Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Figura të Shquara #Gjenocid/Dëshmi #Histori #Ide dhe Polemika #Lajmet e Fundit

Fatos Mero Rrapaj, mjeshtri që bën dritë mes perlave të folklorit çam- një shkrim nga Arben Iliazi

Fatos Mero Rrapaj, një nga mbledhësit më emblematikë të folklorit shqiptar, i njohur veçanërisht për kontributin e tij në pasuritë shpirtërore të trevave të Labërisë dhe Çamërisë, në  çdo përvjetor do të  ketë  ringjalljet e tij të  mëdha.

Duke mbledhur dhe duke theksuar vlerat kulturore të këngëve dhe legjendave çame, F. M. Rrapaj e trajtoi këtë trashëgimi shpirtërore si një pasuri të madhe kobëtare, ku këngët epike dhe baladat ruajnë kujtesën historike dhe shpirtin e pathyeshëm të popullit.

Veç të tjerave ky ishte një akt i madh humanizmi dhe morali kombëtar i mjeshtrit që bën dritë mes perlave të folklorit çam. Shumë studiues të mëdhenj nuk e kanë bërë atë që ka bërë ai, madje as një institut i tërë, siç ishte Instituti i Folklorit.

Fatosi ishte një njeri aq i thjeshtë, sa dhe i jashtëzakonshëm.

Veprat e Fatosit do të jenë pikë referimi për brezat e ardhshëm në fushën e folklorit, pasi forcojnë  vetëdijen tonë  kombëtare.

Kushdo që dëshiron të udhëtojë nëpër hapësirat e pamata të folklorit të Çamërisë, duhet të marrë për udhërrëfyes Fatos Mero Rrapajn dhe duhet të ketë me vete biblën e tij voluminoze: “Këngë popullore nga Çamëria”, një pasuri e madhe autentike, një organizëm i gjallë, siç thotë prof. Çabej, thesari më i plotë i artit oral çam. Garant për këtë bëhet Ismail Kadare, që e ka shoqëruar këtë bibël me një përcjellje, ku e quan: “Një enciklopedi poetike, të plotë e të gjerë”.

Do të duhej shumë kohë për të folur për peripecitë mbi 40 vjeçare të këtij mbledhësi të shquar folklori, për endjet plot durim, vullnet e këmbëngulje, në të  gjitha trevat ku janë shpërndarë mbartësit çamë  të shpërngulur nga dherat e tyre.

Kjo e bën të shenjtë misionin e tij të madh për të shpëtuar nga rreziku i humbjes me qindra mijëra vargje, faqe proze e materiale gjuhësore, historike e etnografike, të qëmtuar me kujdesin prej shkencëtari në të gjithë territorin e Shqipërisë.

 

Ndihem i nderuar që e kam njohur personalisht Fatos Mero Rrapajn, qysh kur isha fëmijë, në mesin e viteve ’70-të të shekullit të kaluar. Ishte burrë i pashëm, përgjithësisht serioz dhe me sqimë. E kish pllakosur varfëria, por nuk ankohej kurrë; kishte një  modesti plot dinjitet. Dinte të shkruante bukur, të pajiste me shënimet e duhura çdo material, me saktësinë  e një studiuesi të afirmuar, megjithëse ishte autodidakt. Nuk kishte librezë kursimi, se nuk kish mundur kurrë të hiqte para mënjanë. Besonte te ndershmëria e njeriut, te kjo pasuri e çmuar e të varfërve. Veç folklorit vlerësonte edhe rolin e publicistikës  kulturore, shkencore, por edhe politike. Pas viteve ’90 mendonte se shqiptarëve u duhet një iluminizëm i ri, ku të zhduket monopoli suprem ideologjik. E kam ndihmuar të botojë artikuj në shumë gazeta kombëtare të kohës, duke iu futur kështu aventurës së madhe të shtypit. Fatosi ishte edhe shkrimtar. Por i kritikonte shkrimtarët që angazhoheshin pak ose aspak në çështjen kombëtare. Ndërsa për akademikët thoshte “janë gogla, jo akademikë”.
Veprat e Fatosit do të jenë pikë referimi për brezat e ardhshëm në fushën e folklorit, pasi forcojnë  vetëdijen tonë  kombëtare.

Është mirë që në 100 vjetorin e tij shtëpia ku lindi dhe jetoi, në Gumenicë të Vlorës, të bëhet muze.

Fatos Mero Rrapaj lindi më 6 korrik të vitit 1930 në fshatin Gumenicë të Vlorës. Arsimin fillestar e mori në fshatin e lindjes. Që në moshë të vogël doli partizan dhe me armë në dorë mori pjesë aktive në luftën kundër forcave nazifashiste. Megjithatë, pas çlirimit të vendit, u arrestua dhe u burgos nga regjimi komunist për qëndrimin dhe pikëpamjet e tij kundër nacionalizmit e shovinizmit sllavo-grek.


Tërë jetën deri sa doli në pension ka punuar në punë të ndryshme të zakonshme, sepse talenti dhe aftësitë e tij mbetën të pavlerësuara nga strukturat drejtuese të ish diktaturës komuniste. Fatos M. Rrapaj, që kur ishte nxënës në shkollën e fshatit, në periudhën kur ishte partizan e më vonë, gjatë tërë jetës, iu përkushtua me mish e me shpirt mbledhjes së vlerave folklorike, onomastike e etnografike të të gjithë trojeve shqiptare, sidomos atyre të Çamërisë. Ka botuar disa libra, por të njohur në qarqet akademike e elitat shoqërore e artistiko-letrare shqiptare, e bëri vëllimi me rreth 800 faqe “Këngë popullore të Çamërisë”, i botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në vitin 1983, me recensën dhe parathënien e shkrimtarit Ismail Kadare.
Ka bashkëpunuar me shumë nga organet letrare shqiptare për botimin e shkrimeve të tij, veçanërisht me revistën “Krahu i shqiponjës” si dhe gazetat “Drita”, “Kosova” e “Çamëria”. Ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA). Pjesa më e madhe e veprës së tij ka mbetur në dorëshkrim.

Disa nga titujt e veprave:

  • “Te Sheshi i Flamurit”, me këngë popullore labe, Tiranë, 1972.
  • “Këngë popullore të Çamërisë”, Tiranë, 1983
  • (Botimi i dytë nga fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini, Tiranë 2025).
  • “Këngë popullore të Labërisë”, Tiranë, 1991
  • “Rënkimet e Çamërisë”, tregime pellazgo-ilire e këngë çame, Tiranë, 1995.
  • “Fjalori onomastik i Epirit” I, Tiranë, 1995
  • “Këngë popullore të ndaluara”, Tiranë, 1996.

camiko.al

Fatos Mero Rrapaj, mjeshtri që bën dritë mes perlave të folklorit çam- një shkrim nga Arben Iliazi

S3: EP29 – ‘Atdheu mbi të gjitha’,