Në ndarjen dialektore të të folmeve të shqipes të folmet çame bëjnë pjesë në nënndarjen e toskërishtes jugore, bashkë me labërishten. Të folmet çame ndodhen gjeografikisht në pjesën e skajit më jugor të hapësirës kompakte shqipfolëse. Siç e kanë përcaktuar dialektologët, edhe në bazë të të dhënave të traditës gojore të banorëve autoktonë çamë, kufijtë e Çamërisë dhe të varietetit të folur prej banorëve të saj shkojnë “nga lumi i Shalësit (lumi i Pavlit) në veri, në malet e Kurillës dhe Shkallën e Paramithisë në lindje, deri te gjiri i Prevezës në Jug”, ose, sipas thënieve të të vjetërve “Çamëri zihet ka lumi Shalësit, jaram te Gurët e zez në Prevezë”
Gjeografia fizike e terrenit malor dhe pa ura komunikimi me krahinat e tjera të Shqipërisë ka bërë që Çamëria të zhvillojë marrëdhëniet ekonomike shoqërore kryesisht brenda krahinës. Jashtë krahinës marrëdhëniet tregtare kryheshin me Janinën, Larisën e Prevezën, pra qendra jashtë kufijve shtetërore të Shqipërisë. Një tjetër faktor izolues i kësaj krahine nga pjesët e tjera të hapësirës shqipfolëse ka qenë rrethimi i saj me popullsi greqishtfolëse. Të gjithë këta faktorë kanë ndikuar në ruajtjen e veçorive gjuhësore arkaike në të folmet e çamërishtes. Nga ana tjetër është e njohur nga parimet e gjeografisë gjuhësore që dialektet periferike ruajnë tipare më të vjetra sesa dialektet qendrore të një gjuhe, të cilat janë më inovuese. Karakteri konservues i çamërishtes ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të shqipes, të cilët e kanë marrë si pikë referimi të ndërmjetme në krahasim me shqipen e sotme, për t’u ngjitur lart në kohë e për të shpjeguar faza më të vjetra të shqipes. Eqrem Çabej në studimet për fonetikën historike të shqipes dhe në studimin e gjuhës së Gjon Buzukut është mbështetur edhe në veçoritë fonetike e morfologjike të çamërishtes për të shpjeguar probleme të vështira të leximit të tekstit të parë shqip ‘Mesharit’. Materialin më të vjetër për çamërishten e kemi nga albanologu i shquar danez Holger Pedersen, i cili i kushtoi edhe një studim në vëllimin e tij Albanesische Texte mit Glossar (Leipzig, 1895), gjithsesi për një nga të folmet e këtij nëndialekti, atë të Mursisë në skajin verior të krahinës. Studimi më i plotë e më i thelluar për të folmet e çamërishtes i detyrohet punës së përkushtuar të albanologut të paharruar Qemal Haxhihasani, i cili me zell e dashuri mblodhi për një periudhë afro njëzetvjeçare, 1946-1965, lëndë gjuhësore nga banorët e Çamërisë të shkulur nga trojet e tyre mbas vitit 1944, kudo ku ishin vendosur nëpër Shqipëri, që nga Saranda e deri në Milot e Breg të Matës.
(Q. Haxhihasani, Vështrim i përgjithshëm mbi të folmen e banorëve të Çamërisë, “Dialektologjia Shqiptare I”, f. 119).
Lënda gjuhësore e mbledhur nga banorë të viseve të ndryshme të Çamërisë përfaqëson gjerësisht të folmet çame, pra ky është materiali më i plotë që kemi për këto të folme. Çamërishtja ka afërsi të shumta me të folmet arbëreshe të Italisë e të Greqisë, afërsi që pasqyrohen edhe në fushën e traditave popullore, siç i ka vënë në dukje Haxhihasani, duke shpjeguar edhe arsyet e këtyre afërive, si prejardhja çame e disa kolonive arbëreshe.
Izolimi dhe shkëputja nga gjuha mëmë, sidomos për të folmet arbëreshe të cilat pas shkëputjes nga trungu i përbashkët, ruajtën të ngurosura tiparet arkaike të fazave më të vjetra të shqipes, por edhe karakteri periferik dhe si rrjedhim edhe konservator i këtyre grupeve të të folmeve. Mbasi ranë në kontakt me të folmet shqipe të Greqisë, albanologët e fundshekullit XIX e pastaj ata të shekullit XX përqafuan mendimin se shqipja e lashtë ka qenë më unitare (e njësishme) se ç’paraqitet në periudhat e dëshmuara të saj. Gustav Meyeri qe i pari që vuri në pikëpyetje mendimin e Hahnit për ndarjen midis gegërishtes dhe toskërishtes si pasqyrë e ndarjes së lashtë në ilirishte e epirotishte, dhe u shpreh se ndryshimet e sotme mes dy kryedialekteve të shqipes mund të vijnë nga një ndarje e mëvonshme
(mendim të cilin e mbështetën më pas edhe Jokli e Tagliavini).
