Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Gjenocid/Dëshmi #Histori #Ide dhe Polemika #Lajmet e Fundit

Agron Alibali: Një foto e zhvesh mitin e grekëve që thonë se çamët janë bashkëpunëtorë të nazistëve

Kjo foto e zhvesh mitin e grekëve që thonë se çamët janë bashkëpunëtorë të nazistëve. Kjo është fotoja e Kongresit të Dytë Çam të Vlorës, 23-25 shtator 1945. Këtu morën pjesë anëtarë të misionit ushtrat britanik dhe disa përfaqësues të tjerë të lartë të vendeve aleate. Në rreshtin e parë dhe të dytë janë ose anglezë ose amerikanë. Më mbrapa janë çamët deri në fund të sallës. Nëse do kishte bashkëpunëtorë të nazistëve, mendoni se ata do të ishin në një sallë me përfaqësues të aleatëve të huaj në Tiranë. Pra kjo e rrëzon mitin që thonë grekët se: çamët bashkëpunuan me nazistët prandaj ne i përzumë.

Kongresi i parë është në Shalës të Çamërisë shqiptare në shtator të 1944-ës, para se të lirohet Shqipëria dhe pasi amët ishin shpërngulur dhunshëm nga Çamëria. Në kongresin e dytë u morën vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen e komunitetit çam në Shqipëri. Janë vendime të rëndësishme të vetë komunitetit çam që u vetorganizuan dhe vetëqeverisën. Qeveria shqiptare nuk ndërhyri, por vetëm i ndihmoi në shpërndarjen e ndihmave të ardhura nga UNRRA e OKB-së.”

Kuvendi i Dytë në Vlorë, taktika që ndoqën çamët

 Kuvendi i Dytë Çam pati rëndësi të madhe pasi analizoi gjendjen e vështirë të komunitetit çam në Shqipëri dhe përcaktoi objektivat afatgjata dhe strategjinë e tij për kthimin në Çamëri. Njoftimin për këtë Kuvend na e jep Raporti Nr. 15 i Misionit Ushtarak Britanik në Shqipëri. Informacioni jepet fillimisht në trupin e Raportit Kryesor nën sythin “Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë”, kurse në Shtojcën B të tij jepet informacioni për Seancën e Hyrjes.  Sikurse u përmend më sipër, Kuvendi i Dytë Çam i Vlorës i shtatorit 1945 mbahej pas atij të Shalësit, të mbajtur një vit më parë, në fund të shtatorit 1944. Në Shtojcën e tij B, Raporti na jep një përshkrim të plotë, por të ftohtë, të seancës së parë të 23 shtatorit:“Salla e Kongresit ishte zbukuruar me flamujt e Vendeve Aleate si dhe me parulla propagandistike të shumta ku shkruhej “Rroftë EAM”-i, “Vdekje Monarko-Fashistëve Grekë”, “Rroftë Partia Komuniste”, etj. Kryetarë Nderi të Kuvendit u zgjodhën Tre Fuqitë e Mëdha Aleate, Enver Hoxha, Tito dhe Zahariadhi”. Është e kuptueshme që qasja në dukje pro-komuniste ishte për oportunitet politik dhe për të fituar mbështetjen e shtetit shqiptar. Ka rëndësi të theksohet, gjithsesi, deklarimi i hapur dhe i vendosur i komunitetit çam përkrah aleatëve të mëdhenj, SHBA-së, Bashkimit Sovjetik dhe Anglisë. Vetë ky veprim i zgjuar zhvlerësonte në thelb akuzat e padrejta kolektive ndaj çamëve si kinse përkrahës dhe bashkëpunëtorë të nazistëve, gjë që sillej si justifikim për krimet, masakrat dhe shpërnguljen e dhunshme masive të tyre. Kongresin e hapi kryetari i tij, Kasëm Demi, i cili foli “për mjerimin e refugjatëve çamë [Çam refugees] në Shqipëri të shkaktuar prej krimeve të Zervës dhe reaksionarëve të EDES-it”. Mandej u kalua në përshëndetjet e rastit, ku e para ishte Liri Gega në emër të Këshillit Antifashist të Shqipërisë, dhe mandej përfaqësues të ushtrisë, organizatës së rinisë dhe gruas.

