Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

Faqja është duke u përpunuar!

#Figura të Shquara

Hasan Tahsini, dijetari e patrioti që meriton një vend të veçantë në panteonin kombëtar të dijes – Prof. Dr. Rexhep Meidani

Disa vite më parë, gjatë vizitës së  studiueses së pasionuar Manushaqe Halili në zyrën time, ajo më dhuroi serinë prej tri vëllimesh, të titulluar “Hoxha Tahsin, Vepra, I, II, III”, të    përgatitura prej saj. Para largimit, si  kalimthi, ajo foli dhe për një vëllim të ardhshëm, për të cilin më kërkoi dhe kontributin tim konkret, pra për të shkruar edhe unë diçka në nderim të këtij shqiptari dhe rilindësi të shquar.

Meqë m’u ofrua dhe koha për ta pasqyruar këtë angazhim, i dërgova një e-mail kolegut dhe  mikut tim, Ekmeleddin Ihsanoglu, me të cilin jemi anëtarë të Bordit të të Besuarve (Board of Trustees), të Bibliotekës Aleksandrina (në Aleksandri, Egjipt). Në përgjigjen e tij, krahas dhënies së disa referencave, ai e konsideronte Hoxha Tahsin Efendiun si “një nga pionierët e shkencave moderne të shekullit të XIX në Perandorinë Osmane”, ndërkohë që në pjesën e fundit të letrës flet për librin e tij në dy vëllime, të botuar në turqisht më 2017-n, të titulluar “Trashëgimia Shkencore Osmane” (Osmanlı Bilim Mirası).

Aty, ai e “ka përzgjedhur Hoxha Tahsinin si një nga 290 dijetarët e shquar midis mijërave prej tyre, gjatë periudhës së gjatë osmane 6-shekullore”. Një diskutim të frytshëm patëm së bashku, në Rigë (Letoni), gjatë një takimi ndërkombëtar (prej tij, në çdo rast, mund të përfitohet  shumë).

camiko.al

Hasan Tahsini, dijetari e patrioti që meriton një vend të veçantë në panteonin kombëtar të dijes – Prof. Dr. Rexhep Meidani

30 KËNGË TË RRALLA ÇAME NË NJË