Traktati për minoritete, i nënshkruar pas Luftës së Parë Botërore pothuajse nga të gjitha shtetet e Evropës, ua njihte minoriteteve të gjitha të drejtat. Edhe Shqipëria, duke qenë ndër ato shtete që e nënshkruan këtë traktat, ia njohu minoritetit grek në Shqipëri të drejtat për të pasur shkolla në gjuhën amtare, ua garantoi jetën e pasurinë dhe ua njohu të drejtën që t’i kishin përfaqësuesit e vet në Parlament. Qeveria shqiptare shpresonte se edhe Qeveria greke, në të njëjtën mënyrë, do t’ua njihte po ato të drejta shqiptarëve që jetonin në Greqi. Realisht kjo qeveri i njihte çamët si minoritet shqiptar, por duke u mbështetur në religjionin e tyre, ajo përpiqej që t’i identifikonte ata me turqit, gjë që do t’i shërbente asaj për shkëmbimin eventual të popullsive greke dhe turke. Pasted markdown
Përpjekjet parlamentare dhe qeveritare shqiptare ishin të vazhdueshme në favor të mbrojtjes të çamëve. Një aktivitet të veçantë në këtë drejtim e ka bërë edhe Mithat Frashëri. Ai si përfaqësues i Shqipërisë në Athinë, i drejtohej ministrit të Punëve të Jashtme në Tiranë më 21 janar 1925 dhe e informonte se delegati shqiptar në Gjenevë kishte kërkuar që për çamët të merrej për bazë gjuha si kriter i origjinës. Në vazhdën e përpjekjeve shtetërore më 18 gusht 1925 Mithat Frashëri nga Athina i drejtohej Erik Kolbanit, drejtor i Seksionit të Pakicave në Lidhjen e Kombeve, me ç’ rast, ndër të tjera, theksonte: “Pasi ka mundësi që Sekretari i Lidhjes së Kombeve të merret me çështjen e shqiptarëve myslimanë në Greqi, më lejoni t’u përcjell kopjen e letrës sime të datës 12 gusht që sapo ia kam nisur Kryetarit të Përfaqësuesve të Lidhjes së Kombeve për mbrojtjen e pakicave shqiptare në Greqi. Pasted markdown
Në vazhdim e sipër të kërkesave për mbrojtjen e të drejtave të çamëve, varësisht nga qeveritë që ndërroheshin në Tiranë, Hysen Vrioni, ministër i Punëve të Jashtme, i drejtohej Erik Drummondit, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve në Gjenevë më 16 nëntor 1925, duke i shkruar se Qeveria shqiptare ka prova konkrete se autoritetet greke të Çamërisë bëjnë ç’është e mundur për ta detyruar elementin shqiptar të mërgojë në Turqi dhe për arritjen e këtij qëllimi nuk zgjidhen fare mjetet. Ndërsa, nga përgjigjja e Drummondit drejtuar z. Vrioni mësojmë se Lidhja e Kombeve kishte kërkuar raport nga Greqia për këto çështje. Pasted markdown
Në bashkëpunim të ndërsjellë me Qeverinë, në mbledhjen e 2 dhjetorit 1925, kryetari i parlamentit e paraqet si pikë të rendit të ditës edhe bisedimin për krijimin e një komisioni për vendosjen e emigrantëve ku lexohet raporti i komisionit. U vendos që komisioni të emërtohej si Drejtori e Emigrantëve, ndërsa personeli i komisionit do të përbëhej prej një drejtori, dy këshilltarëve, një sekretari dhe një shërbëtori. Deputeti Rusi shprehu mendimin se, meqë ky komision ka rëndësi të veçantë, drejtori duhet të jetë person i zoti dhe të emërtohet si drejtor i përgjithshëm. Pasted markdown
Po në këtë mbledhje u diskutua për ndryshimin e ligjit mbi ndarjen e tokave të shtetit për emigrantët bujq ku edhe lexohet raporti i komisionit. Komisioni, në krye me deputetin Erebara, mori vendim që nëpërmjet dhomës të deputetëve t’i rekomandohet Qeverisë që ligji në fjalë të vihet në zbatim. Pasted markdown
Lexohet art. Nr.1 si vijon: Të gjithë shqiptarët nga viset e mbetura jashtë kufirit të Shqipërisë që janë detyruar t’i lënë viset e tyre që nga data e botimit të këti ligji kanë të drejtë të vendosen brenda kufijve të Republikës shqiptare ku njëherësh fitojnë nënshtetësinë dhe u zgjidhet një banim definitiv. Deputeti Rauf Fico ka vërejtje në formulim, sepse thuhet që nga data e botimit të këti ligji dhe parashtron pyetjen se ata që kanë ardhë më përpara a t’i debojmë? Ai kërkoi që formulimi të jetë më i saktë që të mbetet rruga e hapur ligjore për të gjithë emigrantët. Deputeti Kolë Mjeda shprehu mendimin se deputetet nuk janë marrë me detaje duke e konsideruar të mjaftueshme t’i rekomandohet Qeverisë ta zbatoj këtë ligj. Pasted markdown