Këto pikëpamje erdhën duke gjetur konfirmim sa më përpara shkonin studimet e gjuhës shqipe dhe zbuloheshin dëshmi të saj. Mbas rizbulimit të librit të Gjon Buzukut në vitin 1909, studiuesit arbëreshë vunë re afërsitë e gjuhës së autorit më të vjetër të shqipes me dialektet arbëreshe të Italisë. M. La Piana madje ndërmori një studim krahasues të gjuhës së Buzukut dhe asaj të Lekë Matrëngës, shkrimtarit më të vjetër të dialektit toskë, duke nxjerrë një varg ngjashmërish mes gegërishtes buzukiane dhe arbërishtes së Sicilisë, (Shih Q. Haxhihasani, po aty, f. 121, me literaturën përkatëse nga C. Tagliavini dhe F. Pouqueville. G. Meyer, Della lingua e della letteratura albanese, “Nuova Antologia”, vol. L (1885), f. 588. Albanisch, në: “Geschichte der idg. Sprachwissenschaft seit ihrer Begründüng durch F. Bopp”, II, III, 1917, f. 125. Studi albanesiV-VI, 1935-36, f. 9 v. Shih E. Çabej, Gjon Buzuku, në: “Studime Gjuhësore VI”, Prishtinë, 1977,f. 38, me literaturën përkatëse. G. Petrotta,Rivista indo-greco-italica XVI, 1932, f. 43.7M. la Piana, I dialetti siculo-albanesi, in: “Studi linguistici albanesi. Varia”1949, ribotuar në “Albanesi in Sicilia”/ F. Giunta… [et al.];a cura di Matteo Mandalà, A.C. Mirror, Palermo, 2003, f. 71-100).
Tipare konservuese në çamërishte, përfaqësuese e një faze më të vjetër të toskërishtes, e cila në shumë pika rezultonte më pranë gegërishtes së Buzukut se toskërishtes moderne. Më pas Eqrem Çabej në shumë punime të tij e ka shtjelluar gjerësisht këtë tezë nëpërmjet studimit të gjuhës së Gjon Buzukut, me krahasime edhe me autorëte tjerë të vjetër. Studimet e tij treguan se deri në prag të pushtimit turk dy dialektet kryesore kanë qenë më afër njëri-tjetrit sesa sot. Në bazë të dëshmive materiale të të folmeve çame, ne mund të ndjekim tani nga afër pikëtakimet e këtyre të folmeve me gjuhën e teksteve të vjetra shqipe, konkretisht me gjuhën e Pjetër Bogdanit, shkrimtarit më të rëndësishëm të arealit katolik verior të shekullit XVII, i cili përfaqëson një të folme gjithashtu periferike të shqipes, si gegërishtja verilindore e vendlindjes së tij Guri i Hasit afër Prizrenit, por e zgjeruar në bazën e saj dialektore duke iu përshtatur gegërishtes veriperëndimore të Shkodrës, që tashmë ishte bërë qendra e një tradite shkrimore më se njëshekullore. Për hartimin e veprës së tij frymëgjerë Cuneus Prophetarumai u mbështet në radhë të parë në gjuhën popullore, duke bërë edhe një punë kërkimore për të rigjallëruar fjalë e shprehje të vjetra e të harruara të shqipes. Gjuha e Bogdanit paraqet tiparet e vjetra të gegërishtes veriore të ruajtura deri në fund të shekullit XVII. Disa tipare të vjetra përcaktohen si të tilla nga përkimet që kanë me të folmet e skajeve jugore të shqipes. Për të vënë në dukje përkimet mes gegërishtes veriore të Bogdanit dhe të folmeve të toskërishtes së vjetër kemi marrë si përfaqësuese të këtyre të folmeve çamërishten, si e folmja më konservuese e dialektit të jugut, sipas materialeve të Haxhihasanit për kohën e sotme dhe të Pedersenit për shekullin e XIX, arbërishten e Italisë sipas tekstit më të vjetër toskërisht të arbëreshit nga Sicilia Lekë Matrënga dhe të folmet shqipe të Greqisë sipas materialit të mbledhur prej Reinholdit. Këto të folme, siç u tha, paraqesin shumë përkime e ngjashmëri mes tyre. Ndër tiparet e përbashkëta që shfaqin dy skajet gjuhësore të shqipes duhen dalluar elementet konservuese nga inovacionet e kryera në një periudhë kohe të caktuar në të dy dialektet kryesore. (E. Çabej, Gjon Buzuku, në: “Studime Gjuhësore VI”, Prishtinë, 1977, f. 5-195; Po ai, Për historinë e strukturës dialektore të shqipes, në: “Dialektologjia shqiptare II”, Tiranë, 1974, f. 429-438, e punime të tjera. Khs. dhe pohimin e tij në parathënien e veprës: “m’ âshtë dashunë me djersë të mëdha shumë fjalë me ndërequnë ndë dhē~të Shkodërsë”, Të primitë përpara letërarit, në: “P. Bogdani, Cuneus Prophetarum”, bot. Kritik nga A. Omari, Tiranë, 2005. 10M. Mandalà (ed.), Luca Matranga. E mbsuame e krështerë, S. Sciascia Editore, Caltanissetta, 2004.A. Klosi (ed.), Netët pellazgjike të Karl Reinholdit, Tekste të vjetra shqipe të Greqisë mbledhur nga Karl Reinhold 1850-1860. K&B, Tiranë, 2005).
