Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Art dhe Krijimtari #Lajmet e Fundit

Një pjesë e shpirtit tim mbeti në Volë nga Dea Hasanaj

Një pjesë e shpirtit tim mbeti në Volë

Nga kujtesa e një bije për babanë e saj çam që nuk reshti kurrë së ëndërruari shtëpinë e tij të humbur
 
Sot, teksa provoja këto rroba, nuk mund të mos mendoja për babain tim.
 
Shabani ishte bir krenar i dy prindërve çamë. Nëna e tij e kishte mbajtur në bark gjatë rrugës drejt Shqipërisë, në atë ikje të mundimshme, të ndjekur nga nga ushtria Greke drejt një vendi që nuk ishte i ri, por duhej të bëhej shtëpi.
 
Babai im nuk kishte lindur në Çamëri, por çdo ditë e jetës së tij i mungonte aroma e atij vendi. Ishte rritur me rrëfimet e prindërve të tij dhe dinte të tregonte me përpikëri ku ndodhej shtëpia e të parëve në Volë,në Çamërinë e dikurshme, në atë që sot është tokë greke.
 
Vite më vonë kishte shkuar vetë në Greqi. E kishte kërkuar shtëpinë, e kishte gjetur. Kishin mbetur ende aty: kopështi, rrënojat, gurët që flisnin një gjuhë të heshtur, si në rrëfimet e të atit, Yzer Mustafait. I tregonte me një emocion që të prekte zemrën, si të ishte kthyer në një vend që nuk e kishte parë kurrë, por që e njihte më mirë se pëllëmbet e tij
Shabani kishte të gjitha karakteristikat e një burri të mirë çam: punëtor, i fjalës, kurajoz. Kur fliste ai, nuk kishte njeri që të mos e dëgjonte. Madje dhe guri sikur mbante vesh. Një burrë që e mbante dinjitetin në zë dhe kujtesën në shpirt.
 
Babai ,edhe pse e dinte se ky ishte një amanet që ne nuk ja plotësonim dot ,na e përsëriste gjithmonë: “Po u hapën rrugët, mua do të më çoni të varrosem tek shtëpia ime në Vole.” A thua se ai, megjithëse lindi, u rrit, u martua, bëri fëmijë dhe u bë gjysh këtu në Vlorë, nuk u ndje kurrë vërtet vendas. Tokën e tij të lindjes e mbante në zemër, jo si vendin ku ishte rritur, por si atë që prindërit e tij i mesuan që e kishte shtepi.
 
Sot teksa vishja tumanet e lejlajta dhe perkedhelja kemishen e artë unë kuptova se një pjesë e imja nuk do t’i përkasë kurrë plotësisht Vlorës ,këtij vendi ku jetoj. Një pjesë e shpirtit tim i përket babait tim – dhe Çamërisë së tij. Ajo pjesë jeton në kujtimet, në rrëfimet, në gurët që flasin ende, dhe në një amanet që ende pret një rrugë të hapur.
Një pjesë e shpirtit tim mbeti në Volë nga Dea Hasanaj

🩸 MONEDHA E GJAKUT nga Estela Balo