KOMBËSIA DHE SHTETËSIKOMBËSIA DHE SHTETËSIA
Nga Prof. Dr. Irakli Koçollari
Sigurisht, nuk ia vlen të sqarosh një njeri që vetëshpaloset grek sipas qejfit të tij, sepse në fakt ai nuk ka formatin për të kuptuar çështje të së Drejtës Ndërkombëtare, aq më pak ato shkencore historike. Por, në respekt të lexuesit, duhet të sqarojmë se – të kesh kombësi shqiptare apo greke, franceze apo kineze, marokene apo turke, nuk mjafton vetëm dëshira personale e individit. Identiteti nacional nuk është vetëm çështje, sikundër mund të pretendohet nga disa naivë, se “lidhet me sentimentet apo dëshirat personale të tij”! Pra, nëse ai ndjehet grek, apo nëse ndjehet shqiptar, etj., ai automatikisht merr kombësinë e vendit që adhuron apo krijesë e të cilit ndihet. Vetëm ky pretendim është i papranueshëm për standardet ligjore ndërkombëtare, pasi individë të caktuar për interesa apo përfitime të ndryshme, politike, ekonomike, ligjore, etj., lehtësisht mund të pretendojnë se “ndjehen francezë, anglezë, gjermanë” etj., dhe mund të ndodhë që kur mbarojnë këto interesa të deklarohen se tanimë “ndjehen kinezë, amerikanë, meksikanë, kanadezë, etj.”
Jo! Normat e të Drejtës Ndërkombëtare përcaktojnë edhe një sërë kriteresh të tjera racionale në identifikimin e kombësisë së një individi. Ajo, kombësia, nuk varet dhe nuk fitohet nga dëshira e individit, as nga përkatësia fetare, apo nga vendi në çastin e lindjes së fëmijës etj., por nga faktorë të tjerë të qëndrueshëm, specifikisht të identifikueshëm, të njohur dhe pranuar ndërkombëtarisht, sikundër vendi dhe origjina e prindërve, lidhjet e hershme dhe të qëndrueshme me atë vend, me popullsi të identifikuar si një tërësi etnike e dalluar dhe e njohur historikisht me tipare, gjuhë, tradita, territor, zakone, të veçanta, etj.
Kështu, Bejleri mund të deklarojë dhe të shpallet ku të dojë se është grek, por kjo nuk varet nga ai, por nga një sërë kushtesh ligjore të paracaktuara ndërkombëtarisht, si më sipër. Ndryshe nga kombësia që individi lind me një të tillë dhe nuk mund të ndryshojë atë, shtetësia përcaktohet apo ndryshon. Ajo është kompetencë e brendshme e çdo shteti dhe mënyrat e fitimit të saj janë dy:
– fitimi i shtetësisë me anë të lindjes,
– fitimi i shtetësisë me anë të natyralizimit.
Tek e para, disa shtete i referohen parimit të gjakut – dmth, fëmija i lindur nga dy prindër të një shtetësie të caktuar, pavarësisht nga vendi ku lind ai merr shtetësinë e prindit. Ka të tjera shtete që zbatojnë parimin e truallit, dmth, fëmija merr shtetësinë e vendit ku lind, pavarësisht nga shtetësia e prindërve, etj.
I parashtrojmë kriteret e mësipërme ligjore rreth kombësisë dhe shtetësisë për t’i thënë kujtdo, Belerit apo shokëve të Belerit, se ata jo vetëm që nuk mund ta përcaktojnë kombësinë e tyre, si u do qejfi apo interesi i tyre, por aq më pak nuk mund të ndryshojnë dot kombësitë dhe identitetin kombëtar të fshatrave dhe të krahinave të tëra shqiptare, Progonatit, Labërisë, Elbasanit e më gjerë.
Politikat Tradicionale Nacionaliste Greke
Natyrisht, shfaqjet publike të shovinizmit antishqiptar grek nuk janë rastësore. Ato janë të lidhura me një klimë të caktuar, e cila prej shumë kohësh është gatuar në Greqi ndaj fqinjit të saj verior, përherë paqësor dhe miqësor, Shqipërisë. Duhet të kujtojmë se, ndër vite, në Greqinë fqinje kanë ekzistuar dhe ekzistojnë të ashtuquajturit “komitete” apo “sillogje vorio-epirote”, e thënë në shqip “Organizata të Epirit Verior”, të cilat kanë në programin e tyre pretendime të hapura territoriale ndaj Shqipërisë. Prej vitesh ato kanë organizuar protesta dhe bërë demonstrime, jo rrallë violente, botuar dhe përhapur harta, ku kufijtë e Greqisë i shtyjnë në tokat shqiptare deri në Shkumbin, ku bëhen thirrje të hapura për ndërhyrje ushtarake në këto anë, etj.
Dhe duket qartë se pretendimet e këtyre qarqeve nuk qëndrojnë vetëm në programet e organizatave, por ato shkojnë më tej, prapa, në strukturat që miratojnë krijimin dhe funksionimin e tyre. Herë të ngarkuara, të yshtura dhe të lëshuara nëpër sheshe, me thirrje dhe pankarta, të nxitura nga sentimente nacional-shoviniste dhe herë në vagulli, këto rrethe dhe individë nuk kanë reshtur asnjëherë së vepruari… pa u hyrë gjëmb në këmbë.