Në sistemin fonetik disa tipare arkaike që përgjithësisht janë të përbashkëta për të gjithë shkrimtarët e vjetër të shqipes dhe ruhen edhe në të folmet konservatore të toskërishtes. Një tipar fonologjik i shqipes së vjetër ka qenë gjatësia e zanoreve, një tipar që ekziston edhe sot në gegërisht. Nga të folmet toske, çamërishtja e labërishtja e ruajnë këtë tipar të vjetër, po ashtu edhe arbëreshët e Italisë, siç paraqitet në gjuhën e Lekë Matrëngës, dhe pjesërisht të folmet e Greqisë, ndërsa të tjerat e kanë humbur. Veçori e përbashkët e shqipes së vjetër është edhe ekzistenca e zanores /-ë-/ të patheksuar. Kjo zanore është shumë e shpeshtë te Bogdani dhe te autorët e tjerë të vjetër dhe del edhe në pozicione deri tri e katër rrokje para fundit, p.sh.zemërë, letërësë,bukëlënë, emënitë. Edhe në të folmet skajore të jugut (shqipe e Greqisë) zëmërënë, vetullatë, çamërishte e vjetër (1895) kartëratë, dhëndërinë, të bukurinë, ndërsa në të folmen e sotme çame /ë/-ja fundore në fjalët katërrrokëshe ka rënë. Gegërishtja veriore e shekujve të mëvonshëm e reduktoi ndjeshëm /ë/-në e patheksuar deri në rënie ose në shndërrim të timbrit drejthapjes në /e/. Në sistemin e bashkëtingëlloreve shqipja e një faze më të vjetër ruan grupet /mb/, /nd/, /ng/, /ngj/, që sot në geg. veriore janë asimiluar. Te Buzuku lexojmë p.sh.: ‹scanbi› [shkambi], ‹glenba› [glemba], ‹aih teh mos iete meh enbaree› [aj të mos jetë me mbarre], ‹enbeh› [mbë]; ‹volendetia› [vollëndetja], ‹ende viedmis §endet› [ndë vjedmis dhendet]; ‹enћalune› [ngjallunë], ‹enћelli› [engjëlli]. Bogdani ka[shkambi], sot shkam,-i“stol”; [gemba], sot gem,-i“degë”; [mbarre], sot në geg. ver.marre; [mbë], [ndëpër], [ndë], [ndënatjet], [vollëndet], [dhendi], [ngjalluni], [ngjyejinë], [ungjetë], [t’ungjinë].
(Klosi,Hyrje: Një thesar gjuhësor që fjeti 150 vjet, në: “Netët pellazgjike”, vep. cit., f. 32. A. Klosi, Netët pellazgjike, vep. cit., f. 298, 288.14Q. Haxhihasani, art. cit., DSHI, f. 144. Shih A. Omari, Kritere të transkriptimit të Cuneus Prophetarum të Pjetër Bogdanit: identifikimi i fonemave zanore, “Studime Filologjike”, nr. 3-4, Tiranë, 2001, f. 102. Shih dhe B. Beci, Të folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i së folmes së Shkodrës,Akademia e Shkencave e RSH, Instituti i Gjuhësisë e i Letërsisë, Tiranë, 1995, f. 172. Citimet nga Buzuku janë marrë nga versioni i vendosur në internet nga Wolfgang Hock në:Buzuku Missale. On the basis of the facsimile editions by Namik Ressuli, Il“Messale” di Giovanni Buzuku, Cittádel Vaticano: Biblioteca Apostolica Vaticana, 1958 and EqremÇabej, Meshari i GjonBuzukut (1555), I-II, Prishtinë: Rilindja1987, entered by Wolfgang Hock, Berlin 2000-2002; TITUS version by Jost Gippert, Frankfurt a/M, 9.3.2003. Shifrat e para tregojnë numrin e fletës, shkronja tregon anën recto/verso të fletës, shifrat e dyta tregojnë numrin e rreshtit).
