Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Gjenocid/Dëshmi

Dëshmia e Medine Mankos, e mbijetuar e masakrave

Dëshmia e Medine Mankos, e mbijetuar e masakrave

Dëshmi

D E K L L A R A T Ë

E nënëshkruara Medine Manko e bija Ferhatit dhe e Sulos dhe bashkëshortja e Manko Shefqetit vjeç 33 nga katundi Kurtez dhe banuese në lagjen M. Çelepi të Beratit deklaroj sa më poshtë vijoj mbi barbarizmat që më bënë Grekërit Rezervist:

            Me 27 Qershor 1944 porsa iku ushtërija Gjermane nga Paramithija erdhi me nji herë sipër në malet ushtërija Zerviste dhe porsa hyri në lagjen e parë Balista, 12 familje që gjeti nëpër shtëpijat i çfarosi krejt duke vrarë burra gra dhe fëmij të pa fajshmë.

            Përpara se të hynte ushtërija Zerviste në Qytet Dhespoti i vëndit me të tjerë zervist të vëndit i thotë Myftiut Sahli Muhedinit, Qazim Rexhepi dhe Haxhi Shehut  dhe të tjerë që Çamërit të mos friksohen se nuk i gjen gjë nga ushtërija ndryshe ata do të ishin përgjegjës. Porsa hyri Ushtërija vunë tellallin se populli të dilte lirishtë kështu burrat u gënjuen dhe duallën në pazar, por mbas-dite në ora 2 filluan të mblidhen armët dhe të arestonin burrat, të cilët i mblidhënin dhe i burgosën në shkollë. Burgosën në shkollë afër 550 burra dhe atije nga mezi i natës futen mbrenda 50 gra zerviste dhe i urdhëruan që ti rifnin, gratë zerviste paturpësisht dhe pa mëshirë filluan tu shfrynin duke i rahur me drutë aq sa i dolli gjaku mbi lëkurë ndërsa ushtërija e armatosur zerviste i shikonin këto vepra të poshtëra. Pas këtyre rajeve dhe mundimeve gratë u larguan dhe u lënë ushtarëve për tëbërë mizorit më të mëdha që nuk mund të rëfehet, unë di se nga të burgosurit nxuarën herën e parë Ferhat Sahlin të cilin e vranë brenda në shkollë dhe pastaj të vëllain e tij Nuhun, më pas Isuf Pronjon dhe Haki Hallanin niprit e Sahli Afëzit. I vranë në mënyrën më të egër duke i shpuar me thika duke i prerë duart këmbët dhe mishin e tyre copë copë, më pas i muarën babën dhe xhaxhan e tyre Sahli Afëzin e shpunë përpara kufomave të bijëve dhe të nipërve të përmendura më sipër, dhe i treguan që t’i shihte me sy se si kishin vuajtur mbi trupin e të pafajshëm, ata bisha të egërtë dhe aty pikërishtë përpara të vrarëve bijve të tij, atje e therën dhe atë dhe e hodhën mbi trupin e tyre, gjaku i viktimave mbulon dhomën. Vazhduan vrasjet mbi të tjerët duke i therur në shkollë dhe disa duke i nxjerrë pjesë pjesë dhe jashtë dhe i vrisnin nëpër ara.

Haxhi Shehut mbasi i kishin djegur edhe mjekrën me vaj, i ropën lëkurën ndërsa i pa fajshëm nga dhimbjet e tepërta mundohej të shpëtonte duke i sulmuar me dhëmbë; mbas këtyre mizorive e varën në çengel të kasapëve dhe e tallëshin duke thënë se sot është i lirë mishi 15 fr.___ Ymer Muratin e prenë copa copa duke mos i lënë asnjë shenjë. Poshtërsit dhe barbarizmat e tyre nuk mjaftuan me kaq, nuk u ngopën me gjakun e burave por ata therën dhe gjithë fëmijtëe vegjël që gjetën.

            Të nesërmen mbrëmanit të këtyre mizorive në shtëpin e Solu Tarit ishin mbledhur 40 gra aty vjenë Cili Kapapova i veshur ushtarak dhe na thotë se sa më shumë të mbledhura të jeni aq më mirë është. Pastaj nuk shkojë shumë dhe vijnë ushtarët zunë dhe rëmbenin vajzat e reja  të pa martuara i nxirnin nga dhoma ku ishim ne, dhe i shnderonin në dhomën tjetër. Ne i dëgjonim të gjitha ulurimat dhe vajtimet e këtyre vajzave por çtë bënim ishim pa mbrojtje. Ajo poshtërsi vazhdoi për gjithë natën gjermë të gdhirë. Nga këto vajza ishin: Seri Fejzo, Baki – Fizeret Sulo Tari dhe 17 të tjera.

            Të nesërmen ne gratë të tmeruara nga ngjarja e asaj nate ikëm dhe u shpërndamë, mirpo pastaj ushtëria e Zervës u shpërnda dhe i mblidhte gratë kudo që i gjente dhe i shpinte në Polici ku na mbajtën tre ditë dhe kishin qëllim të keq, që po të largoheshin nga qytetet do të na thernin me gjithë fëmijë. Të katërn ditë na burgosën në shtëpin e Sahli Muhedinit aty ishin nja 300 gra e fëmij aty nji herë në 2-3 ditë na hipnin nga 1/4 kg. Tërshër. Për gjellë na jipnin qiqëra, bathë të zjerra nëpër kazanë të pa kallajisura prej bakëri nga ky ushqim i keq shumë u sëmurën  ditë për ditë vdisnin nga 3-4 aq sa nja 150 vdiqën deri në fund.

            Mbas nja 2 javë që ishim në burg dërguan motrën t’ime me nja 10 të tjera në shkollë që të shihnin dhe të lanin gjakun e burrave të tyre të pa fajshëm që kjishin mbuluar shtresat e asaj ndërtese të tmerëshme; ku qindra njerzë gjetën vdekjen në mënyrë barbare gjaku i tyre më tregonte motra kur u kthye kishte lyer jo vetëm shtresën e dhomave por edhe muret. Bashkë me këto gra kishin dërguar dhe nji vajzë dhe e mbajtën 24 orë dhe e shnderuan.

            Sa kohë ndenjëm në burg jo vetëm që ushqimin e keq, na mundonin na ngarkonin me dru me bomba dhe na përdornin në shumë punë të rënda.

            Pas 6 muajëve me anën e misionit Engles u nisëm për në Shqipëri nga ana e Filatit për në Konispol – ushtarët grek na shoqëruan deri në fshatin Kosk të Filatit dhe aty na lëshuan. Aty zervistët civil të katundit Pleshavicë na duallën përpara na grabitën na zhveshën dhe na muarën ato pak ushqime që kishim me vehte. – Të zhveshur në mestë të dimërit nga të ftohtit nga urija, aty kanë vdekur nja 20 gra dhe fëmijë.

            Kur hymë në Konispol në Shqipëri ndjemë gëzimin më të mathë se shpëtuam nga të gjitha ato vuajtje e mizori Qeverija Shqiptare na ndihmoji me të gjitha mundësi në ushqim e veshmbathje.

Thënëjet e mija i vërtetoj me shenjën e gjishtit t’imë mbasi nuk di shkrim.

    Deklarusja

(Medine Menko)

Vërtetohet gishti:

   Dëshmitari:                                                                                         Dëshmitari:

(Mehmet Gina)                                                                                   (Neshat Demi)

Dëshmia e Medine Mankos, e mbijetuar e masakrave

Dëshmia Mehdi Mete Arapi, i mbijetuar i