Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Art dhe Krijimtari #Etnokulturë #Lajmet e Fundit

Enver Kushi: HELENA KADARE – AMANETI I NËNËS NGA ÇAMËRIA

Para disa ditësh  më 21 prill në orën 11, në një nga sallat e Bibliotekës “Sotir Kolea” në Tiranë, u zhvillua promovimi i korpusit të “Bibliotekës së Jugut”, si dhe romaneve të një prej shkrimtarëve më të njohur e të talentuar, mikut tim Thanas Dino, ku morën pjesë personalitete të kulturës dhe letërsisë shqiptre. Pas përfundimit të kësaj veprimtarie, u ula pranë Elena Kadaresë dhe i fola për 3 korrikun e vitit 2024, kur para Teatrit të Operas dhe Baletit, do zhvilloheshin homazhet për vdekjen e kolosit të madh të Letrave Shqipe, Ismail Kadatresë. Ajo po më dëgjonte me vëmendje dhe nuk po e kuptonte se ku doja të dilja. Heshta pak dhe pastaj shtova:

“Teksa po bëheshim gati të shkonim për homazhe dëgjova një zë të njohur, që kisha vite pa e dëgjuar. Ktheva kokën dhe shtanga, kur pashë Zonjën nga Parga, jo atë të novelës time, por një zonjë tjetër. Zëri i saj është i veçantë, me një timbër melodioz, sikur fjalët i shoqëron me ca nota muzikore apo të mbështjella me erërat e buta dhe dallgët lozonjare të detit Jon.”

Helena po më ndiqte me vëmendje dhe më pyeti: Zonja ishte greke? Jo, i thashë. Është çame nga Parga. Interesant, tha ajo.

Kam njohur shumë zonja çame me këtë të folur, por  Zonja nga Parga me emrin  Liri e ka ndryshe, shumë më ndryshe të folurën e saj, vazhdova unë rrëfimin tim.  Jo vetëm kaq. Çdo fjalë ajo e shoqëron me ca lëvizje delikate të duarve, sikur t’i dirigjonte ato. Ajo m’u hodh në qafë e gëzuar, që po më takonte pas disa vitesh. E vështrova edhe një herë portretin e saj, fytyrën që m’u duk më e plakur, sytë e zgjuar dhe vështrimin e butë të tyre. . . Nuk e prisja takimin këtu me të, kur po bëheshim gati të shkonim në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit për t’i bërë nderimet e fundit Kadaresë. . .

             E dija të vdekur  Zonjën nga Parga, thashë unë. Muaj më parë kisha takuar një çam nga Margëlliçi, që e njihte Zonjën nga Parga dhe kur e pyeta nëse e kishte parë, më tha se mund të kishte vdekur nga covidi e se . . . Ja. Tani ajo ishte  këtu, duke folur e folur me zërin melodioz, si të dallgëve të detit të qytetit të saj, Pargës. Kush të solli këtu, gati sa nuk e pyeta. Nga bota e përtejme ke ardhur? Apo mos ke ardhur nga Tempulli i  Nekromatisë, jo larg Pargës, në një kodrinë pranë grykëderdhjes në det të lumit Akeron, atje ku mund të flasësh me shpirtrat e të parëve të tu?

Unë kam qenë në këtë tempull, i thashë Helenës dhe kur zbrita në atje, më hynë të drithura nga emocionet, teksa i thirra shpirtit të gjyshërve të mi dhe nënës e babait tim.

Helena më hodhi vështrimin si e habitur dhe nuk e kuptonte, ku doja të dilja. I tregova, se fjalët që më tha më pas për nënën e saj, amanetin që ajo kishte lënë për Kadarenë dhe se kishte ardhur në këtë ceremoni mortore për t’i dhënë një mandile (shami) Helenës, i dëgjova si në jerm. Zonja nga Parga hapi një çantë të vogël dhe prej saj nxori mandilen e nusë së saj (çamët nënës i thonë nu). E mora në duar mandilen. Kishte ngjyrë bezhë dhe ishte e qëndisur. E ka qëndisur nuja ime, tha ajo. E mbante në gji këtë mandile. Merri erë Enver. Merri erë. E hapa mandilen, duke vështruar qëndizmat e bukura të nusë së saj. Dhe i mora erë. Nuk do ta harroj kurrë atë aromë. Mbante një aromë të veçantë nënash çame. Mbante aromë Çamërie. Do ja dhuroj Helenës. E kam amanet nga nuja ime për Ismail Kadarenë. Mbaj mend se kur i lexova nusë parathënien e Kadaresë në librin “Këngë popullore nga Çamëria”, mbledhur nga Fatos Mero Rrapaj, ajo ka klarë. Se Kadareja me atë parathënie, na rikthen dinjitetin ne çamëve. Më kupton Enver? Nuja para se të vdiste  më tha: “Bila ime. Këtë mandile dhuroja ka u’ djalthit tim, Ismail Kadaresë”.

        Sa e bukur qenka kjo që më rrëfeve, tha Helena. Ajo priste vazhdimin e rrëfimit tim. Dhe unë vazhdova: Pastaj Zonja nga Parga, pasi futi të palosur mandilen në çantën e vogël, u nis për te hyrja e Teatrit të Operas dhe Belatit për të nderuar Kadarenë dhe çuar në vend amanetin e nusë së saj.

          Ku e çoi shaminë Zonja nga Parga, pyeti Helena. Mua nuk ma dha atë ditë. Nuk e di, i thashë. E porosita, që mos t’ua jepte atë ditë juve, sepse nuk ishte momenti i duhur. Kjo shami, tha Helena duhet të jetë në Muzeun e Kadaresë në Tiranë ose Gjirokastër. Ke të drejtë, thashë unë, po nuk kam asnjë adresë të Zonjës nga Parga. Helena heshti dhe shtoi prapë, se do ishte mirë të gjëndej shamia e Zonjës nga Parga, si një amanet i nënës çame, për Kadarenë.

camiko.al

Enver Kushi: HELENA KADARE – AMANETI I NËNËS NGA ÇAMËRIA

S3:EP16- Osman Taka e vallet çame në

MENU