Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Çamëria Sot #Lajmet e Fundit

Qershori i Çamërisë u mbyll në Çamëri me homazhe dhe aktivitet përkujtimor në Konispol

Muaji i Çamërisë u përmbyll me një sërë aktivitetesh përkujtimore në Çamëri, duke kulmuar me ceremoninë pranë Memorialit të Kllogjerit dhe aktivitetin përmbyllës të organizuar në Konispol.

Ceremonia përkujtimore, e zhvilluar pranë Memorialit të Kllogjerit, mblodhi përfaqësues institucionalë, drejtues të shoqatave patriotike, studiues dhe qytetarë, të cilët nderuan kujtimin e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm, viktima të gjenocidit dhe dëbimit të shqiptarëve të Çamërisë.

Për të dytin vit radhazi, organizimi i këtij ceremoniali u mor përsipër nga Bashkia Konispol, duke shënuar një angazhim të rëndësishëm institucional në ruajtjen e kujtesës historike dhe nderimin e viktimave të tragjedisë çame. Ky organizim vlerësohet si një hap domethënës në rikthimin e kujtesës institucionale për një nga plagët më të rënda të historisë kombëtare.

Pas ceremonisë në Kllogjer, aktivitetet vijuan në Konispol me organizimin e ceremonisë përmbyllëse të Muajit të Çamërisë. Në këtë aktivitet përshëndetën të pranishmit Kryetari i Bashkisë Konispol, z. Erges Dule, diplomati Petrit Kasemi Begati, një prej firmëtarëve të krijimit të Shoqatës Patriotike Çamëria, si dhe drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, z. Alket Veliu.

Në vijim, pjesëmarrësit ndoqën shfaqjen e filmit dokumentar “Më çoni në Qafë Botë të shoh Çamërinë”, me skenar të Luan Ramës dhe regji të Pandeli Çeços, një vepër që sjell përmes dëshmive dhe kujtesës historinë e dhimbshme të shqiptarëve të Çamërisë.

Mbyllja e Muajit të Çamërisë shënon fundin e aktiviteteve përkujtimore të këtij viti, por jo të angazhimit për çështjen çame. Përfaqësuesit e pranishëm theksuan se kjo kauzë kërkon punë të vazhdueshme, seriozitet, dinjitet dhe bashkëpunim të të gjithë faktorëve për të mbajtur gjallë kujtesën historike dhe për të çuar përpara kauzën e të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë.

MENU