Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Art dhe Krijimtari #Çamëria Sot #Lajmet e Fundit #Libra

Premierë në Tiranë dokumentari “Më çoni në Qafë të Botës të shoh ÇAMËRINË!”

Në kuadër të Muajit të Çamërisë 2026, më 8 qershor, në ambientet e Hotel Tirana International, u zhvillua premiera e filmit dokumentar “Më çoni në Qafë të Botës të shoh ÇAMËRINË!”, një produksion i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, me producent Alket Veliu, skenar të diplomatit dhe shkrimtarit Luan Rama dhe regji të Pandeli Çeços.

Premiera mblodhi një numër të madh qytetarësh, intelektualësh, artistësh, studiuesish dhe veprimtarësh të çështjes kombëtare, të cilët ndoqën me interes një vepër që sjell në qendër të vëmendjes historinë, kujtesën dhe identitetin e shqiptarëve të Çamërisë.

Përmes dëshmive, rrëfimeve personale, pamjeve simbolike dhe një gjuhe të pasur artistike, dokumentari ndërton një udhëtim emocional drejt Çamërisë, duke përcjellë mesazhe të forta për ruajtjen e kujtesës historike, identitetit kombëtar dhe të drejtës së mohuar të shqiptarëve të Çamërisë për t’u rikthyer në trojet e tyre.

Filmi ndërthur elementë dokumentarë dhe artistikë për të reflektuar mbi pasojat njerëzore të spastrimit etnik, ndërsa promovon vlerat e bashkëjetesës, tolerancës dhe drejtësisë. Përmes një narrative të ndërtuar me ndjeshmëri dhe realizmit pamor, ai e trajton Çamërinë jo vetëm si një hapësirë gjeografike, por si një pjesë të pandashme të kujtesës dhe identitetit shqiptar.

Pas shfaqjes së dokumentarit, producenti dhe drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu, e cilësoi filmin si një vepër që shkon përtej dimensionit artistik.

“Ky dokumentar nuk është vetëm një krijim kinematografik, por edhe një apel për ndërgjegjësim dhe drejtësi. Ai sjell në vëmendje një realitet që vazhdon të prekë mijëra shqiptarë të Çamërisë, të cilëve ende u mohohet e drejta për të vizituar vendlindjet dhe pronat e tyre,” u shpreh Veliu.

Skenaristi Luan Rama tregoi se frymëzimi për filmin lindi nga historia e një gruaje çame, e cila kishte një dëshirë të vetme para se të ndahej nga jeta: të shihte edhe një herë Çamërinë.

“Atdheun nuk mund t’ia shkëpusësh askujt nga shpirti dhe kujtesa. Ky dokumentar lindi nga kjo histori njerëzore dhe u ndërtua si një krijim kolektiv, ku secili dha kontributin e tij për të sjellë në ekran një të vërtetë historike dhe njerëzore,” tha Rama, duke vlerësuar bashkëpunimin me regjisorin Pandeli Çeço dhe gjithë ekipin realizues.

Nga ana e tij, regjisori Pandeli Çeço e cilësoi dokumentarin si një projekt të veçantë artistik.

“Është një film ndryshe, një ëndërr e sjellë në ekran përmes gjuhës së kinemasë. Bashkëpunimi i ekipit ishte i jashtëzakonshëm dhe kjo e bëri të mundur realizimin e kësaj vepre,” u shpreh ai.

Në aktivitet folën gjithashtu Luljeta Progni, mbështetëse e produksionit, e cila falënderoi banorët e Konispolit për kontributin e tyre gjatë realizimit të xhirimeve, si dhe Sildi Koqini, ndihmëse e produksionit, e cila shprehu mirënjohjen për të gjithë të rinjtë dhe banorët e zonës që u bënë pjesë e këtij projekti.

Emocionet e interpretimit i ndau me publikun edhe aktorja Suela Bako, e cila u shpreh se roli e kishte prekur thellësisht.

“Janë plagë që ende nuk janë shëruar. Gjatë interpretimit kam pasur vazhdimisht parasysh gjyshen time,” tha ajo.

Mirënjohje për publikun dhe ekipin realizues shprehu edhe aktorja e re Klea, e cila vlerësoi pjesëmarrjen në këtë projekt si një përvojë me rëndësi të veçantë artistike dhe njerëzore.

Pas premierës në Tiranë, dokumentari vijoi rrugëtimin e tij në kuadër të Muajit të Çamërisë, me shfaqje në qytete të ndryshme, ndër to Shkup, Vlorë, Sarandë dhe Konispol, duke përcjellë mesazhin e ruajtjes së kujtesës historike dhe promovimit të së vërtetës për Çamërinë.

camiko.al