Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Çamëria Sot

“Dokumente dhe studime për Çamërinë” promovohen në Akademinë e Shkencave dhe Arteve, Kosovë

Më 28 shtator 2022, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsin”, në një senacë promovuese në një nga sallat e Akademisë në Prishtinë, paraqitën botimet dhe dokumentat për Çamërinë.
 
Prof. Mehmet Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, e vlerësoi si një punë të vyer botimin e veprave që dokumentojnë çështjen çame, duke theksuar se “në Kosovë ka një ndjeshmëri të madhe për Çamërinë, pasi ajo e ka jetuar dhe rijetuar disa herë tragjedinë, të ngjashme me atë që ka ndodhur në Çamëri”. Prof. Kraja, duke përgëzuar punën e Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsin”, në fushën e botimeve me vlera kombëtare, që hedhin dritë mbi çështjen çame, apeloi ndërgjegjen shqiptare që tragjedi të përmasave të tilla të mos harrohen kurrë.
 
Prof. Bashkim Kuçuku, i cili drejtoi aktivitetin, bëri një rezume të botimeve për Çamërinë përgjatë viteve, duke sjellë në kujtesë të auditorit intervista dhe krijimtari të personaliteteve të shquara të Kosovës si Ibrahim Rugova, Ali Podrimja, Adem Demaçi etj. Prof. Irakli Koçollari, ish diplomat dhe historian që ka hulumtuar mbi 30 vjet në arkiva dhe ka shëtitur gjithë Çamërinë, u ndal te lashtësia e trevave tona, Thesprotisë (Çamërisë) dhe Dardanisë (Kosovës). të cilat përmenden që tek Homeri, në poemën e njohur “Iliada”.
 
Prof. Hajredin Isufi theksoi se drama çame dhe ajo e Kosovës ngjajnë si dy pika uji, ndërsa studiuesi Ahmet Mehmeti bëri një analizë të përmbledhur të krijimtarisë poetike që është botuar për Çamërinë. Shkrimtari Enver Kushi prezantoi realizimet filmike për Çamërinë, duke i dhuruar ASHAK në DVD nga një kopje të 6 filmave dokumentarë dhe kulturorë.
 
Kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsin”, Alket Veliu, tha se është e pakuptueshme që nxënësit në Kosovë të mos njohin Çamërinë, ashtu siç është absurd fakti që emri “Çamëri” është hequr nga kurrikulat në tekstet e historisë dhe fëmijët në Shqipëri nuk e njohin genocidin grek si spastrim etnik të paramenduar. Zoti Veliu i bëri apel elitës intelektuale shqiptare të angazhohet për kombin, duke lënë mënjanë dallimet.
 
Në përfundim Fondacioni Çamëria Hasan Tahsini i dhuroi bibliotekës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve Kosovë, një numër të konsiderueshëm të botimeve për Çamërinë.