Në mënyrë permanente, që pas Luftës së Dytë Botërore, sikurse na bëjnë me dije disa raporte dhe analiza të Departamentit të Shtetit dhe të Shërbimit Sekret amerikan të mesit të shekullit të kaluar, të cilat flasin për politikat që ka ndjekur politika greke ndaj fqinjit të saj verior, Shqipërisë, nënvizojnë: “…Interesat greke në Shqipëri përqendrohen në pretendimet ndaj Shqipërisë së Jugut (siç e thërrasin ata Epiri i Veriut), një territor të cilin Greqia e pushtoi nga 1912 deri më 1916 dhe që në mënyrë konstante e pretendojnë si një terren historik, etnik, strategjik dhe ekonomik… Si një zgjidhje ideale të kësaj çështjeje, grekët ndoshta shohin ndarjen e territoreve të Shqipërisë mes Greqisë dhe Jugosllavisë. Ata janë të shqetësuar nga një dominim i mundshëm mbi tërë territoret e këtij vendi prej Jugosllavisë apo Italisë dhe për këtë shkak ndoshta do të tentojnë të pushtojnë Epirin e Veriut, në rastin e ndonjë veprimi ushtarak në këtë zonë, sikundër mund të jetë një invasion ushtarak i ndërmarrë nga ana e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë.”
Madje një nga analistët e njohur të atyre shërbimeve, në fillimin e viteve ‘50, do të shkruante: “Shumë shqiptarë që jetojnë në Greqi gjykojnë se qeveria greke nuk është aq shumë sa duket antikomuniste, sesa antishqiptare në thelbin e saj.”
Kur shikon këtë pasazh të asaj kohe, të gati 70 viteve më parë, dallon qartë se politikat e këtij vendi, Greqisë, anëtar i BE-së, vazhdojnë të lëvizin gati mbi të njëjtat binarë, me prirje dhe ëndra shoviniste, që nuk kanë ndryshuar aspak. Ato nxjerrin kokë apo shfaqen përmes individëve të tipit Bejleri, organizatave shoviniste apo programeve partiakë të tipit të “Agimi i Art”. Ato flakin maskat edhe tek ndonjë konsull grek që merr guximin brenda territorit shqiptar t’u bëjë presion qytetarëve shqiptarë të deklarohen grekë, në këmbim të favoreve apo ndihmës shëndetësore!!! (këtu mungon edhe minimumi i dhimbjes humane!)
Duke ndjekur këto platforma që ruhen enden në sirtaret e politikës greke, shpesh janë bërë të njohura në shtypin grek dhe atë shqiptar ekzistenca e strofullave në institucione të ndryshme (apo krifa kondilia) që mbajnë dhe ofrojnë fonde monetare për të subvencionuar gazetarë, studiues, politikëbërës apo persona të veçantë në Shqipëri për të mbështetur politika të caktuara greke në fusha dhe lëmijë të gazetarisë, shkencës, ekonomisë, arsimit, etj.
ORTODOKSIA DHE STATUSI LIGJOR I SAJ
Pas viteve ’90 e në vazhdim, në disa fshatra dhe vendbanime me popullsi shqiptare të besimit ortodoks në jugun e vendit tonë, përfshi fshatrat e Himarës, u dërguan priftërinj grekë, të cilët liturgjitë fetare i kryenin në gjuhën greke, duke i shkuar kështu “de facto” pretendimit të rretheve shovene “se këto fshatra i takojnë minoritetit greqishtfolës, apo edhe më tej akoma helenizimit të tyre!”
Dalldia e rretheve të caktuara radikale shovene, por mes tyre edhe klerikale greke, jo rrallë është përpjekur të njehsojë fenë me kombin dhe të pretendojë se “kush është ortodoks është grek!” Kombësia nuk ka të bëjë me përkatësinë fetare, sikundër pretendojnë në mënyrë qesharake këto rrethe. Ortodoksë janë edhe rusët, por ata nuk janë grekë, por rusë! Ortodoksë janë edhe bullgarët, por ata nuk janë grekë, por bullgarë! Ortodoksë janë edhe serbët, por ata nuk janë grekë, janë serbë, e kështu me radhë…
Njëriu mund të ndryshojë fenë sa herë ai do të dëshironte, por kjo nuk i ndryshon atij aspak përkatësinë dhe identitetin kombëtar. Mund të përmendim faktin se në Francën e sotme ka mbi 6 milion qytetarë francezë që janë konvertuar në budistë, por kjo nuk do të thotë aspak se ata u kthyen në kinezë! Përkatësia fetare mund të përzgjidhet apo braktiset nga vetë individi, por kjo nuk i ndryshon atij aspak përkatësinë kombëtare.
Respektimi i statusit të institucioneve të religjionit është një tjetër çështje që ka tërhequr vëmendjen këto kohë. Lëvizjet jashtë këtij statusi nuk ka si të mos ndikojnë në vëmendjen e opinionit. Duket se të dalldia jashtë këtij statusi janë edhe lëvizjet e hierarkut ortodoks Janullatos, që shkon dhe takon Belerin në burg, nëse janë të vërteta ato që shkruhen në shtypin grek.
Sigurisht, ky akt nuk është e ndaluar ligjërisht, por përderisa kjo çështje ligjore është përfshirë në vorbullat e politikës greke dhe prej saj e ka marrë këtë ngjyrim, feja duhej t’i qëndronte larg punëve të drejtësisë dhe të politikës. Një akt i kundërt me statusin e religjionit, nuk do të ishte asgjë tjetër veçse do të tregonte se misioni i shenjtë i hyjnores është braktisur për të tjera synime. E themi këtë pasi çdo qytetar shqiptar mund të pyeste: “A e ka ndërmarrë një hap të tillë hirësia e tij, Janullatos, me qytetarë të tjerë shqiptarë që kanë qenë në hetim apo vuajnë dënimet në burgjet shqiptare?”