Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Çamëria Sot #Libra

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” zhvillon takim me Komitetin Shqiptar të Helsinkit për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë

Drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu, zhvilloi një takim me Kryetaren e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndo, ku u diskutuan një sërë çështjesh që lidhen me të drejtat e mohuara të shqiptarëve të Çamërisë dhe nevoja për trajtimin e tyre në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Takimi u karakterizua nga një frymë e hapur, konstruktive dhe bashkëpunuese, me fokus identifikimin e problematikave kryesore që vazhdojnë të prekin komunitetin çam dhe mundësitë për adresimin e tyre përmes mekanizmave ligjorë dhe institucionalë.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte shkelja e së drejtës së lëvizjes së lirë për shqiptarët e Çamërisë. Gjatë takimit u theksua se shumë prej tyre, ndonëse kanë lindur në trojet e tyre, vazhdojnë të mos lejohen të vizitojnë vendlindjet, pronat familjare dhe varret e të afërmve të tyre, duke u mohuar një e drejtë themelore e garantuar nga instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Po ashtu, vëmendje iu kushtua edhe çështjes së pronës, ku u evidentua se mijëra familje çame vijojnë të mos kenë akses në pronat e tyre dhe nuk disponojnë mjete efektive ligjore për mbrojtjen dhe rivendosjen e kësaj të drejte.

Një tjetër problematikë e trajtuar ishte mungesa e aksesit efektiv të shqiptarëve të Çamërisë në gjykatat greke. Sipas diskutimeve, për dekada me radhë atyre u është mohuar mundësia për të kërkuar, nëpërmjet rrugëve ligjore, rivendosjen e të drejtave të tyre civile dhe pronësore, ndërkohë që e drejta për një proces të rregullt ligjor përbën një nga parimet themelore të shtetit të së drejtës.

Gjatë takimit, Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndo, shprehu interesin dhe vëmendjen e institucionit që ajo drejton për këto problematika, duke theksuar gatishmërinë për t’i ndjekur dhe adresuar ato në mënyrë institucionale, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në bashkëpunim me organizata dhe mekanizma ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut.

Në përfundim të takimit, Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” vlerësoi qasjen serioze dhe bashkëpunuese të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke theksuar se mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk njeh kufij dhe se çdo e drejtë e mohuar meriton vëmendje, trajtim të drejtë dhe zgjidhje në përputhje me parimet universale të drejtësisë.

camiko.al

MENU