Në parlament bisedohet për dërgimin e një komisioni parlamentar në Greqi
Në mbledhjen e 6 marsit 1926 bisedohet për dër-gimin e një komisioni parlamentar në Greqi. Deputeti S. Blloshmi në hapje të kësaj çështjeje thekson se ndonëse ishte caktuar një komision i mëhershëm për të shkuar në Greqi dhe për t’iu drejtuar Parlamentit të Greqisë që të intervenonte te Qeveria greke për sigurimin e të drejtave të shqiptarëve që jetonin në Greqi, ai komision nuk shkoi. Deputeti Blloshmi e konsideroi momentin e volitshëm të shkohej në Greqi për ngritjen e kësaj çështjeje me arsyetimin se Qeverinë greke e udhëheq gjeneral Pangallosi duke e konsideruar si njeri me ndjenja miqësore për Shqipërinë. Përfundimisht ky deputet shprehu mendimin se, në rrethanat e reja të krijuara delegacioni i mëparshëm të shkonte tash në Greqi për mbrojtjen e çështjes së shqiptarëve në Greqi. Pasted markdown
Deputeti Mihajl Kaso tha se propozimi i deputetit Blloshmi të vihet në rendin e ditës, sepse pa u vënë në rendin e ditës nuk mund të merret ndonjë vendim. Pasted markdown
Për deputetin Bahri Begolli propozimi i deputetit Blloshmi ishte vënë në rendin e ditës dhe ishte pranuar në momentin kur ishte vendosur të dërgohej delegacioni për në Greqi. Ai mendon që nuk është e nevojshme të rivihet në rendin e ditës por vetëm të pranohet. Deputeti M. Tutulani theksoi se është e vërtetë se Dhoma e Deputetëve në sesionin e parë na kishte ngarkuar për të shkuar në Greqi në një mision gjysmëzyrtar për të kërkuar nga Parlamenti grek që të ndërmjetësonte te Qeveria e saj për t’i siguruar interesat e shqiptarëve që ndodheshin në Greqi, por ngjarjet dhe kryengritjet që ndodhën në Greqi na ndaluan që të shkojmë. Sa më përket mua Qeveria ma ka ngarkuar një mision për të shkuar në Beograd, kështu që unë nuk mund të shkoj në Greqi, prandaj paraqes dorëheqjen nga misioni i parë. Pasted markdown
Deputeti Blloshmi, duke mos u pajtuar me deputetin dhe juristin Mihajl Kaso që çështja të vihet në rendin e ditës tha se deputeti Tutulani vetë ofroi dorëheqje, por pavarësisht nga kjo ka lutje që të mos ndalohet komisioni për Greqi, por të dërgohet sa më parë që të jetë e mundur. Deputeti Kaso, duke e mbrojtur qëndrimin e vet se kjo çështje duhet prapë të vihet në rendin e ditës theksoi “Unë edhe mund të pranoj, por nga 57 deputetë sa janë mund të ketë në mesin e tyre të cilët e konsiderojnë të paarsyeshme dërgimin e këti komisioni. Kjo është arsyeja që po insistoj të vihet në rendin e ditës dhe atë ditë të bisedohet në Parlament.” Pasted markdown
Ministri i Punëve të Jashtme, Hysen Vrioni, në emër të Qeverisë, kërkoi nga deputetët Pojani dhe Tutulani që sa më parë, së bashku më shokët, të niseshin në misionin që u është caktuar dhe i cili është me nguti. Për deputetin Blloshmi është e padrejtë përzierja në punët e Qeverisë, por konsideron se komisioni duheët të shkojë sa më parë, sepse shqiptarët që ndodhen atje po vuajnë. Ai i sugjeroi kryetarit të Parlamentit që fillimisht të votohet komisioni që duhet të shkojë në Greqi e pastaj të zgjidhen personat. Pasted markdown
Deputeti Kolë Mjeda: Qëllimi është mbrojtja e vëllezërve në Greqi dhe nuk është e rëndësishme a dërgohet komisioni nga parlamenti apo nga qeveria
Duke e konsideruar situatën të favorshme deputeti Fiqeri Rusi rikujtoi se atëherë planifikohej të dërgohej një komision parlamentar në një strukturë tjetër udhëheqëse, kurse sot po dërgohet te gjenerali Pangallos. Për ministrin e Jashtëm Vrioni kjo çështje nuk është kompetencë e qeverisë, por e Parlamentit, prandaj ai duhet të vendosë. Edhe deputeti Bahri Begolli u pajtua me mendimin e ministrit të Jashtëm se parlamenti duhet të vendosë. Pasted markdown
