Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Çamëria Sot #Figura të Shquara #Histori #Kalendari Historik #Lajmet e Fundit

80-vjetori i Kongresit Antifashist Çam u përkujtua në Vlorë

Në kuadër të 80-vjetorit të Kongresit Antifashist Çam (1945–2025), Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” organizoi  në qytetin e Vlorës një aktivitet përkujtimor, duke nderuar një nga ngjarjet më të rëndësishme historike për fatin e shqiptarëve të Çamërisë.

Kongresi Antifashist Çam, i mbajtur më 23–25 shtator 1945 në Vlorë, u zhvillua menjëherë pas spastrimit etnik dhe dëbimit me dhunë të mijëra shqiptarëve të Çamërisë nga forcat e gjeneralit grek Napoleon Zerva. Të organizuar nën drejtimin e Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamë, ata ngritën zërin e tyre për t’i bërë të njohura botës tragjeditë e përjetuara nga popullsia çame.

Aktiviteti përkujtimor u drejtua nga historiani çam Hajredin Isufi, i cili bëri thirrje për bashkim e ndërgjegjësim kombëtar. “Nëqoftëse duam identitetin e Çamërisë, duhet të jemi shumë të lidhur. Duhet të jemi të bashkuar. Duhet njëri-tjetrin ta shohim si vëlla, si bashkëvendas. Nëse nuk i kemi këto, nuk bëhemi kurrë ne, zëri i Çamërisë,” – u shpreh ai.

Në vijim, akademiku Prof. Dr. Pëllumb Xhufi solli në vëmendje rolin e Komitetit Antifashist Çam dhe ndikimin që pati kjo nismë në jetën politike e shoqërore të shqiptarëve të Çamërisë. Studiuesi Leonard Demi ndau përvojën e tij personale si pasardhës i një prej familjeve që spikatën në luftën antifashiste në Çamëri dhe Shqipëri. Diplomati dhe shkrimtari Luan Rama foli mbi misionin dhe vendimet historike të Komitetit Antifashist Çam, ndërsa studiuesi Enver Kushi vuri theksin tek lidhjet e forta historike dhe mbështetja e ndërsjellë mes Labërisë dhe Çamërisë, duke apeluar për vijimësinë e këtij bashkëpunimi.

Aktiviteti u mbyll me fjalën e kryetarit të Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, z. Alket Veliu, i cili theksoi se Kongresi Antifashist Çam përfaqësonte një akt politik dhe kombëtar të jashtëzakonshëm. “Sot kemi më shumë se kurrë nevojë për idealet e atij Kongresi, për frymën e bashkimit që mblodhi çamët në vitin 1945 dhe që u ringjall në vitin 1991,” – u shpreh ai.

80-vjetori i Kongresit Antifashist Çam u përkujtua në Vlorë

Dule dhe Beleri, në foto me flamurin