Tipare konservuese në çamërishte…
[mëngjille], geg. ver. mënjille, sot mille“ditë kreshme”. Në disa raste madje ka një shtesë (epentezë) të një /b/-je homorganike pranë /m/,p.sh.: të mbëdhā, të mbëdhej, fambullīsë, mbrekullë. Një dukuri e tillë vihet re në të folme të toskërishtes, si në çamërishte: zëmbra, mbjel, mbola, nëmbëroi, të mbëdhi, ëmbërin. Paraqesin të njëjtën dukuri të një shtese homorganike trajtat mpsuemte Bogdani, mbësonte Matrënga (f. 19 v) apo në shqipen e Greqisë mbsonj. Nga ana tjetër në të dy skajet dialektore të shqipes ka ndodhur një dukuri në kah të kundërt, që është rënia e hundores dhe ruajtja e okluzivit në këto grupe. Çabej i ka kushtuar vëmendje kësaj dukurie që haset te Buzuku, por dhe te autorët e tjerë të vjetër, si dhe nëpër dialekte. P.sh. te Buzuku: ‹baroime›, ‹scabneh›, ‹table|iteh› [t amblëthitë]; ‹medure› [mëndyrë], ‹mude› [mudë] (= “mundë”), ‹deign› [denj](= “ndenj”), ‹hi dersim› [i dershim], ‹per denatanet› [për dënatanet], ‹meegoih› [mēgoi] etj. Te Bogdani dëshmohet ruajtja e okluzivit në grupin /ng/ në leksemat [shtërguem], meguem] krahas [menguem], etj.), ‹sctemaghej› [shtëmagej], [me granë], krahas [me ngranë] p.sh. [ginë]
(p.sh. ‹gutej› , ‹gutèscinè› [guteshinë], [gjit] (‹tgitmi›“të ngjitmi”). Në disa të folme të skajit verior dëshmohet kjo dukuri e thjeshtimit të hundores në grupet /mb/, /nd/, /ng/, si në Grudë, Kelmend, Hot, Malësi e Madhe, Pejë (p.sh. më pyte“më mbyte”, me ktue“me këndue”, daj Vermoshit “ndaj Vermoshit”, pyti“mbyti”, barre“mbarre”, bret“ mbret, der “nder”, bush “mbush” etj.).
Një dukuri e ngjashme është vënë re edhe për të folmet e skajit jugor, si në çamërishte e te arbëreshët e Greqisë. Nga të folmet çame jepen shembuj për të tre grupet bashkëtingëllore: baj“mbaj”, bathë“mbathë”, besa“mbesa”, bjell“mbjell”, bledh“mbledh”, bërthen“mbërthen”; dërtoj“ndërtoj”, dërroj“ndërroj”, dihmë“ndihmë” derë“nderë”, daj“ndaj”; greu“ngreu”, gri“ngri” garkoj“ngarkoj”, gushtë“ngushtë”. Po ashtu nga arbërishtja e Greqisë janë regjistruar shembuj të tillë si baje“mbaje”, bëlidh“mbëlidh”, e gordhurë“e ngordhurë”, brëmë“mbrëmë”, bill“mbill”, dihmë“ndihmë”, ga“nga”, grënë“ngrënë”, grihem“ngrihem”. Këto fakte gjuhësore kanë kronologjinë e tyre të dëshmuar në tekstet e vjetra.
(Për trajtat e sotme të evoluara të gegërishtes VP mnji, mille, shih. K. Topalli, Sonantet e gjuhës shqipe, Mësonjëtorja, Tiranë, 2001, f. 97, 98, 186.
- Haxhihasani, art. cit., DSH I, f. 157. 19A. Klosi, f. 29. E. Çabej, Hyrje, në: “‘Meshari’ i Gjon Buzukut (1555)”, botim kritik, Tiranë, 1968, f. 83-84, me shembujt përkatës e literaturë. Shih E. Çabej, Fonetika e Gjon Buzukut. II Konsonantizmi, në “Studime Gjuhësore VI”, Prishtinë, 1977, f. 142 v. me literaturë; Xh. Gosturani, Veçori gjuhësore të gegërishtes verilindore, “Studime filologjike”, nr. 4, Tiranë, 1983, f. 71. Shih Q. Haxhihasani, DSH I, f. 154, me literaturë (Reinhold e Haebler).
camiko.al

