Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Çamëria Sot

Ekspozita Fotografike “Mos Harro” në Skënderaj, Kosovë.

Ekspozita Fotografike “Mos Harro” në Skënderaj, Kosovë.

Aktivitet nga Fondacioni Çamëria 'Hasan Tahsini'

Ekspozita Fotografike “Mos Harro” në Skënderaj, Kosovë.
“ Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” çeli ditën e djeshme ekspozitën fotografike “Mos harro” në kuadër të aktiviteteve të 80 vjetorit të genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
 
Ekspozita përmban 80 fotografi autentike për genocidin grek në Çamëri, si dhe 25 foto që dokumentojnë kalvarin dhe vuajtjet e popullsisë shqiptare në Kosovë gjatë genocidit serb.
 
Këto fotografi janë aktakuza, që japin një panoramë të tmerrshme të asaj që ka ndodhur në Çamëri dhe në Kosovë.
E përbashkëta e këtyre fotove është dhimbja e skajshme dhe tragjizmi, deri në ulërimë. Është një dhembje që nuk ikën, ngaqë dikush e shpall të paligjshme.
Këto fotografi mbartin një vlerë të madhe historike, pasi dokumentojnë krimin më të madh ndaj shqiptarëve gjatë shekullit të XX, por shërbejnë edhe si një apel ndaj ndërgjegjes së atyre që shkaktuan tragjeditë.
 
Mijëra shqiptarë të Çamërisë, një krahinë gati sa Kosova, përjetuan një genocid të ashpër 80 vite më parë, që rezultoi me vdekjen masive të mijëra civilëve, por edhe me dëbimin, shkatërrimin, grabitje dhe konfiskimin e pronave të tyre.
Janë rreth 6 mijë shqiptarë të Çamërisë, civilë të pafajshëm, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë, që humbën jetën nga masakrat dhe nga vuajtjet, krahas 28 mijë të tjerëve që u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre.
 
Po ashtu, në luftën e fundit në Kosovë, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, janë vrarë rreth 13.500 persona.
Genocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë, nuk ishte diçka spontane, por një platformë politike e qeverisë greke për shkombëtarizim, i njohur si “Megali ideja”, identik me platformën e “Naçertanias”, që u zbatua në Kosovë. Shpërngulja me dhunë, vrasjet dhe persekutimet e shqiptarëve të Çamërisë, ashtu si masakrat e regjimit të Milosheviçit në Kosovë, janë një tragjedi e pashembullt, një krim genocididal i shfarosjes në masë dhe i spastrimit etnik, nga më të egrit në historinë e njerëzimit, që ende nuk është ndëshkuar. Ndaj për këto akte gjenocidi nuk mund të heshtet.
Në emër shpirtrave të martirëve tanë, që nuk gjejnë qetësi dhe prehje, përderisa krimet mbeten të pandëshkuar, bëjmë thirrje për vëmendje e drejtësi, për respektim të së Drejtës Ndërkombëtare.
 
Pikërisht kjo është Fryma e kësaj ekspozite dhe mesazhet që përcjell: Drejtësi për Çamërinë! Integrim i shpejtë për Kosovën e Pavarur! Zhvillim i ndërgjegjes dhe krenarisë kombëtare. Të jemi të bashkuar për të mirë e për të keq, në emër të trashëgimisë sonë kombëtare. Arsyeja, Drejtësia, E vërteta janë me ne! Atdheu, Kombi, është ai që ne e duam! Është gjaku ynë! Është gjithçka! Ky Komb na përket neve! Ndaj misioni ynë do vazhdojë! U bëftë vullneti i Kombit Shqiptar!”
 
 
Ekspozita u vizitua nga mikpritësi Kryetari i Komunës Skënderaj, Z. Fadil Nura dhe Kryetari Bashkisë Konispol, Z. Ergest Dule si edhe qindra vizitor të ardhur për ceremonialet shtetërore në kujtim dhe nderim të të rënëve të luftës së lavdishme për çlirim nga okupatorët serb. Homazhe u kryen nga Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” në varrezat e Jasharajve në Prekaz.🇦🇱🇦🇱