë me biçak.

I kishte sytë si qelqi, me rrethin e irisit shumë të zi dhe qeshte e tregonte një përrallë.

Nuk mbaj mend se cila qe përmbajtja, por në mendje më kanë mbetur, përveç portretit të tij me sytë pik dhe figuracionet e përdorura në fabul.

…Qe një rrugë dhe një pyll i ndarë nga kjo rrug, njëri me trungje të tharë tjetri me pemë pa degë, qenë dy shtëpi njëra nga një anë e rrugës tjetra më an tjatër, njëra pa çati, tjetra pa mure. Jetonin dy plaka të ndara, njëra qorre tjetra pa sy, njëra ndizte zjarrin, tjetra në vatrën pa zjarr vinte kusinëe bardhë për gjellë, kusia e zjarrit qe pa ujë, se skishte bythë, tjetra në vatrën pa dru ishte e zezë, kishte ujë por qe pa kapak…

Më vonë, tani vonë fare, këto ditë pyeta vëllain e madh që kishte memorje dhe njohje për përrallëtarin, që tani vonë kuptoj edhe emrin e tij të bashkuar edhe Hy edhe Dai.

Ishte nga familje e madhe më tha, qe djal beu.

Kur numrat bëhen shifra, digitalizohen hynë në një labirint fantazioz figuracionesh, të marin me vete. Përmbajtja mua nuk më mori me vete, figurat konkrete dhe krahasimet kontroverse më çuditën.

Kjo çudi është pasoj e fuqisë së artit, të rrëfimit, të pikturës apo skulpturës.

 

Këng-vallja e Xhixhilesë është një realitet artistik i sotëm, që rrjedh prej shumë ferymëzimeve folklorike që u qesëndisën, dmth u konsideruan si “relique” të së shkuarës së largët protoepirote dhe ilire.

Këndohet nga gjiri i Artës deri në gjiret e Myzeqesë dhe shkonë në thellësi të tokës deri në Mokër.

Mitet dhe në tërësi kultura e lashtë pellasge, dëshmojnë një frymë të tillë metamorfike, duke përdorur alegorinë, nëpërmjet së cilës, natyra në pjesëza formësohet me trajta njerëzore, femërore në këtë rast.

Emri nuk është rastësor që përkon me Xixë e xixëllonjë. Studiuesi e shkrimtari Ahmet Mehmeti sa e pa këtë skulpturë, reagoi pikërisht për këtë anë kuptimore të emrit të kësaj kënge dhe konfirmoi që kjo këngë ishte pjesë e muzës çame.

Duke hedhur vështrimin në mitologji, Bakanalet, valltaret e Bakut (Dionisit)në të ashtuquajturin udhëtimin dioniziak, janë identike në frymë e formë, me shumë këngë valle që ende sot luhen e praktikohen në rituale festive e sidomos personazhet femërore të tyre, që janë arkëtipe të bukurisë në kuptimin e majës simbolike, por edhe të pjellorisë e higjienës.

Kësisoj muza ndërton imazhe që stimulojnë frymëzimin mashkullor e për rrjedhojë vazhdimin harmonios e natyral të jetës në infinit.

Bakanalet i bëri për vete bukuria e Hyut të fundit politeist Dionis dhe ato të “harlisura” lanë fshat e qytet, shtëpi dhe kasolle e vajtën me dajre, këngë e valle pas hyut në vende të pa njohura.

Ndërsa vajza çame që e përmenda në krie të këtij shkrimi, quhet Mira Kondo, nga fisi i dinjitarëve historik të Kondove të fshatit Lopës, poete e studiuese njëkohësisht, pasi e dëgjoi këngën dhe pa skulpturën, i bëri një analizë të detajuar kësaj figure dmth personazhit me emrin Xhizhile, duke e vështruar në thellësinë e kohës.

U entuziazmua dhe prej saj ndërtoi një arkitekturë triniteti, ku nëpërmjet këtyre vlerave tradicionale, të vendosura në këtë “tempull”, të ruhet e mbrohet dinjiteti i gruas sot në epokën moderne.

Ka dymijë vite që ekziston qesëndia,

kjo situatë proibizionismi e ndalese e hapur në dritën e Diellit.

Së paku është antishkencore esencialisht nga këndvështrimi historik dhe së shumti nga ky deviacion është bërë hataja, duke e çuar për dore popullin krijues në “jetimoren” etnokulturore.

Shumë këngë e valle kanë humbur, shumë të tjera janë tretur por disa kanë mbijetuar.

E përfshirë në ritualistikën politeiste,

kjo kulturë vetiu është goditur.

Muza jonë popullore me teknikën e kriptonomisë, kësaj teknologjie të zgjuar të poetëve të ditur popullorë, që do të thotë, veprimit nëpërmjet ndërrimit e shkurtimit përgjithësisht të emrave të personazheve, ka bërë të mundur që shumë vepra artistike të mbijetojnë.

Fryma pagane e tyre është ajo që duhej goditur e për rrjedhojë origjina e bartësve të kësaj kulture të lashtë, shqipëtarëve në këtë rast.

Me Xhixhilenë jemi verbërisht të ngopur me tallje, po ashtu edhe me Fajen që mban “kryqet” me që ra nga fiku.

Pse meresh me Fajen!?

Më tha një “futurist” qyteti, që i ka hala buzët me qumështin e lopës, të cilën e ka mbajtur deri vonë në katin e parë të shtëpisë.

Ti je skulptor i modh(më boni qejfin në sy), ça meresh me Fajna me brekushe e qeleshe.

Edhe Mikelanxhelo o mor me gjojna të vogla, me Fauna e Satirë, i thash mikut,

që më desh të mirën para shpine, por që dit natë leh pas shpine.

Ashtu si për krahasim, u mbrojta me

“parzmore renesanze”.

Verbërisht njerëzit me genomë të dyshimtë vazhdojnë dhe tallen me shqiptarët si bij të Pellazgëve, por edhe vetë shqiptarët me genom të plotë, pa sy shpirti, për inerci e modë mbijetese e pragmatizmi, vetëtallen sistematikisht dhe fatkeqësisht janë pjesë e këtij uragani nihilist dymijëvjeçar..

Sistemimi i këtyre këngë-valleve, sipas shkencëtarëve muzikolog, filologë e filoqyl, në një sirtar të rezervuar vetëm për aheng periferike, dasma e festa sekondare katundesh, i ka bërë këto dy këngë-valle të hynë në librin e censurës dy mijë vjeçare.

XHIXHILE nga Ilmi Kasemi Beati

D O N A L I S

XHIXHILE nga Ilmi Kasemi Beati

Tokat e Nanës Shqipni – Shënime mbi