Në vazhdën e këtyre diskutimeve deputeti Kolë Mjeda mendoi që qëllimi parësor është mbrojtja e vëllezërve tanë në Greqi, duke theksuar se nuk është e rëndësishme a dërgohet komisioni nga parlamenti, apo nga qeveria. Ata të mjerët vuajnë, kurse ne po tallemi. Në fund fjalën e mori deputeti Fiqri Rusi, i cili thek-soi se nuk kundërshton askush shkuarjen e një komi-sioni për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve që ndodhen në Greqi, por është traditë që një parlament dërgon një komision te parlamenti tjetër e jo në qeveri. Atëherë kur u mor vendimi komisioni që do të dërgohej do të shkonte në parlamentin e Greqisë e ai të ndërmjetësonte në Qeverinë e tij, por tani po duam të dërgojmë një komision në një qeveri. Duke u arsyetuar me mungesën e sqarimeve të duhura, ky deputet propozoi që të nxitoheshin dhe kërkoi që një vendim i duhur të merret në të ardhmen pasi të mendohet mirë. Propozimi i deputetit Rusi u pranua nga Parlamenti. Pasted markdown
Nga presioni ndërkombëtar si dhe parlamentar e qeveritar i Tiranës zyrtare, më 16 mars 1926, presidenti i Këshillit të Lidhjes së Kombeve, Kukujiro Ishii (japonez), deklaroi se Ministria e Jashtme greke pranonte se shkëmbimi i popullsive në Epir kishte përfunduar dhe se asnjë mysliman tjetër i Epirit nuk do të shpërngulej për në Turqi. Ndërkohë, ministri i Jashtëm grek, J. Kanakaris, e informoi të ngarkuarin e Shqipërisë me punë në Athinë se Qeveria greke çamët myslimanë të Greqisë do t’i konsideronte si shqiptarë. Pasted markdown
Në mbledhjen e 25. 5. 1927 deputeti Maliq Bushati i drejtohej kryetarit të Parlamentit me pyetjen “pse Qeveria nuk ka ardhur në Parlament për të dhënë shpjegime mbi gjendjen e Çamërisë, sepse atje po bëhen shpërdorime me pasuritë e tyre.” Për këtë çështje dhe në mbrojtje të të drejtave të vëllezërve të tyre çamë dolën disa deputetë. Në fund fjalën e mori deputeti Begolli, i cili tha se, meqenëse u pranua që t’i rekomandohet Qeverisë për pasuritë e nënshtetasve shqiptarë që gjenden në Greqi, lut që kjo praktikë të merret parasysh edhe për shqiptarët që pasurinë e tyre e kanë në Jugosllavi. Pasted markdown
Në kuadër të përpjekjeve për mbrojtjen e çamëve nga njëra anë dhe ruajtjen e raporteve të mira fqinjësore me Greqinë, më 24 janar 1928, Ministria shqiptare e Pu-nëve të Jashtme e paraqiti raportin mbi marrëdhëniet shqi-ptaro-greke, në të cilin, pos tjerash, theksohej: “Një ndër bazat kryesore të politikës së jashtme të Shqipërisë ka qenë vendosja e një miqësie të ngushtë me Greqinë. Kjo nuk nënkuptonte që të hiqej dorë nga mbrojtja e të drejtave të çamëve. Me vendimin e Këshillit të Ministrave në Tiranë, të datës 3 janar 1928, në shkurt të vitit 1928, Milto Tutolani, në cilësinë e deputetit, dhe Xhafer Villa, si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme shqiptare, u dërguan në Athinë t’i sugjeronin Qeverisë greke që t’i plotësonte obligimet e marra nga traktatet e nënshkruara me Shqipërinë dhe të verifikonin në vend se si po zbatoheshin të drejtat e popullsisë çame. Me atë rast u konstatua se Qeveria e Athinës nuk i zbatonte fare angazhimet e marra dhe pretendonte shkombëtarizimin e plotë të asaj popullate. Pasted markdown
Në këto rrethana të pafavorshme për çamët, Qeveria shqiptare iu drejtua me një letër ministrit të Jashtëm grek, Mihallopollus, duke u ankuar lidhur për shpronësimin pa asnjë dëmshpërblim të çamëve dhe shkatërrimin e plotë ekonomik të tyre. Kërkesat e Qeverisë Shqiptare ishin në pajtim me marrëveshjen që Qeveria greke kishte marrë angazhime në Konventën konsullore ndërmjet këtyre dy vendeve më 13 dhjetor 1926, që. në rast rekuizimesh dhe shpronësimesh, të dëmshpërblehe-shin në mënyrë lineare banorët shqiptarë të Greqisë. Pasted markdown