Përfaqësuesi i Kryqit të Kuq shqiptar, Abas Shehu, dënoi qeverinë greke, gjeneralin Zerva, etj, ndërsa folës të tjerë “kërkuan kthimin e shpejtë të çamëve [Çams në anglisht] në shtëpitë e tyre nën mbrojtjen e aleatëve” Përsëri këtu del në pah qartësia dhe pjekuria e komunitetit çam, çka shfaqet me kërkesën për t’u kthyer në shtëpi nën mbrojtjen e Aleatëve. Me rëndësi paraqitet edhe propozimi i Dr. Idris Allulli, “çam emigrant”, sipas të cilit hetimi i krimeve kundër çamëve nuk mund të bëhej duke çuar një komision hetimor në Greqi, pasi “atje nuk kishte liri të fjalës. Komisioni duhet dërguar në Shqipëri, ku emigrantët çamë mund të shprehin atë që dëshironin”. Së fundi, Vehip Demi, Kryetar i Këshillit Çam, kërkoi kthimin nga Aleatët të “kriminelit Nuri Dino…i cili shëtiste lirisht në Itali”.Ai deklaroi gjithashtu se “Çamët ishin gati të luftonin krah për krah me ‘forcat shqiptare’ për të shkatërruar mbeturinat e fashizmit”. Në fund ai falënderoi qeverinë shqiptare në emër të refugjatëve çamë për marrëveshjen me UNRRA-n, për të cilën u fol më sipër. Ndër folësit në Kuvend ishte edhe Haki Toska, në atë kohë në funksionet drejtuese në Prefekturën e Gjirokastrës, i cili dha përshtypjet e gjalla të pritjes së refugjatëve çamë në territorin shqiptar. Kuvendi i Dytë Çam ka rëndësi të veçantë pasi pasqyron strategjinë dhe taktikën e udhëheqësve çamë në një moment tejet të vështirë historik të tyre, pikërisht kur ishte kryer spastrimi etnik i popullsisë çame të besimit mysliman. Megjithatë, sikurse u përmend, ata e ruajtën qartësinë dhe tejpamësinë, çka del në parashtrimet dhe kërkesat e tyre.

Ato ishin: Së pari, kthimi në shtëpitë e tyre në Çamëri si objektivi kryesor strategjik, si vullneti i palëkundshëm i refugjatëve të të gjitha moshave, si amaneti i papërmbushur i gjyshërve e prindërve, motrave, vëllezërve, fëmijëve të tyre, viktima të masakrave në Çamëri apo të urisë, sëmundjeve dhe kushteve çnjerëzore gjatë muajve të parë të strehimit të tyre të përkohshëm në Shqipëri. Nga pikëpamja taktike kjo u kërkua të arrihej me ndihmën e Aleatëve, çka ishte veprim i zgjuar diplomatik e politik, paçka se nuk u njëmendësua dot në atë kohë. Së dyti, udhëheqësit çamë kërkonin hetimin e plotë dhe objektiv të masakrave të pashembullta të kryera ndaj minoritetit çam, hetim i cili duhej kryer duke marrë në pyetje dëshmitarët dhe viktimat e drejtpërdrejta të masakrave, të cilët ndodheshin në Shqipëri. Së treti, udhëheqësit çamë e deklaronin veten plotësisht të lidhur dhe të bashkuar me kauzën e Aleatëve të mëdhenj në Luftën e Dytë Botërore dhe ofronin ndihmën e tyre për të shkatërruar mbeturinat e fashizmit.

camiko.al