Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Kalendari Historik

7 prill 1811 – lindi Kryerilindasi Hasan Tahsini

Më 7 prill 1811 lindi Kryerilindasi Hasan Tahsini. Hoxhë Hasan Tahsini njihet si një nga personalitetet më të shquara të botës shqiptare, si mësuesi, frymëzuesi dhe kreu i Rilindjes Kombëtare. Ai ishte më i dituri dhe më i formuari ku ndihmoi në përhapjen e diturisë, në mbrojtjen e atdheut dhe çështjes kombëtare.

Askush si Hoxha Tahsini, midis shqiptarëve dhe bashkëkohësve të tij, nuk i ka njohur shkencat ekzakte. Ai është vlerësuesi maksimal i shkencave ekzakte si matematika, fizika dhe kimia. Janë shkencat ekzakte dashuria dhe atributi i tij i përkorë; janë pikërisht këto shkenca ato që përbëjnë “kushtetutën mendore” të krejt veprimtarisë së tij.


Hoxhë Hasan Tahsini (Hasan Osman Rushiti) lindi në fshatin Ninat të Konispolit më 7 prill të vitit 1811 (ndonëse ka edhe versione të tjera për lindjen një ose dy vjet më vonë). Shkollën e mesme e mbaroi në medresenë e Shkodrës, ndërsa të lartën në universitetin e Fatihut në Turqi.

Hasan Tahsini është ndër personalitetet më të rëndësishme shkencore e kulturore që ka nxjerrë bota shqiptare në shekullin XIX. Ai i bëri një shërbim të çmuar Atdheut, zgjimit dhe forcimit të ndërgjegjes kombëtare, mësimit të gjuhës shqipe, si dhe përhapjes së diturisë në masat e popullit. Sami Frashëri thotë: “Hasan Tahsini ishte nga njerëzit më të mëdhenj që shumë rrallë e me vështirësi i lindin shekujt dhe epokat”.


U bë rektori i parë i universitetit të Stambollit. Hasan Tahsini, jo vetëm që nuk e harroi asnjëherë se ishte shqiptar, por, meqë ishte ndër shqiptarët më i formuari, më i dituri, më i ngrituri, gjithnjë printe në çështjen shqiptare kombëtare. Ishte ndër të parët që hartoi një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe. Ishte ndër të parët nismëtarë për themelimin e Shoqërisë Kulturore Shqiptare të Stambollit. Dhe ishte nga të parët në themelimin e Lidhjes së Prizrenit (1878–1881).


Hasan Tahsini, përveçse ishte atdhetar, ishte edhe dijetar, mendimtar, përkthyes, poet, shkrimtar e letrar. Ishte një iluminist enciklopedist…! Sipas burimeve turke, Hasan Tahsini ishte njeriu më i ditur i kohës në Stamboll, jo vetëm në shkencat natyrore, por edhe në ato letrare, filologjike, filozofike, teologjike.


Hoxhë Hasan Tahsini ka shkruar, botuar më shumë se 20 libra shkencorë për astronomi, psikologji, pedagogji, etj. Studimet e tij, fillimisht i botoi në revistën shkencore “Mexhmua-l-Ulum”, themelues i së cilës ishte ai vetë. Disa nga veprat e tij janë: “Historia e krijimit”, “Themeli i Gjithësisë”, “Psikologjia apo Dituria e shpirtit”, “Të fshehtat e ajrit dhe ujit”, “Rruzullimi i përbotshëm”, “Pasqyra qiellore” etj.


Duke vlerësuar veprimtarinë e tij krijuese dhe patriotike, shteti shqiptar i ka dhënë titullin “Mësues i Popullit” (1961) dhe Urdhrat “Për veprimtari patriotike” të klasës II (1962), dhe “Naim Frashëri”, klasa I (1995).


Ndërroi jetë më 4 korrik 1881, në Stamboll, në moshën 69-vjeçare.

7 prill 1811 – lindi Kryerilindasi Hasan Tahsini

9 prill 1931 – u nda nga