Qeveria iu drejtua me një letër ministrit të Jashtëm grek Mihallopullus
Parlamenti dhe Qeveria në luftë për mbrojtjen e bashkëkombësve angazhoheshin njësoj si për shqiptarët e Kosovës ashtu edhe për shqiptarët e Çamërisë. Përfaqësuesit e Qeverisë duke dalë në mbrojtje të popullit çam, të cilit po i kanosej rreziku i shpërnguljes në Turqi (shkëmbim me grekët e Turqisë), iu drejtua disa herë Lidhjes së Kombeve. Krahas përpjekjeve diplomatike, Qeveria punoi në mënyrë intensive që emigrantëve çamë, të përndjekur nga dhuna greke dhe të vendosur në Shqipëri, t’u krijoheshin kushtet e mundshme jetësore. Pasted markdown
Duke dalë në mbrojtje të çamëve në Parlament pati pikëpamje që një trajtim i tillë të zbatohej edhe ndaj minoritetit grek në Shqipëri (pra të zbatohej reciprociteti). Çështja e vendosjes së emigrantëve shqiptarë në shtetin amë ishte rregulluar me vendimin e Ministrisë së Drej-tësisë, nr. 1257/ IV, të datës 23.10.1923. Në nenin V të këtij vendimi theksohet se familjeve të emigrantëve, për-veç gjysmë hektari që u falej, u jepeshin për punë edhe dy hektarë tokë. Pasted markdown
Këtu duket qartazi se të gjithë emigrantët që dëshironin të vendoseshin në toka të shtetit do të merreshin gjithsesi me bujqësi. Kjo bindje forcohet edhe nga neni IV, në të cilin thuhet se emigrantët kanë të drejtë, përveç dy hektarëve të përmendur në nenin V, të punojnë në pasurinë e shtetit edhe toka të tjera bujqësore. Pasted markdown
Neni X përcakton qartë se vendosja e emigrantëve bëhej nëpërmjet nëpunësit të bujqësisë, kurse truallin ose tokën e caktonte komisioni. Ligji mbi vendosjen e emigrantëve, pas diskutimeve, ishte votuar në Parlament në mbledhjen e tij të pestë, më 31.5.1923, me ç’rast qartazi dilnin në pah përpjekjet e Qeverisë së Zogut dhe të parlamentit për t’i ndihmuar dhe për t’u krijuar kushte, në suaza të mundësive, vëllezërve të tyre emigrantë. Parlamenti dhe qeveria, në suaza të mundësive, e përkrahën këtë pjesë fatkeqe të popullsisë, e cila, në një farë mënyre, mburojë të vetme e kishte Shqipërinë. Njëri ndër prioritetet parlamentare dhe qeveritare në raport me emigrantët, përveç sigurimit të ushqimit dhe strehimit, ishte edhe përkujdesja për veshmbathje. Në mbledhjen e 78, të mbajtur më 10 dhjetor, ishte aprovuar projektligji për një kredi prej 200.000 mijë frangash ari për t’i përballuar shpenzimet e emigrantëve. Pasted markdown
Edhe në mbledhjen e datës 23.V.1928 Kryesia e Këshillit të Ministrave e diskutoi modifikimin e Ligjit të emigracionit, ndonëse ishte i pranuar nga Këshilli i Ministrave dhe Kryesia e Dhomës së Deputetëve. Pika kryesore që u pa si e domosdoshme për rishqyrtimin e këtij projekti kishte të bënte me faktin se në kohën kur ishte paraqitur ky projekt nuk ishte marrë mendimi i Ministrisë së Financave dhe as i Ministrisë së Drejtësisë. Prandaj, qeveria, për ta rregulluar në mënyrë sa më të kënaqshme gjendjen e emigrantëve, kërkonte që ta formonte një komision me përfaqësim të Ministrisë së Financave dhe të asaj të Bujqësisë, të cilat kishin dijeni të plotë për pasuritë e shtetit dhe që do të ndihmonin në sistematizimin e vendosjen e emigrantëve. Megjithatë, shtypja dhe represioni mbi shqiptarët në Greqi nuk kishin të ndalur. Nga ana tjetër edhe përpjekjet parlamentare për mbrojtjen e çamëve si minoritete kombëtare ishin të vazhdueshme. Kështu, Dhoma e Deputetëve, në mbledhjen e 18.5.1927, vendosi që më 23.5.1927 ta thërriste Qeverinë shqiptare për ta njoftuar lidhur me padrejtësitë që Qeveria greke po ua bënte çamëve…
çamiko.al

